Tag Archives: Humanitare

Aktiviteti humanitar: ndihma në artikuj higjienikë dhe aparatura mjekësore

Në vrullin e aktivitetit të pandërprerë humanitar, për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë dhe institucioneve të ndryshme, Fondacioni “ALSAR” siguroi kohët e fundit një sasi ndihme në artikuj higjienikë dhe aparatura mjekësore.

Ndihma përbëhej nga 937 koli me artikuj higjienikë, ndryshe pelena higjienike, apo “pampers”, të përmasave të ndryshme dhe për mosha të ndryshme, nga të vegjël në të moshuar, dhe dy aparatura dialize.

Sasia e artikujve higjienikë iu dha Bashkisë së Tiranës, për t’u shpërndarë prej saj për nevojtarë të kryeqytetit në gjashtë qendrat sociale dhe në njëzet e katër njësitë administrative, sipas një plani shpërndarjeje të përpiluar posaçërisht.

Dy institucione të ndryshme, Fondacioni “ALSAR” dhe Bashkia e Tiranës kanë prej vitesh një marrëveshje bashkëpunimi, produkt i së cilës janë një varg aktivitetesh në të mirë të kryeqytetit dhe të banorëve të tij.

Ndërkaq, dy aparatura dialize i shkuan Ministrisë së Shëndetësisë, për t’u dërguar prej saj në institucionet e kujdesit shëndetësor në nevojë për to.

Kontingjenti me ndihma është dhuratë e organizatës WEFA, me qendër në Gjermani, një partnere e “ALSAR”-it në aktivitetin humanitar.

Fondacioni “ALSAR” ka një veprimtari të gjerë humanitare, të përqendruar te shtresat në nevojë dhe të shtrirë në të gjithë territorin e vendit. Ndihmë është dhënë periodikisht dhe për ente shtetërore. Mes tyre, institucione të mjekësisë janë ndihmuar në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore.

Ndihma financiare për jetimët, sipërmarrje afatgjatë e mbështetur nga partnerë ndërkombëtarë

alsar femijet jetim

Fëmijët jetimë zënë një vend të posaçëm në aktivitetin humanitar të Fondacionit “ALSAR”. Përkushtim i madh, energji të shumta, dhjetëra projekte, kushtuar të gjitha mbështetjes konkrete, ndoshta jetike, për këtë pjesë të shoqërisë sonë, jo të paktë në numër.

Si “Alternativa e së ardhmes”, fondacioni u ka dhënë këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre ndihmë dhe mbështetje të pareshtur, shtrirë në vite dhe në shumëllojshmëri. Prania e “ALSAR”-it tek ta është e gjithkundshme, si një strehë ku përkujdesja nuk mungon asnjëherë.

Financiare, këshillimore, arsimore, edukative, shëndetësore, tek nënat, familjet, shtëpitë, në tokën dhe bagëtitë, kjo ndihmë është dhënë e pakursyer, duke i parë këta jetimë si një pjesë të pandarë të shoqërisë sonë dhe me më shumë nevojë për mbështetje.

“Përkujdesja sociale ndaj fëmijëve jetimë, një kontribut i shquar në shërbim të shoqërisë,” është po aq sa një projekt dhe një moto për fondacionin. Nëpërmjet këtij projekti fisnik është synuar lehtësimi i vështirësive ekonomike, pakësimi i halleve, edukimi, arsimimi dhe argëtimi i fëmijëve jetimë, si një shërbim për ta dhe për shoqërinë tonë në tërësi, për të ardhmen e tyre dhe të saj në përgjithësi. Kontribuojmë në këtë mënyrë, nëpërmjet projekteve humanitare për jetimët, për të nesërmen e kësaj shoqërie, që ajo të jetë sa më premtuese. Çdo fëmijë jetim që i ikën ndjesisë së vetmisë dhe qenies i pakrahë, që e ndjen se dikush mendon dhe vepron për të, është një siguri për themele të forta të shoqërisë në të ardhmen.

Ndihma financiare e “ALSAR”-it për jetimët ka vazhdimësi, ndërkohë që se sa janë përfituesit, shumat e përfituara, dhe kohështrirja e saj varet dhe nga kontributi i ndihmuesve dhe numri i tyre. Dy elementet e fundit të ndihmës mund të ndryshojnë kohë pas kohe, vit pas viti, por përgjithësisht kanë tendencën e qëndrueshmërisë apo të rritjes.

