Category Page: Humanitare

Ndihma në ditë të solidaritetit human, shpërndahen pako ushqimore në Labinot

Në ditën e dytë të aktiviteteve humanitare të zhvilluara me mbështetjen nga IHH, me qendër në Holandë, janë shpërndarë pako me ushqime për familje në nevojë në Labinot-Mal dhe Labinot-Katund.

Ndihma e shpërndarë të dielën përbëhej nga 300 pako me artikujt bazë ushqimorë. Në Labinot-Katund u dhanë 250 pako, dhe 50 të tjera në Labinot-Mal.

Ky ishte kontingjenti i dytë i ndhmës ushqimore të shpërndarë me mbështetjen e IHHNL-së. Një kontingjent i parë prej 200 pakosh është shpërndarë pak javë më parë.

IHHNL mbështeti të shtunën zhvillimin e dy veprimtarive të tjera, të zhvilluara në ambientet e Fondacionit ALSAR, dhënien e veshmbathjeve për jetimët dhe të bursave të ekselencës për studentët.

ALSAR realizon një varg projektesh humanitare gjatë muajit të Ramazanit në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë. Nëpërmjet tyre ndihmohen shtresa në nevojë dhe përçohet ngado në shoqëri fryma e solidaritetit human.

Dhurohen veshmbathje për jetimë

Mes veprimtarive të shumta humanitare gjatë muajit të Ramazanit janë dhe ato të kushtuara jetimëve.

Në ambientet e Fondacionit ALSAR janë dhuruar këtë të shtunë veshmbathje për ta.

Nga projekti kanë përfituar 100 fëmijë jetimë, marrës të dhuratës në veshmbathje.

Projektin e mbështeti IHH me qendër në Holandë, një organizëm humanitar me aktivitet të herëpashershëm në vendin tonë në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR.

Dhe disa veprimtari të tjera në këto ditë do të kenë mbështetjen e IHHNL-së.

Aktivitetet zhvillohen në kuadër të ditëve të solidaritetit human në Ramazan.

Ndihma ushqimore dhe vakte të paketuara iftari për nevojtarë dhe agjërues

Pranë shtresave në nevojë në këto ditë të solidaritetit human, ALSAR-i dhe partnerë të tij me aktivitet humanitar vazhdojnë me realizimin e projekteve të ndihmave.

Me qendër në Turqi, ADEMDER ka kontribuar në dhënie ndihmash ushqimore dhe vaktesh të paketuara iftari.

Për agjërues të njësisë administrative të Çërravës në Pogradec janë dhënë 100 vakte iftari, ngrënë dhe bashkërisht.

Në frymën e solidaritetit human të këtij muaji, në njësinë administrative Krrabë të qarkut të Tiranës janë shpërndarë 20 pako me ushqime në shtëpi nevojtarësh.

Fondacioni ALSAR mbetet i përkushtuar në gjendjen pranë shtresave në nevojë, posaçërisht në Ramazan, kur ndihma merr më vlerë dhe fiton më tepër kuptim.

Ka vijuar dhënia e ndihmave ushqimore me mbështetjen nga TİKA

Në vazhdimësi të aktivitetit humanitar të ALSAR-it për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë gjatë muajit të Ramazanit, janë shpërndarë në disa qytete pako me ushqime.

Ndihma u shpërnda të enjten në segmentin gjeografik që përfshinte Mallakastrën, Përmetin, Tepelenën, Gjirokastrën, Sarandën dhe Konispolin.

Për jetimë dhe familje jetimësh u dhanë 50 pako me artikujt bazë ushqimorë, në kuadër të ditëve të solidaritetit human.

Realizimi i projektit humanitar përmes së cilit u mundësua dhënia e kësaj ndihme ushqimore ka kontributin ekskluziv të TİKA-s, Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Fondacioni ALSAR dhe TİKA kanë një bashkëpunim të gjatë dhe produktiv, të intensifikuar në Ramazan në fushën humanitare.

Projekti i ndihmës dhe solidaritetit human në Ramazan, shpërndahen 400 pako me ushqime në Konispol

Në valën e aktiviteteve humanitare përgjatë muajit të Ramazanit, një i tillë u zhvillua sot, më 28 mars, në Konispol.

Me një projekt në këtë kuadër, për ndihmë dhe solidaritet human në Ramazan, pako me ushqime janë shpërndarë në cepin jugor të Shqipërisë.

Ndihma është dhënë për kopshtet e Konsipolit, në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Bido Sejko”, për tërë nxënësit dhe stafin arsimor, dhe për familje në nevojë.

Në veprimtarinë në mjediset e shkollës merrnin pjesë kryetari i Bashkisë së Konispolit, z. Ergest Dule, drejtoria e institucionit arsimor, dhe drejtues e punonjës të Fondacionit ALSAR.

Tepër e konsiderueshme ishte sasia e ndihmës së shpërndarë, në një total prej 400 pakosh.

Ndihma bujare e ALSAR-it u prit me mirënjohje, vlerësuar si e çmuar dhe me shumë domethënie në këto ditë agjërimi dhe ndërveprimi të shtuar shoqëror.

ALSAR po zhvillon prej javësh veprimtari humanitare në të katër anët e vendit, për të përçuar ngado frymën e solidaritetit human dhe për të ndihmuar shtresa në nevojë.

Iftar për anëtarë të shoqatës “Shpresa për jetën”

Një prej aktiviteteve humanitare të kryera përgjatë muajit të agjërimit është shtrimi i iftareve ose dhënia e tyre në formë të paketuar.

Fondacioni ALSAR dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) kanë shpërndarë në vazhdimësi ushqim të gatshëm për shtresa në nevojë, 100 vakte në iftar.

Me vakte iftari i janë gjendur pranë dhe shoqatës që ju vjen në ndihmë personave me aftësi të kufizuar, “Shpresa për jetën”.

Pas një veprimtarie të këtij lloji ditë më parë, këtë javë është dhënë sërish iftar pranë kësaj shoqate.

Ushqimi i gatshëm është ngrënë në iftar këtë herë në ambient të përbashkët, shtruar në tavolina, me praninë dhe të koordinatorit të TİKA-s në Tirana, z. Mustafa Ata, dhe të kryetarit të Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra.

Mbrëmjen dhe ngrënien e iftarit e mbizotëroi fryma e solidaritetit human, aq e pranishme në Ramazan.

soap 2 day