Category Page: Arsimore

    Program me studentë, takim me të ftuar dhe dhënie e bursave të ekselencës

    Në kuadër të aktiviteteve tona arsimore dhe kulturore u organizua të shtunën, më 4 maj, një program me studentë të ekselencës të universiteteve publike.

    Takimi me personalitete, i zhvilluar në ambientet e “Hotel Tirana International”, përmbante dhe dhënien e bursës për këtë kategori studentësh.

    Në aktivitetin me praninë e kryetarit të Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, do t’u fliste studentëve një i ftuar nderi nga Gjermania.

    Ligjërata e mbajtur nga z. Mehmet Köroğlu ishte një përkujtim i misionit të njeriut në tokë dhe i mënyrës se si duhet çuar kjo jetë.

    Përfaqësuesi për Europën i HAYRAT-it, një prej enteve humanitare me të cilat ALSAR-i ka një bashkëpunim të suksesshëm, u foli zemrave dhe mendjeve të studentëve të pranishëm në takim. Ai ligjëroi mbi njohjen e Zotit, mbi ndërgjegjësimin për mirësitë e dhëna njeriut prej Tij, për raportin e krijesave njerëzore me të vërtetën absolute të ekzistencës.

    Ndjekur me vëmendje, ligjërimi i personalitetit të ftuar kishte përmbajtjen e duhur për t’i vënë në mendime të rinjtë e për t’i nxitur të përfshihen në përsiatje të thelluara.

    Pasi dëgjuan të ftuarin, studentët morën dhe bursën e ekselencës. Ky grup studentësh i përkiste numrit të përgjithshëm prej 80 ekselentësh që e kanë përfituar këtë bursë për vitin akademik në vazhdim.

    Fondacioni ALSAR i kushton një rëndësi të veçantë rritjes dhe edukimit të duhur të brezit të ri, të mbështetur e ndihmuar në rrugën e arsimimit dhe të formimit të plotë individual.

    Studentë marrin bursa ekselence

    Një nga dy veprimtaritë e zhvilluara këtë të shtunë në ambientet e Fondacionit ALSAR ishte dhënia e bursave të ekselencës për studentë me mbështetjen nga IHH me qendër në Holandë.

    Zhvillimin e projektit e ndoqën nga afër përfaqësues të IHHNL-së, pjesëmarrës aktivë në dhënien e bursave.

    Një ndihmë vijuese, dhënia e këtij kontingjenti bursash të ekselencës përmbylli programin për këtë vit akademik.

    Dyzet studentë përfitojnë në tërësi nga ky projekt. Një pjesë e tyre e kanë marrë bursën javë më parë, dhe të tjerët, të fundit, e morën në këtë veprimtari.

    IHH me qendër në Holandë po mbështet një numër aktivitetesh në kuadër të muajit të Ramazanit, zhvilluar nën kujdesin e Fondacionit ALSAR.

    Zhvillohet ceremonia e dhënies së bursave të ekselencës për studentë të universiteteve publike

    Fondacioni ALSAR ka zhvilluar një veprimtari mjaft kuptimplote në Ditën e Mësuesit, më 7 mars.

    Në kuadër të aktivitetit arsimor të fondacionit, në ambientet e hotelit “Tirana International” është mbajtur një takim me studentë të ekselencës të universiteteve publike, shoqëruar dhe nga ceremonia e dhënies së bursave për vitin akademik 2023-2024.

    Të pranishmit i përshëndeti fillimisht kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, që në fjalët e thëna theksoi angazhimin e institucionit të drejtuar prej tij në ndihmë të arsimimit të brezit të ri.

    Studentëve në sallë iu drejtua me një fjalë atasheu i Arsimit pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, z. Metin Bulut.

    Rëndësia e shkollimit për një të ardhme të mirë individuale dhe shoqërore dhe mbështetja e vazhdueshme e Turqisë në fushën e arsimit për të rinjtë e të rejat e vendit tonë përbënë thelbin e asaj çfarë tha z. Bulut.

    Një tjetër folës në takim ishte përfaqësuesi i zyrës së koordinimit për çështjet fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, z. Bilal Yavuz.

    Ashtu si dhe te parafolësit, kryefjalë e tij ishte edukimi i rinisë, shkollimi serioz. Ai preku, përmes interpretimit të një karakteri fetar, temën e shfrytëzimit si duhet të kohës nga të rinjtë, fokusimin në gjërat me vlerë dhe që i shërbejnë mbarëvajtjes së tyre.

    Në sallë u dallua dhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani, HASENE, me kontributin e së cilës u mundësua një dhurim librash për studentët.

    Bursat u dhanë në ceremoni për 80 studentë të universiteteve publike, të Tiranës, Korçës dhe Shkodrës.

    Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit arsimor e kulturor midis ‘Fondacionit ALSAR’ dhe ‘Bashkësisë Islame të Kroacisë.

    Është arritur marrëveshja e bashkëpunimit midis ‘Fondacionit ALSAR’ dhe ‘Bashkësisë Islame të Kroacisë’
    në zhvillimin e fushës arsimore dhe kulturore.

    Marrëveshja midis dy institucioneve konsiston në përkthimin e teksteve të mësim besimit, tekste të cilat
    përdoren në kurrikulën e institucioneve arsimore nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë në
    Kroaci.

