Tag Archives: Humanitare

Dhurohen soba në ditë dimri

Një prej veprimtarive humanitare të së hënës ishte dhe dhurimi i sobave; një ndihmë e shumëpritur për nevojtarët.

Ndihmën e përfituan katër familje jetimësh. Me dru, për ngrohje dhe gatim, sobat e dhuruara plotësojnë disa nevoja të përfituesve.

Aktiviteti i dhurimit u zhvillua në ambientet e jashtme të Fondacionit ALSAR, me pjesëmarrjen e fëmijëve jetimë.

Një projekt i ngjashëm u realizua dhe para pak ditësh, gjithashtu në kuadër të ditëve të solidaritetit human.

Projektet humanitare dimërore realizohen në ndërveprim me partnerë të Fondacionit ALSAR dhe u vijnë në ndihmë shtresave në nevojë, më në veçanti jetimëve dhe familjeve të tyre.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar PAKO USHQIMORE1 1 1″ alias=”postim-alsar-pako-ushqimore1-1-1″]

Fëmijë jetimë marrin pako ushqimore si ndihmë periodike

Nga e hëna kanë nisur një varg veprimtarish të kushtuara ndihmës për jetimët në ditë të solidaritetit human me shtresat në nevojë.

Në suazën e ndihmës periodike për fëmijë jetimë, janë shpërndarë në ditën e parë të javës pako ushqimore.

Ndihma me ushqime u dha për 50 jetimë, nën shoqërinë e të afërmve në procesin e shpërndarjes.

Aktivitetin e mbështeti EMİN, me qendër në Gjermani, sponsorizues dhe i disa veprimtarive të tjera humanitare për jetimët gjatë këtyre ditëve.

Qindra jetimë ndihmohen gjatë këtij muaji në forma të ndryshme nëpërmjet projekteve të realizuara nga Fondacioni ALSAR në bashkëveprim me partnerë ndërkombëtarë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar PAKO USHQIMORE1 1″ alias=”postim-alsar-pako-ushqimore1-1″]

Mbështetje e jetimëve me ndihmë financiare dhe pako ushqimore

Në kuadër të aktiviteteve humanitare në ndihmë të jetimëve është kryer javën e kaluar në ambientet e Fondacionit ALSAR shpërndarja e një ndihme financiare dhe ushqimore.

Veprimtarinë e ka sponsorizuar UK Islamic Mission, me qendër në Britani, dhënëse e ndihmës periodike financiare për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 për 25 fëmijë jetimë.

Të shoqëruar dhe nga familjarë, jetimët kanë marrë çeqet dhe ndihmën në pako ushqimore.

Në dhjetor ka shumë aktivitete të tilla humanitare për fëmijët jetimë, përfitues të ndihmave periodike dhe të atyre të dhëna me ardhjen e stinës së dimrit.

Kujdesi për jetimët është mision i vazhdueshëm i Fondacionit ALSAR.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar PAKO USHQIMORE1″ alias=”postim-alsar-veshje-dimerore-1-1-1″]

Ndihmë me pako ushqimore në ditë të solidaritetit human

Ndër veprimtaritë humanitare të zhvilluara një ditë më parë qe dhe shpërndarja e pakove me ushqime për nevojtarë.

Artikuj bazë ushqimorë u dhanë si ndihmë në kuadër të zhvillimit të projekteve humanitare dimërore.

Në ditë solidariteti human, pakot u shpërndanë në mjediset e Fondacionit ALSAR për 100 familje jetimësh.

Shpërndarja e pakove ushqimore ishte pjesë e një pakete të tërë ndihme për jetimët dhe familjet e tyre.

I angazhuar për t’u qëndruar pranë shtresave në nevojë, Fondacioni ALSAR zhvillon në mënyrë të vazhdueshme veprimtari humanitare, me fokus të veçantë në fëmijët jetimë. Partnerë ndërkombëtarë e mbështesin shpesh realizimin e projekteve tona humanitare.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar veshje dimerore 1 1″ alias=”postim-alsar-veshje-dimerore-1-1″]

Dhjetëra fëmijë u gëzohen veshjeve dimërore

Në kuadër të misionit humanitar të Fondacionit ALSAR për t’u qëndruar pranë shtresave në nevojë dhe të realizimit të projekteve humanitare dimërore, në fundjavë u dhuruan për fëmijë jetimë veshje për stinën e ftohtë.

Paketa e ndihmës dimërore me veshmbathje përmbante tre apo katër artikuj për çdo fëmijë, xhupa, pantallona, bluza, etj.

Shumë prej tyre e morën dhuratën në veshje në ambientet e Fondacionit ALSAR, dhe të tjerë patën mundësi të zgjidhnin gjëra për veten në një qendër tregtare në kryeqytet.

Ndihmën e përfituan 80 fëmijë jetimë, të shoqëruar nga familjarë në marrjen e saj dhe të lumturuar me veshjet e reja.

E diela e 11 dhjetorit ishte një ditë e kushtuar jetimëve dhe ndihmës për ta, me projekte të ndryshme të zhvilluara brenda disa orëve.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar veshje dimerore 1″ alias=”postim-alsar-ndihme-zekat-1″]

Shpërndahet për jetimë ndihma financiare e zekatit

Fëmijë jetimë nën përkujdesin e vazhdueshëm të Fondacionit ALSAR morën në ditën e fundit të javës, më 11 dhjetor, ndihmën financiare të zekatit.

Zarfat me shumën përkatëse u shpërndanë për 50 jetimë në mjediset e fondacionit, në praninë e përfaqësuesve të WEFA-s, organizatës me qendër në Gjermani, mbështetëse e projektit.

Dhënia e ndihmës financiare të zekatit u krye në kuadër të një vargu aktivitetesh të kushtuara jetimëve.

Fondacioni ALSAR e çmon përkujdesin e pandërprerë për jetimët si një kontribut për shoqërinë dhe të ardhmen e saj.

Projektet humanitare dimërore përfshijnë një gamë të gjerë veprimtarish në ditë solidariteti me shtresat në nevojë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihme zekat” alias=”postim-alsar-soma-dhe-dru-1″]

soap 2 day