Tag Archives: Humanitare

Solidaritet human, ndihmë për jetimët

Në shprehje të solidaritetit human me shtresat në nevojë, e posaçërisht me jetimët, një dhurues nga Turqia ka dhënë për ta një sasi ndihme në ushqime dhe në mjete për ngrohje.

Për fëmijë jetimë në Tiranë dhe Shkodër janë dhuruar 50 pako ushqimore; një ndihmë e konsiderueshme dhe domethënëse.

Kontributi tjetër përbëhej nga tre soba me dru për ngrohje dhe gatim, destinuar për familje jetimësh.

Dhjetori ka qenë i mbushur me veprimtari të tilla humanitare në ndihmë të jetimëve dhe familjeve të tyre.

Një numër i madh jetimësh janë ndihmuar në ditë të solidaritetit human, në kuadër të realizimit të projekteve humanitare dimërore.

Dhe veshmbathje për jetimët

Një tjetër projekt i realizuar të martën në ndihmë të jetimëve ishte dhe dhurimi i veshmbathjeve për një numër prej tyre.

Të mbledhur në sallën e konferencave të Fondacionit ALSAR, 30 jetimë morën dhuratë veshmbathje të zgjedhura me kujdes për ta për stinën e dimrit.

EMİN, me qendër në Gjermani, e mbështeti dhe këtë aktivitet, në kuadër të ndihmës dimërore.

Ditët e solidaritetit human në dhjetor i karakterizojnë veprimtari të ngjeshura në ndihmë të shtresave në nevojë, më në veçanti në ndihmë të jetimëve.

Nga mbështetja financiare te ndihma me dru zjarri dhe ushqime, kontributi për jetimët dhe familjet e tyre është i gjerë dhe i gjithanshëm.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar veshmbathje për jetimët” alias=”postim-alsar-ndihme-financiare-batanije-1″]

Projektet humanitare dimërore, dhurim batanijesh

Në kuadër të ditëve të solidaritetit human me shtresat në nevojë dhe të realizimit të projekteve humanitare dimërore është bërë këtë të martë dhe dhurimi i batanijeve.

Ndihmën e përfituan 32 familje jetimësh dhe në nevojë. Për çdo familje u dhanë dy batanije.

Aktiviteti i zhvilluar pasoi një sërë veprimtarish dhuruese, në të cilat janë shpërndanë ndihma të tjera për familjet e jetimëve, si dru zjarri, soba dhe ushqime.

Një gamë e gjerë aktivitetesh humanitare të dedikuara jetimëve dhe familjeve të tyre synon t’ua lehtësojë sadopak vështirësitë e jetesës në stinën e dimrit.

Realizimi i projekteve mundësohet nga bashkëpunimi i Fondacionit ALSAR me organizata, shoqata dhe fondacione partnere.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihme financiare batanije” alias=”postim-alsar-ndihme-financiare-1-1-1″]

Në ndihmë të nevojtarëve me ushqime

Në ambientet e jashtme të Fondacionit ALSAR u shpërndanë për të dytën ditë me radhë pako ushqimore.

Shpërndarja u bë në kuadër të projekteve humanitare dimërore, në ditë të solidaritetit human me shtresat sociale në nevojë.

Atë e mbështeti EMİN, me qendër në Gjermani, mundësues dhe i disa veprimtarive të tjera humanitare.

Pakot me artikujt bazë ushqimorë u dhanë për 114 familje jetimësh dhe në nevojë.

Qindra jetimë dhe familje të tyre po ndihmohen në këto ditë dimri për t’i përballuar vështirësitë e stinës.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihme financiare 1 1″ alias=”postim-alsar-ndihme-financiare-1-1″]

Dhjetëra jetimëve u jepet ndihmë financiare

Realizimi i projekteve humanitare dimërore në ndihmë të fëmijëve jetimë ka vijuar me intensitet dhe në ditën e dytë të kësaj jave.

Në sallën e konferencave të Fondacionit ALSAR është shpërndarë kësti i dytë i një ndihme financiare për 78 jetimë.

Projekti mbështetet nga Mercy to Humanity, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ka nisur realizimin vetëm pak muaj më parë, kur është dhënë dhe kësti i parë.

Ky është vetëm një prej shumë aktiviteteve të kushtuara jetimëve gjatë dhjetorit, në kuadër të ditëve të solidaritetit human me shtresat në nevojë.

Përkujdesi për jetimët nuk njeh zbehje në Fondacionin ALSAR, si kontribut i vyer për të ardhmen e shoqërisë sonë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihme financiare 1″ alias=”postim-alsar-dru-zjarri-1-1-1-1″]

Projektet humanitare dimërore, dru për ngrohje familjeve të jetimëve

Me përkushtimin dhe përpjekjet e vazhdueshme për t’u qëndruar pranë jetimëve dhe familjeve të tyre, po u vihet atyre në ndihmë përmes realizimit të projekteve dimërore.

Ky muaj i fundit i vitit karakterizohet nga ditët e solidaritetit human me shtresat në nevojë, të mbushura me aktivitete të shumta humanitare.

Një i tillë është ai i shpërndarjes së druve për ngrohje për familje jetimësh, duke kontribuar sadopak në përballimin e vështirësive të bashkëshoqëruara me këtë stinë.

Kështu, të hënën u dha si ndihmë lëndë drusore për 14 familje jetimësh; çdonjëra mori 1 metër kub dru zjarri.

Një seri e re aktivitetesh humanitare të ALSAR-it në ndihmë të jetimëve dhe familjeve të tyre ka nisur prej ditës së parë të kësaj jave, zhvilluar me mbështetjen nga EMİN, me qendër në Gjermani.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar dru zjarri 1 1 1″ alias=”postim-alsar-pako-ushqimore1-1-1-1″]

soap 2 day