Tag Archives: Humanitare

ALSAR-i dhe TİKA shtrojnë iftar në Fushë-Krujë

Fondacioni ALSAR dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) vazhdojnë realizimin e projekteve të përbashkëta në Ramazan, të ndarjes së ndihmave në pako ushqimore dhe të shtrimit të iftareve për bashkësi besimtarësh dhe komunitete në nevojë.

Për banorë të Fushë-Krujës, besimtarë dhe nevojtarë, u shtrua mbrëmjen e së enjtes një iftar në oborrin e Xhamisë Arrameras.

Në ambientin e rregulluar me kujdes dhe këndshëm për rreth njëqind veta, ngrënia e përbashkët e iftarit krijoi një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore.

Të pranishëm në iftar ishin kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, dhe koordinatorja e TİKA-s në Tiranë, znj. Emine Gizem Başkan.

Shtrimi i iftareve apo dhurimi i hajes së iftarit në paketa të parapërgatitura është veprimtari e përditshme e ALSAR-it dhe TİKA-s, siç është dhe shpërndarja e ndihmave ushqimore.

Ndihma, shprehja e solidaritetit, krijimi i frymës festive, u kushtohet familjeve në nevojë, jetimëve, agjëruesve. Ramazani është mundësia më e mirë për të ndihmuar dhe për t’u vëllazëruar!

[rev_slider slidertitle=”postim alsar fushe kruje” alias=”postim-alsar-alb1-1″]

Solidaritet dhe ndihmë në Ramazan, pakot e TİKA-s mbërrijnë në qytete të tjera

Durrësi, Kavaja, Peqini, Rrogozhina, Cërriku dhe Gramshi ishin ndalesat e radhës të automjeteve me ndihma ushqimore, destinuar për t’u shpërndarë në ditë të shprehjes së solidaritetit njerëzor në Ramazan.

Për banorë në nevojë, jetimë dhe familjarë të tyre, u shpërndanë të enjten, më 21 prill, 200 pako me ushqime.

Shpërndarja e këtyre ndihmave ushqimore është një sipërmarrje e përbashkët e Fondacionit ALSAR dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA).

Ajo ka nisur në Tiranë, ka vijuar në qytete të tjera, si një veprimtari masive humanitare në zhvillim përgjatë një muaji.

ALSAR-i bashkëvepron me shumë partnerë në Ramazan për realizimin e një sërë projektesh humanitare, duke u ardhur në ndihmë mijëra njerëzve në të katër anët e vendit.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar shkoder 1″ alias=”postim-alsar-shkoder-1″]

Ndihma në Shkodër dhe në Malësi të Madhe, mbështetje me ushqime nga TİKA dhe ALSAR-i

Ditët e solidaritetit human gjatë Ramazanit nënkuptojnë veprimtari të ngjeshura humanitare në ndihmë të komuniteteve dhe shtresave në nevojë.

Shpesh këto veprimtari janë të njëkohshme, brenda një dite, duke shpërndarë ndihma nga veriu në jug të vendit.

Ndihma ushqimore u shpërndanë dje, më 20 prill, dhe në Shkodër e Malësi të Madhe. Për fëmijë jetimë dhe familjet e tyre u dhanë 200 pako me artikujt më bazë ushqimorë.

Dhënia e kësaj ndihme u mundësua nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR.

Mijëra pako të tilla me ushqime do të shpërndahen në këtë muaj me mbështetjen e TİKA-s dhe kontributin logjistik të ALSAR-it.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar shkoder” alias=”postim-alsar-shkoder-perrenjas-1″]

Në Elbasan, Librazhd dhe Përrenjas shpërndahen ndihma ushqimore të TİKA-s

Ndërveprimi mes Fondacionit ALSAR dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) vijon me projektin e përbashkët të shpërndarjes së pakove me ushqime në qytete dhe lokalitete të ndryshme të vendit.

Ky aktivitet humanitar në ditët e solidaritetit human gjatë Ramazanit është shtrirë tashmë tej kryeqytetit, në ndihmë të jetimëve.

Të mërkurën, më 20 prill, ndihma ushqimore u shpërndanë në Elbasan, Librazhd dhe Përrenjas.

Për fëmijë jetimë nën përkujdesin e ALSAR-it dhe për familjet e tyre u dhanë 200 pako me ushqime, ndihmë e drejtpërdrejtë e TİKA-s.

Kujdesi për shtresat në nevojë, dhe, në veçanti, ndihma për fëmijët jetimë, janë preokupim i vazhdueshëm i Fondacionit ALSAR. Vëmendja ndaj tyre shtohet në Ramazan, me gjallërimin e frymës së solidaritetit, e me mbështetjen e organizmave partnere.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar Elbasan Perrenjas” alias=”postim-alsar-kulturore-kukes-1″]

Veshmbathje dhe ndihmë financiare për fëmijë jetimë

Programi humanitar në vendin tonë i shoqatës së ndihmave me qendër në Gjermani, EMIN, përmbante dhe projektin e mbështetjes së jetimëve, duke ndihmuar dhjetëra prej tyre.

Në aktivitetin e organizuar të hënën në mjediset e Fondacionit ALSAR, personeli i përbashkët shpërndau veshmbathje dhe ndihmë financiare për fëmijë jetimë.

Për 75 jetimë u dhanë veshmbathje; një ndihmë e konsiderueshme dhe e nevojshme për fëmijët. U shpërnda gjithashtu dhe ndihmë financiare për 50 jetimë.

Shpërndarja e ndihmave u bë në kuadër të ditëve të solidaritetit human në Ramazan, mbushur me veprimtari të shumta humanitare, të zhvilluara shpesh si bashkëpunime të ALSAR-it me partnerë ndërkombëtarë.

EMIN do të shpërndante gjithashtu ndihma ushqimore për shtresa në nevojë dhe do të shtronte iftare në fundjavën e kaluar.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar femijet jetim” alias=”postim-alsar-fffdfd-11″]

Shtrohen iftare në tre qytete, mbështetur nga EMIN

Njerëz të shumtë, besimtarë, banorë, pjesëtarë komunitetesh dhe shtresash në nevojë, i çelën së bashku iftaret e shtruara me mbështetjen e shoqatës së ndihmave me qendër në Gjermani, EMIN.

Atmosferë festive u krijua në organizime të ndryshme në tre qytete, në iftaret e shtruara në tre ditë për 500 persona, në tërësi.

Në kryeqytet, në dy iftare u thirrën komunitete në nevojë dhe besimtarë të Laprakës, me haje për 100 persona në secilin prej tyre.

Iftar për 150 të pranishëm u organizua në Labinot të Elbasanit. Për një numër të njëjtë të ftuarish, 150, u shtrua iftar dhe në Kavajë.

Traditë e hershme e Fondacionit ALSAR, shtrimi i iftareve mbart solidaritetin human dhe përjetimin e përbashkët të ditëve të gëzuara të Ramazanit.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar Iftar” alias=”postim-alsar-emin-11″]

soap 2 day