Ashtu si dhe më parë, një ndihmë e tillë financiare u është dhënë fëmijëve jetimë dhe gjatë gjashtëmujorit të parë të 2021-shit. Për dhënien e saj ka qenë esencial kontributi i partnerëve, më së shumti ndërkombëtarë.

Organizatat dhe shoqatat partnere në dhënien e kësaj ndihme kanë mirënjohjen tonë të pakursyer. HASENE, me qendër në Gjermani, IHH, me qendër në Holandë, WEFA, me qendër në Gjermani, IHH, me qendër në Belgjikë, AYDER, me qendër në Turqi, Avrupa Yardım Vakfı, me qendër në Holandë, Qendra Islame Shqiptare në Londër, UK Islamic Mission, me qendër në Britani, dhe Organizata Botërore Islame e Bamirësisë, me qendër në Kuvajt, janë partnerë që i kanë ndihmuar financiarisht fëmijët jetimë, në mijëra dhe në qytete të ndryshme të vendit tonë.

Ne jo vetëm duam vazhdim të bashkëpunimit me ta dhe mbështetje të mëtejshme për jetimët, në të njëjtën kohë kërkojmë dhe punojmë për ta rritur numrin e partnerëve, angazhimin e tyre. Një rrugë e arritjes së kësaj është përmes transparencës dhe korrektësisë në punën tonë, në misionin tonë humanitar. Besueshmëria dhe serioziteti ynë në ndihmën e dhënë fëmijëve jetimë, e në aktivitetin tonë humanitar, që prej ditës së parë të krijimit të Fondacionit “ALSAR”, është siguri për partnerët, është bindje për bashkëpunim. Përfitues nga e gjithë kjo janë jetimët, e nga këtej përfituese është e tërë shoqëria!

Ndihma në veshmbathje për banorë të Malësisë së Madhe

Projektet me karakter humanitar ndjekin njëri-tjetrin në përditshmërinë e Fondacionit “ALSAR”. Realizimi i një projekti nënkupton vetiu nisjen e një tjetri, me pak ose aspak hapësirë mes tyre.

Dita e parë e javës, 14 qershori, filloi me një aktivitet humanitar në Malësi të Madhe, për shpërndarje veshmbathjesh për banorë të kësaj zone.

Konceptuar si një ndihmë për familje në nevojë, kontingjenti me veshmbathje përmbante këmisha, fustane, këpucë dhe metrazhe. Në sasi të konsiderueshme, veshmbathjet ishin të ndara për burra, gra dhe vajza nën 12 vjeç.

Shpërndarjen e ndihmave në veshmbathje e bënë punonjës të Fondacionit “ALSAR”.

Malësia e Madhe është një zonë në veri të vendit që merr herë pas here vëmendjen e fondacionit tonë për realizime projektesh të ndryshme, siç janë ato me natyrë humanitare.

Fondacioni “ALSAR” e ka në themelet e tij aktivitetin humanitar, bamirës, si mision të ndërmarrë për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë të shoqërisë shqiptare, të pamundurve, të vetmuarve, fatkeqëve, jetimëve, etj. Mijëra janë përfituesit në 15 vite jetë të fondacionit, njerëz dhe institucione, falë ndihmës bujare kurdo dhe kudo që ka qenë e nevojshme.

[rev_slider slidertitle=”postim blog malesi e madhe” alias=”postim-blog-1″]

Një bashkëpunim i ri, një iniciativë e re: ndihma ushqimore për të sëmurë rëndë

alsar

Gjithnjë në aktivitet humanitar, gjithnjë në kërkim të shtigjeve të reja në përmbushjen e misionit bamirës, Fondacioni “ALSAR” është treguar ngaherë i gatshëm të nisë bashkëpunime të reja dhe ta shtrijë më tej veprimtarinë.

Një kërkesë e tillë për bashkëpunim erdhi nga Shoqata Ryder Albania (SHRA), një organizatë jofitimprurëse e krijuar prej gati tridhjetë vitesh dhe që i është kushtuar kujdesit paliativ.