    Kjo nismë është vijimësi e një nisme të ndërmarrë rreth katërmbëdhjetë vite më parë ku për herë të
    parë ‘Fondacioni ALSAR’ mundësoi përkthimin nga gjuha boshnjake të teksteve të mësim besimit të cilat
    zhvillohen në Bosnje Hercegovinë.

    Kjo nismë është modeli i dytë që ofrohet për këto tekste arsimore me synimin që së afërmi këto tekste
    të konsiderohen si model nga Ministria e Arsimit në rast se në kurrikulën para-universitare përfshihet
    edhe mësim besimi.

    Përzgjidhen përfitues të bursave të studimit për vitin akademik 2023-2024, studentë ekselentë të universiteteve publike

    Fondacioni ALSAR ka zhvilluar procesin përzgjedhës të studentëve që do t’u jepen bursa studimi për vitin akademik 2023-2024.

    Në shqyrtim u morën dosjet e aplikantëve, ndërsa vetë ata dolën para komisionit përzgjedhës. Vlerësime u dhanë për notat e tyre të larta dhe paraqitjen e mirë gjatë marrjes në pyetje.

    Si aplikues ishin studentë ekselentë të universiteteve publike në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër dhe Korçë. Rezultatet e procesit përzgjedhës qenë brenda pritshmërive.

    Komisioni bëri vlerësimet e duhura, shpalli konkluzionet, dhe renditi emrat fitues të bursave të studimit.

    Projekti i dhënies së bursave të studimit për studentë të shkëlqyer të universiteteve publike të vendit po mbush dekadën. Qindra ndjekës së shkollës së lartë kanë përfituar nga projekti, të ndihmuar në këtë mënyrë për t’i përfunduar me sukses studimet.

    Në vijim janë emrat e fituesve të programit të bursave të ekselencës për vitin akademik 2023-2024:

    1. Adela Hatjani
    2. Aiselda Duraku
    3. Alkid Dapaj
    4. Alma Sotiri
    5. Artjola Boja
    6. Belkisa Dervishi
    7. Besart Maçi
    8. Alba Jaupllari
    9. Elina Borova
    10. Elske Muharremi
    11. Enisa Cara
    12. Eralda Hoda
    13. Bleona Sejdini
    14. Florida Qela
    15. Have Sokoli
    16. Kledi Hela
    17. Klevis Brahaj
    18. Elmira Alushaj
    19. Esmeralda Emini
    20. Reard Imeri
    21. Sara Mekshi
    22. Sidorela Hoda
    23. Elisabeta Jaupi
    24. Valentina Skënderi
    25. Ornela Elezaj
    26. Akil Vyshka
    27. Armand Çili
    28. Sara Zaçaj
    29. Armela Qefalia
    30. Dëbora Veseli
    31. Erjon Cani
    32. Juljan Bala
    33. Sefeda Lazaj
    34. Alketa Duraku
    35. Anjeza Qahja
    36. Silvia Sanxhaku
    37. Suada Hasanaj
    38. Alisja Boçi
    39. Afërdita Lika
    40. Denis Mustafaraj
    41. Bejde Civeja
    42. Danjela Xhaferaj
    43. Denada Norja
    44. Egzon Lame
    45. Eneo Doçi
    46. Erjane Muhadri
    47. Eni Shtjefni
    48. Esmeralda Metko
    49. Hateme Nasufi
    50. Jon Kola
    51. Jona Haxhiaj
    52. Klaudia Gjini
    53. Adea Biçi
    54. Klaudja Lifo
    55. Eli Murati
    56. Mateo Profka
    57. Sara Basha
    58. Rexhina Debrova
    59. Selma Duqi
    60. Stela Lleshi
    61. Zarife Hasanllari
    62. Ergysa Xhaferi
    63. Tea Qose
    64. Roena Mustafa
    65. Megi Hebibasi
    66. Artemisa Demushi
    67. Nosiana Burnazi
    68. Shpëtim Zylfiu
    69. Ertil Bajaj
    70. Dritana Hida
    71. Livia Sejdiu
    72. Brajan Xholaj
    73. Suela Aliu
    74. Jasmina Berisha
    75. Esi Muska
    76. Eliesa Bashvogli
    77. Sonja Ballkoçi
    78. Njazi Meshau
    79. Sabrid Ulqinaku

    Fondacioni ALSAR dhuron çanta dhe mjete kancelarike për nxënësit e qytetit të Cërrikut.

    Fondacioni ‘ALSAR’ këtë të mart më datë 5 dhjetor 2023 e shtriu aktivitetin e tij në qytetin e Cërrikut duke u gjendur pranë shtresave në nevojë eksluzivisht fëmijëve të familjeve me përkrahje sociale.
    Në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘IHH’ me qendër në belgjikë u mundësua dhurimi i 160 çantave për nxënësit e shkollave fillore si edhe mjete kancelarike.
    Prezent në aktivitet ishte Kryetari i Fondacionit ‘ALSAR’ z.Mehdi Gurra, Kryetari i Bashkisë të Cërrikut z.Andi Salla, përfaqësues të Drejtorisë Arsimore të Cërrikut përfaqësues të organizatës humanitare ‘IHH’ me qendër në Belgjikë.
    Fondacioni ‘ALSAR’ vijon me ndihmën ndaj fëmijëve për të mundësuar e për të lehtësuar mbarvajtjen e nxënjes dhe studimeve në institucionet arsimore.