Category Page: Humanitare

Dru për ngrohje në ditë të ftohta dimri

Ndër veprimtaritë humanitare të zhvilluara në javën e lënë pas ishte dhe dhënia e një ndihme në dru për ngrohje për familje në nevojë.

Ndërsa ditët janë ftohur dhe ngrohja bëhet domosdoshmëri, ALSAR ka shpërndarë dru zjarri për 50 familje jetimësh, në sasinë një metër kub çdonjërës prej tyre.

Ndihma në dru zjarri pasoi shpërndarjen e pakove me ushqime dhe dhurimin e sobave; aktivitete të mbështetura nga HASENE, me qendër në Gjermani.

Qindra nevojtarëve përfituan nga shpërndarja e këtyre ndihmave, si ngaherë përgjatë stinës së dimrit.

Projektet tona dimërore në ndihmë të shtresave në nevojë realizohen më së shumti në bashkëpunim me partnerët tanë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar dru dimer” alias=”postim-alsar-pako-per-invalidet-ne-shkoder-1-1″]

Zhvillimi i projekteve dimërore, dhurohen soba

Në vazhdën e aktiviteteve humanitare të Fondacionit ALSAR është bërë dhurimi i 10 sobave për familje të jetimëve.

Në veprimtarinë e zhvilluar për shpërndarjen e sobave kanë qenë të pranishëm dhe dy përfaqësues të HASENE-së, organizatës me qendër në Gjermani që e mbështeti projektin.

Dhënia e kësaj ndihme, shumë të nevojshme në këto muaj të ftohtë, ishte në kuadër të projekteve humanitare dimërore.

Gjatë këtyre ditëve janë shpërndarë dhe ndihma në ushqime e në dru zjarri.

Shtresa në nevojë, nevojtarë të ndryshëm, ndihmohen përgjatë gjithë dimrit në forma të ndryshme, me synimin për t’ua bërë më të lehtë përballimin e vështirësive të jetës.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar pako për invalidët në Shkodër 1″ alias=”postim-alsar-pako-per-invalidet-ne-shkoder-1″]

Me ushqime pranë nevojtarëve, ndahen pako për invalidët në Shkodër

Në zbatim të projekteve humanitare dimërore është shpërndarë në Shkodër një sasi e konsiderueshme ndihme në pako ushqimore.

Aktiviteti humanitar është zhvilluar në mesjavë dhe ka pasur në fokus ndihmën për anëtarë të shoqatës së invalidëve, njerëz në nevojë.

Për ta janë ndarë 80 pako me artikujt bazë ushqimorë.

Realizimin e projektit e mbështeti HASENE, organizata me qendër në Gjermani. Dy përfaqësues të saj ishin të pranishëm në veprimtarinë shpërndarëse.

Projekti vijon të shtunën me shpërndarjen e 100 pakove ushqimore për nevojtarë në Elbasan.

Bashkë me ndihmën e rezervuar për Tiranën, në tërësi do të shpërndahen 250 pako me ndihma ushqimore.

I vazhdueshëm është zhvillimi i projekteve të tilla nga Fondacioni ALSAR në ndihmë të shtresave në nevojë të shoqërisë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar pako për invalidët në Shkodër” alias=”postim-alsar-nbotimet444-1″]

Mbështetja për jetimët, ndihma në pako ushqimore

Me përkushtimin e gjithhershëm për të qenë në krah të jetimëve, për t’i ndihmuar dhe për t’i bërë të mos ndihen të vetëm, ALSAR realizoi të shtunën, më 28 janar, shpërndarjen e një sasie pakosh me ushqime.

Ndihma u nda në ambientet e jashtme të fondacionit për jetimët e shoqëruar dhe me familjarë.

Pakot me artikujt bazë ushqimorë u dhanë për 50 jetimë.

I pranishëm dhe aktiv në shpërndarjen e ndihmës ushqimore ishte dhe drejtori i qendrës në Gjermani të EMİN-it, shoqatës humanitare që e mundësoi realizimin e projektit.

Shpërndarja e pakove ushqimore është një prej veprimtarive të vazhdueshme të Fondacionit ALSAR në aktivitetin e ngjeshur humanitar, e kryer shpesh dhe në bashkëpunim me ente partnere.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma ndihma në pako ushqimore” alias=”postim-alsar-ndihma-elbasan-fidan-arrash-1″]

Zhvillimi i një projekti humanitar në qarkun e Elbasanit, shpërndahen fidanë arrash

Në qarkun e Elbasanit u realizua në fundjavë projekti i shpërndarjes së fidanëve të arrave.

Në aktivitetin humanitar me shumë të pranishëm dhe të ndjekur me interes u shpërndanë 1000 fidanë arrash.

Fidanët u dhuruan për 20 familje jetimësh. Çdonjëra prej tyre mori 50 rrënjë.

Përfituesve të ndihmës me fidanë u është dhënë një mundësi e mirë për të siguruar pas një kohe të ardhura të qëndrueshme dhe për të përmirësuar jetesën.

Shpërndarja e fidanëve është veç një prej projekteve të vëna periodikisht në zbatim në ndihmë të jetimëve dhe të familjeve të tyre.

Projektin e mbështeti EMİN, shoqata humanitare me qendër në Gjermani.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma elbasan fidan arrash” alias=”postim-alsar-ndihma-arsimore-kukes-1-1-1″]

Ndihmë në dimër, dhurohen soba për ngrohje

Në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara në qarkun e Kukësit është bërë dhe shpërndarja e një numri të konsiderueshëm të sobave për ngrohje.

Përfitues të projektit humanitar të ndihmave dimërore të realizuar më 27 janar kanë qenë nxënës të shkollave “Përbreg” dhe “Elmaz Ademi”.

Veprimtaria humanitare u zhvilluar në bashkëpunim me Prefekturën e Qarkut Kukës. Për nxënësit e këtyre shkollave u dhuruan 20 soba për ngrohje.

Projekti u realizua me mbështetjen e shoqatës humanitare EMİN, me qendër në Gjermani.

Një përfaqësues i saj dhe prefekti i qarkut ishin të pranishëm në dhurimin e kësaj ndihme dimërore.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma kukes 1″ alias=”postim-alsar-kompjute-kukes-1″]

soap 2 day