Category Page: Humanitare

Në ndihmë të nevojtarëve me ushqime

Në ambientet e jashtme të Fondacionit ALSAR u shpërndanë për të dytën ditë me radhë pako ushqimore.

Shpërndarja u bë në kuadër të projekteve humanitare dimërore, në ditë të solidaritetit human me shtresat sociale në nevojë.

Atë e mbështeti EMİN, me qendër në Gjermani, mundësues dhe i disa veprimtarive të tjera humanitare.

Pakot me artikujt bazë ushqimorë u dhanë për 114 familje jetimësh dhe në nevojë.

Qindra jetimë dhe familje të tyre po ndihmohen në këto ditë dimri për t’i përballuar vështirësitë e stinës.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihme financiare 1 1″ alias=”postim-alsar-ndihme-financiare-1-1″]

Dhjetëra jetimëve u jepet ndihmë financiare

Realizimi i projekteve humanitare dimërore në ndihmë të fëmijëve jetimë ka vijuar me intensitet dhe në ditën e dytë të kësaj jave.

Në sallën e konferencave të Fondacionit ALSAR është shpërndarë kësti i dytë i një ndihme financiare për 78 jetimë.

Projekti mbështetet nga Mercy to Humanity, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ka nisur realizimin vetëm pak muaj më parë, kur është dhënë dhe kësti i parë.

Ky është vetëm një prej shumë aktiviteteve të kushtuara jetimëve gjatë dhjetorit, në kuadër të ditëve të solidaritetit human me shtresat në nevojë.

Përkujdesi për jetimët nuk njeh zbehje në Fondacionin ALSAR, si kontribut i vyer për të ardhmen e shoqërisë sonë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihme financiare 1″ alias=”postim-alsar-dru-zjarri-1-1-1-1″]

Projektet humanitare dimërore, dru për ngrohje familjeve të jetimëve

Me përkushtimin dhe përpjekjet e vazhdueshme për t’u qëndruar pranë jetimëve dhe familjeve të tyre, po u vihet atyre në ndihmë përmes realizimit të projekteve dimërore.

Ky muaj i fundit i vitit karakterizohet nga ditët e solidaritetit human me shtresat në nevojë, të mbushura me aktivitete të shumta humanitare.

Një i tillë është ai i shpërndarjes së druve për ngrohje për familje jetimësh, duke kontribuar sadopak në përballimin e vështirësive të bashkëshoqëruara me këtë stinë.

Kështu, të hënën u dha si ndihmë lëndë drusore për 14 familje jetimësh; çdonjëra mori 1 metër kub dru zjarri.

Një seri e re aktivitetesh humanitare të ALSAR-it në ndihmë të jetimëve dhe familjeve të tyre ka nisur prej ditës së parë të kësaj jave, zhvilluar me mbështetjen nga EMİN, me qendër në Gjermani.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar dru zjarri 1 1 1″ alias=”postim-alsar-pako-ushqimore1-1-1-1″]

Dhurohen soba në ditë dimri

Një prej veprimtarive humanitare të së hënës ishte dhe dhurimi i sobave; një ndihmë e shumëpritur për nevojtarët.

Ndihmën e përfituan katër familje jetimësh. Me dru, për ngrohje dhe gatim, sobat e dhuruara plotësojnë disa nevoja të përfituesve.

Aktiviteti i dhurimit u zhvillua në ambientet e jashtme të Fondacionit ALSAR, me pjesëmarrjen e fëmijëve jetimë.

Një projekt i ngjashëm u realizua dhe para pak ditësh, gjithashtu në kuadër të ditëve të solidaritetit human.

Projektet humanitare dimërore realizohen në ndërveprim me partnerë të Fondacionit ALSAR dhe u vijnë në ndihmë shtresave në nevojë, më në veçanti jetimëve dhe familjeve të tyre.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar PAKO USHQIMORE1 1 1″ alias=”postim-alsar-pako-ushqimore1-1-1″]

Fëmijë jetimë marrin pako ushqimore si ndihmë periodike

Nga e hëna kanë nisur një varg veprimtarish të kushtuara ndihmës për jetimët në ditë të solidaritetit human me shtresat në nevojë.

Në suazën e ndihmës periodike për fëmijë jetimë, janë shpërndarë në ditën e parë të javës pako ushqimore.

Ndihma me ushqime u dha për 50 jetimë, nën shoqërinë e të afërmve në procesin e shpërndarjes.

Aktivitetin e mbështeti EMİN, me qendër në Gjermani, sponsorizues dhe i disa veprimtarive të tjera humanitare për jetimët gjatë këtyre ditëve.

Qindra jetimë ndihmohen gjatë këtij muaji në forma të ndryshme nëpërmjet projekteve të realizuara nga Fondacioni ALSAR në bashkëveprim me partnerë ndërkombëtarë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar PAKO USHQIMORE1 1″ alias=”postim-alsar-pako-ushqimore1-1″]

Mbështetje e jetimëve me ndihmë financiare dhe pako ushqimore

Në kuadër të aktiviteteve humanitare në ndihmë të jetimëve është kryer javën e kaluar në ambientet e Fondacionit ALSAR shpërndarja e një ndihme financiare dhe ushqimore.

Veprimtarinë e ka sponsorizuar UK Islamic Mission, me qendër në Britani, dhënëse e ndihmës periodike financiare për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 për 25 fëmijë jetimë.

Të shoqëruar dhe nga familjarë, jetimët kanë marrë çeqet dhe ndihmën në pako ushqimore.

Në dhjetor ka shumë aktivitete të tilla humanitare për fëmijët jetimë, përfitues të ndihmave periodike dhe të atyre të dhëna me ardhjen e stinës së dimrit.

Kujdesi për jetimët është mision i vazhdueshëm i Fondacionit ALSAR.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar PAKO USHQIMORE1″ alias=”postim-alsar-veshje-dimerore-1-1-1″]

soap 2 day