Category Page: Humanitare

Shpërndahen në Krrabë pako me ushqime për familje në nevojë

Fondacioni ALSAR vazhdon të jetë pranë shtresave në nevojë në këto ditë të solidaritetit human në muajin e Ramazanit.

Java ka nisur me një aktivitet humanitar në Krrabë, në njësisë administrative të qarkut të Tiranës.

Me pako ushqimore janë ndihmuar 120 familje në nevojë, kontribut i dy organizatave humanitare.

ATİB, me qendër në Gjermani, e mbështeti aktivitetin me 100 pako, shpërndarë për nevojtarët në mjedis të hapur, pranë qendrës së njësisë administrative.

Kontributi prej 20 pakosh nga ADEMDER, me qendër në Turqi, u shpërnda nëpër familje të Krrabës.

Me veprimtari të së njëjtës natyrë është i mbushur tërë ky muaj i bekuar i agjërimit, që ALSAR i zhvillon në bashkëpunim të ngushtë me organizma partnere.

Ndihma në Elbasan, Cërrik, Librazhd dhe Gramsh

Në vazhdimësinë e realizimit të projektit humanitar të mbështetur nga TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, një sasi e konsiderueshme ndihme ushqimore u shpërnda të shtunën.

Ndalesë e punonjësve të Fondacionit ALSAR ishin Elbasani, Cërriku, Librazhdi dhe Gramshi, ku ndihma do të shpërndahej për familje të jetimëve.

Ajo përbëhej nga 125 pako me artikuj bazë ushqimorë, dhënë në ditë të solidaritetit human.

Ndërsa muaji i Ramazanit mbyll javën e dytë të tij, shtresa në nevojë janë ndihmuar ditë pas dite përmes aktiviteteve humanitare të ALSAR-it.

Nga bashkëpunimi me TİKA-n në projekte humanitare për këtë muaj përfitojnë shtresa në nevojë, njerëz në pritje të mbështetjes ekonomike dhe morale.

Shpërndarja e ndihmave ushqimore në Ramazan ka ende rrugë për të bërë, në vijim dhe në gjysmën tjetër të tij.

Aktivitetet humanitare të këtij muaji, vazhdon dhënia e iftareve të paketuara

Me mbështetjen e TİKA-s, Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, vijojnë të zhvillohen paralelisht dy veprimtari humanitare, shpërndarja e pakove me ushqime dhe e iftareve të paketuara për shtresa në nevojë dhe komunitete banorësh.

Punonjës të Fondacionit ALSAR ndajnë për çdo mbrëmje 100 vakte të gatshme në iftar, pritur me dëshirë dhe falënderim nga përfituesit.

Një aktivitet i tillë humanitar u zhvillua këtë javë në fshatin Çekrezë të Tiranës.

Për banorët u nda në mjediset e xhamisë sasia e dedikuar, njëqind paketime me ushqim për iftar.

Me përkushtim të pazbehur dhe tërë energji, ALSAR realizon gjatë muajit të begatë të Ramazanit një varg projektesh humanitare, duke e përçuar ngado frymën e solidaritetit human.

Në të tjera qytete, me të njëjtin solidaritet human në shpërndarje ndihmash ushqimore

Aksioni humanitar i Fondacionit ALSAR ndoqi të premten rrugën drejt Patosit, Dimalit, Kuçovës dhe Beratit.

Ashtu si në ditët e shkuara, ndihma e dërguar në këto qytete përmbante pako me ushqime për jetimë.

Përfitues do të ishin dhe jetimë të Poliçanit e Skraparit.

Për ta u shpërnda një sasi prej 70 pakosh me artikuj ushqimorë; ndihmë në lehtësimin e jetesës dhe në shprehje të solidaritetit human, aq shumë të nevojshëm për këtë shtresë dhe aq të pranishëm në këto ditë Ramazani.

Shpërndarja u krye në kuadër të realizimit të projektit humanitar të mbështetur posaçërisht nga TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Në ndihmë të shtresave në nevojë me iftare të paketuara.

Në ditë të solidaritetit human në muajin e Ramazanit, Fondacioni ALSAR po u vjen në ndihmë nevojtarëve dhe me iftare.

Vakte të gatshme shpërndahen për çdo ditë në komunitete të ndryshme, duke u siguruar ushqim të mjaftueshëm.

Një ndihmë e tillë, me 100 vakte të gatshme në çdo iftar, për një numër të njëjtë personash, i është shpërndarë komunitetit të romëve në Tiranë, posaçërisht në Allias, në Bregun e Lumit dhe në Selitë.

Projektin e mbështet TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Ky është një prej projekteve humanitare që po realizohen gjatë këtij Ramazani nga Fondacioni ALSAR në bashkëpunim me organizma partnere.

Në Fier dhe Vlorë në ditë të solidaritetit human, ndihma ushqimore për jetimët.

Projekti humanitar i shpërndarjes së ndihmave ushqimore në Ramazan vijon të zbatohet me të njëjtin ritëm si në ditët e para të tij.

Nga veriu në jug, çdo ditë ndihmohen qindra nevojtarë, familje jetimësh dhe në nevojë, me mbështetjen e pakursyer të TİKA-s, Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Ndihma me artikuj ushqimorë u shpërnda në mesjavë për shtresa në nevojë të Fierit dhe Vlorës. Për jetimët u dhanë 100 pako.

Përpos lehtësimit të përditshmërisë dhe mundësimit të kalimit sa më mirë të muajit të agjërimit në terma materialë, ndihma është shprehje e solidaritetit me këtë shtresë të shoqërisë sonë.

Fondacioni ALSAR e shton përgjatë këtij muaji aktivitetin humanitar, duke arritur te shumë më tepër njerëz dhe duke ngrohur shumë më tepër zemra.

soap 2 day