Tag Archives: Humanitare

Banorë të Kërrabës marrin pako me ushqime, ndihmë në Ramazan e HAYRAT-it

Fondacioni ALSAR organizoi në njësinë administrative Kërrabë, në bashkëpunim me shoqatën turke të ndihmave humanitare, HAYRAT, shpërndarjen e pakove ushqimore për banorë të kësaj zone.

Udhëhequr nga slogani, “Bereqeti i Ramazanit u përhaptë nga zemra në zemër anekënd botës”, HAYRAT e mbështet me kontribut të çmuar aksionin humanitar të ALSAR-it në këtë muaj agjërimi.

Ndihma ushqimore u dhanë për familje në nevojë të Kërrabës, të mbledhur në një shesh të qendrës administrative, dhe u shpërndanë gjithashtu nëpër shtëpi në kushte të vështira ekonomike.

Kjo ndihmë përbëhej nga 200 pako me artikujt më bazë ushqimorë, mjaft të nevojshme për familjet në nevojë të zonës.

Ditët e solidaritetit human në Ramazan nënkuptojnë veprimtari të shumta humanitare të Fondacionit ALSAR, të zhvilluara në bashkëpunim me fondacione dhe shoqata të ndryshme ndihmash, përgjithësisht të huaja.

Qindra e mijëra njerëz në nevojë përfitojnë përgjatë këtij muaji nga realizimi i projekteve të përbashkëta të shpërndarjes së ndihmave.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma kerrabe” alias=”postim-alsar-ndihma-kerrabe”]

Fondacioni ALSAR jep pako me ushqime për familje në nevojë

Fondacioni ALSAR e përmbylli aktivitetin humanitar në Shkodër në ditën e parë të kësaj jave me shpërndarjen e 90 pakove me ushqime për familje në nevojë.

Shpërndarja e kësaj ndihme u mundësua dhe falë kontributit të dhuruesve të tjerë, individë të gatshëm për t’iu bashkuar ditëve të solidaritetit human në Ramazan.

Sasia prej 90 pakosh ishte veç një pjesë e 250 pakove ushqimore të shpërndara të hënën në Shkodër, në një veprimtari të gjerë humanitare në bashkëpunim me partnerë të huaj.

Familje në nevojë, të verbër, paraplegjikë dhe tetrapelgjikë përfituan nga e tërë ndihma e dhënë gjatë asaj dite.

Veprimtari të ngjashme humanitare do të zhvillohen në ditët e ardhshme në qytete dhe lokalitete të tjera. Ka një gamë të gjerë të tyre në Ramazan, në realizime projektesh të ndryshme, të gjitha koncentruar në dëshirën dhe vullnetin për ta bërë sa më të prekshëm shprehjen e solidaritetit njerëzor.

Shpërndahen në Shkodër ndihma ushqimore nga “Türkevi”

Mes kontribuesve në shpërndarjen e ndihmave ushqimore këtë të hënë në Shkodër ishte dhe shoqata “Türkevi”, me qendër në Holandë.

Ardhur me projektin e Ramazanit të këtij viti, “Türkevi Topluluğu” kontribuoi me 50 pako me ushqime.

Përfitues në aktivitetin humanitar të organizuar nga Fondacioni ALSAR ishin familje në nevojë dhe anëtarë të shoqatës së të verbërve.

I gjithë organizimi i fillimjavës u bë në kuadër të ditëve të solidaritetit human gjatë Ramazanit, gjatë së cilave ndihma të shumta shpërndahen për shtresat më në nevojë të shoqërisë, me synimin fisnik për të përçuar shpresë në çdo shtëpi, për të lehtësuar dhe gëzuar çdo familje në këtë muaj adhurimesh.

Me një përvojë të gjatë në fushën e veprimtarive humanitare, Fondacioni ALSAR ka krijuar tashmë një traditë mjaft të mirë me ditët e solidaritetit human para dhe gjatë Ramazanit. Vazhdimin dhe forcimin e kësaj tradite e ndihmojnë sigurisht kontributet e partnerëve dhe bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma shkoder 1 1″ alias=”postim-alsar-ndihma-shkoder-1-1″]

Ndihma ushqimore në ditë solidariteti, kontribut nga Avrupa Yardım Vakfı

Ndër aktivitetet humanitare të fillimjavës në Shkodër ishte dhe shpërndarja e ndihmave ushqimore të sjella nga Avrupa Yardım Vakfı, një fondacion bashkëpunues me ALSAR-in.

Dhjetëra njerëz e pjesëtarë familjesh në nevojë morën pakot e ndihmave me artikujt më bazë ushqimorë.

Për nevojtarët u dhanë 50 pako me ushqime në veprimtarinë shpërndarëse të organizuar dhe administruar nga Fondacioni ALSAR.

Veprimtari të ngjashme humanitare do të zhvillohen përgjatë gjithë muajit të Ramazanit në të katër anët e vendit.

Ardhja në ndihmë nevojtarëve në këto ditë solidariteti human është një angazhim i kahershëm i Fondacionit ALSAR, i përkrahur me kontribute konkrete nga organizata dhe fondacione partnere.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma shkoder 1″ alias=”postim-alsar-ndihma-shkoder-1″]

Ditët e solidaritetit human në Ramazan: ndihma për njerëz në nevojë në Shkodër

Fondacioni ALSAR ka nisur tashmë në bashkëpunim me organizata partnere veprimtaritë humanitare në kuadër të muajit të Ramazanit.

Ditët e solidaritetit human janë një periudhë kohore gjatë së cilës u vihet në ndihmë nevojtarëve kudo që gjenden më së pari me artikujt ushqimorë më të nevojshëm.

Në fillim të kësaj jave pati aktivitete humanitare në Shkodër, në të cilat u shpërnda një sasi e konsiderueshme pakosh ushqimore.

Me mbështetjen e një organizimi të posaçëm ndihme për këtë muaj, nga ATİB dhe HİLAL, me qendër në Gjermani, u dhanë 60 pako me ushqime.

Përfitues ishin anëtarë të shoqatave të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve.

Ky ishte vetëm një prej aktiviteteve humanitare të së hënës në këtë qytet.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma shkoder” alias=”postim-alsar-ndihma-shkoder-33″]

Me mbështetjen e TİKA-s, iftare për mijëra njerëz në qytete të ndryshme përgjatë gjithë muajit të agjërimit

Një prej projekteve që ka nisur të realizohet prej në nisje të Ramazanit nga Fondacioni ALSAR në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) është ai i shtrimit dhe shpërndarjes së iftareve anekënd vendit.

Mbështetja e TİKA-s për realizimin e këtij projekti është thelbësore dhe, sigurisht, së tepërmi e lavdërueshme.

Synimi është ambicioz: iftare për 3000 persona në një muaj, me një mesatare të shtrimit apo shpërndarjes në paketime të posaçme të iftareve për rreth 100 persona për çdo mbrëmje të Ramazanit.

Dhënia e iftareve ka nisur në Tiranë, për pjesëtarë të komuniteti rom, në organizime gjatë këtyre tre ditëve të para të agjërimit.

Nga kryeqyteti shkohet në qytete të tjera, në shtrime iftaresh për komunitete dhe agjërues të tjerë, për të përcjellë ngado mesazhe solidariteti dhe dashurie njerëzore, aq kuptimplote në një muaj të tillë të bekuar.

Projekti i shtrimit të iftareve apo shpërndarjes së tyre është veç një prej veprimtarive humanitare në Ramazan, të dalluara për shumëllojshmërinë dhe intensitetin e lartë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar tika iftar” alias=”postim-alsar-tika-iftar-2″]

soap 2 day