Category Page: Humanitare

Agjërues në Peshkopi mblidhen në iftarin e shtruar me mbështjetjen nga TİKA

Projekti i shtrimit të iftareve, një traditë e kahershme e Fondacionit ALSAR, vijon rrugëtimin e tij në këtë Ramazan duke mbledhur në tryeza agjërues e shtresa sociale në nevojë.

Me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, banorë anembanë vendit u janë gëzuar iftareve të përbashkëta apo vakteve të paketuara të dhëna për t’u ngrënë në sofrën familjare.

TİKA mundësoi dhe shtrimin të enjten të një iftari për 100 persona në qytetin e Peshkopisë.

Agjërues dhe agjëruese ndanë ushqimin në një ambient të ngrohtë dhe vëllazëror, shkëmbyen përvoja të ditëve e netëve të këtij muaji, e përjetuan momente të lumtura.

Në ditë së solidaritetit human, ALSAR u gjendet pranë njerëzve dhe në bashkëpunim me ente si TİKA kontribuon për mirëqenien sociale.

Shtrohet iftar në qytetin e Lushnjës

Në kuadër të projektit të iftareve në Ramazan, një i tillë është shtruar të mërkurën në qytetin e Lushnjës.

Iftarin e ka mundësuar TİKA, Agjencia Turke për Bashëpunim dhe Koordinim.

Tryezat e iftarit janë shtruar për 100 persona, me vakte të parapërgatitura dhe të paketuara.

Lushnja është një prej qyteteve të përfshira në projektin që po realizohet në një bashkëpunim midis Fondacionit ALSAR dhe TİKA-s.

Ky projekt humanitar në zhvillim përgjatë gjithë muajit u vjen në ndihmë shtresave në nevojë, mbledh bashkë agjërues dhe forcon lidhjet sociale.

Në Përrenjas, me pakot e ndihmës dhe iftarin nga TİKA

Prej në nisje të muajit të Ramazanit, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim ka mbështetur një projekt të gjerë ndihme për shtresa në nevojë ngado në vendin tonë.

Jetimë dhe familje jetimësh janë ndihmuar me ushqime, nga veriu në jug, nga Tirana e në qytete të tjera.

Punonjësit e Fondacionit ALSAR e kanë patur ndalesën e radhës për shpërndarjen e kësaj ndihme në Përrenjas.

Banorëve u janë dhënë pako me artikujt bazë ushqimorë, pritur prej tyre me mirënjohje.

Po ashtu, agjëruesit kanë mundur të shijojnë iftarin e shtruar nga TİKA.

Në një bashkëpunim të ngushtë, ALSAR dhe TİKA po kontribuojnë në lehtësimin e përditshmërisë së familjeve shqiptare dhe në përçimimin e frymës së solidaritetit human në ditë agjërimi.

Te njerëz në nevojë me ndihma në ushqime

Fondacioni ALSAR, me përkushtimin e shtuar në këto ditë të solidaritetit human, vazhdon të zhvillojë pa u lodhur aktivitete humanitare.

Mes tyre ishte dhe shpërndarja e një sasie ndihmash ushqimore për individë e familje nën kujdesin e shoqatës Ryder Albania.

Tek këta qytetarë në kushte të vështira ekonomike dhe shëndetësore u shkua shtëpi më shtëpi, duke dërguar veç ndihmës dhe paksa ngrohtësi njerëzore.

Ndihma përbëhej nga 20 pako me artikuj ushqimorë, mundësuar nga “INITALY Risto & Gusto”.

Falë bashkëpunimit të gjerë, ALSAR zgjeron caqet e dërgimit të ndihmës, posaçërisht në këtë muaj të Ramazanit.

Iftar për banorë të Kavajës në ditë të solidaritetit human

Javën e fundit të Ramazanit po e shoqëron intensifikimi i veprimtarive humanitare në ndihmë të komuniteteve dhe shtresave në nevojë.

Partnerët ndërkombëtarë të Fondacionit ALSAR pasojnë njëri-tjetrin në mbështetje projektesh humanitare në ditë të solidaritetit human.

HAYRAT, me qendër në Turqi, ka mbështetur dhënie iftari për 100 persona në Kavajë; një aktivitet që ka mbledhur bashkë njerëz për të ndarë momente të gëzuara në mbarim të një dite agjërimi.

Projektet e shtrimit të iftareve apo të dhënies së vakteve të gatshme të iftarit në zona e komunitete të ndryshme të vendit kanë qenë të vazhdueshme në këtë muaj.

Përtej karakterit humanitar, ato i shërbejnë krijimit të një atmosfere festive dhe forcimit të lidhjeve shoqërore.

Vijon realizimi i projekteve humanitare të shpërndarjes së ndihmave ushqimore

Në vazhdën e një aktiviteti të gjerë humanitar në ditët e muajit të Ramazanit, një sasi e konsiderueshme ndihme në ushqime është dhënë për banorë të fshatit Bulçesh të Tiranës.

Për njerëz në nevojë janë dhënë 40 pako me artikujt bazë ushqimorë, ndërsa zhvillimin e projektit e ka mundësuar mbështetja nga HAYRAT, organizata e bamirësisë me qendër në Turqi.

Në terren për shpërndarjen kanë qenë punonjës të Fondacionit ALSAR, të angazhuar çdo ditë në veprimtari të ngjashme.

HAYRAT është një prej organizmave partnere me të cilin ALSAR po bashkëpunon gjatë këtij muaji për realizimin e projekteve në ndihmë të shtresave në nevojë.

Solidariteti human është karakteristikë e këtij muaji agjërimi, përçuar te njerëzit përmes ndihmës në shumë forma.

soap 2 day