Bashkë me përgjigjen pozitive, bashkëpunimi i parë u konkretizua shumë shpejt, më 10 dhe 11 qershor.

Fondacioni “ALSAR” shpërndau 40 pako me ndihma ushqimore për të sëmurë me kancer në fazë terminale, sipas një liste të dhënë nga SHRA.

Shpërndarja u bë në Tiranë dhe në rrethinat e saj, në fshatra, duke vajtur shtëpi më shtëpi. E dedikuar përgjithësisht për këta të sëmurë, ndihma ushqimore shkoi dhe për të moshuar në nevojë.

Ndihma ushqimore është mbështetje e prekshme, e drejtpërdrejtë, për njerëz të tillë me sëmundje të rënda. Ajo u lehtëson në të njëjtën kohë ankthet, ndjenjën e vetmisë, braktisjes.

“ALSAR” u ka ardhur pandërprerë në ndihmë shtresave në nevojë. Bashkëpunimi me organizata të tjera të së njëjtës fushë, vendase apo të huaja, ka qenë i rëndësishëm në realizimin me sukses të projekteve. I suksesshëm mund të quhet dhe bashkëpunimi i parë me Shoqatën Ryder Albania.

[rev_slider slidertitle=”postim blog” alias=”slider-1″]

Shifrat e aktivitetit humanitar në një muaj të veçantë: Ramazan 2021

Është në ADN-në e “ALSAR”-it t’i gjendet pranë nevojtarit, ta ndihmojë jetimin, t’i japë shpresë njeriut që e ka humbur atë, ta gëzojë të dëshpëruarin, t’ia heqë vetminë të braktisurit, t’ia shtrijë dorën e bamirësisë të vuajturit.

Është në misionin e tij t’ua zbukurojë Ramazanin njerëzve, t’i mbledhë në iftare, t’u dhurojë jetimëve, t’i ndihmojë familjet, që çdokush ta përjetojë atë si një muaj feste dhe begatie, si një muaj sakrifice që shpërblehet.

Një vëllim i jashtëzakonshëm pune në tridhjetë ditë, nën nxitimin e mbërritjes në destinacionin e duhur, aty ku ndihma ishte më e nevojshme. Mijëra pako me ndihma, mijëra përfitues; në numër të ngjashëm pjesëmarrësit në iftare apo marrësit e iftareve të paketuara.

Një përshkrim i hollësishëm i punës së një muaji, në zëra të veçantë, vjen më poshtë. Një pasqyrë e imtësishme e aktivitetit humanitar të Fondacionit “ALSAR” në Ramazanin e këtij viti, të mbështetur nga partnerët me projekte dhe organizime të përbashkëta. Ndihmat, ushqimore dhe veshmbathje, dhe iftaret ishin për fëmijë jetimë dhe familje në nevojë, për besimtarë dhe nevojtarë.

Ndihma ushqimore: 8050 pako të shpërndara

“ALSAR” dhe HASENE shpërndanë 2000 pako në dy javë, në gjashtë qytete.

“ALSAR” dhe TİKA realizuan projektin për shpërndarjen e 3500 pakove në dy javë, në 35 qytete.

“ALSAR” dhe UKIM bënë ndarjen e 200 pakove më 13 prill në Gramsh.

“ALSAR” dhe AYDER shpërndanë në të njëjtin ditë, më 13 prill, 100 pako me ndihma ushqimore në Tiranë.

“ALSAR” dhe ATİB shpërndanë 150 pako më 17 prill në Ndroq, Tiranë.

“ALSAR” dhe HAYRAT dhanë 100 pako më 23 prill në qytetin e Kavajës.

“ALSAR” dhe IHH me qendër në Holandë shpërndanë 600 pako me ndihma ushqimore në datat 2-3 maj, në qytetet Tiranë, Kavajë dhe Elbasan.

“ALSAR” dhe WEFA ishin mes datave 5 dhe 9 maj në Kavajë dhe Elbasan, për shpërndarjen e 300 pakove me ndihma ushqimore.

“ALSAR” dhe RUMELİ VAKFI dhanë 500 pako me ndihma më 6 maj në Dibër dhe Tiranë.

Në bashkëpunim me Fondacionin “ALSAR”, nën kujdesin e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve dhe Ambasadës së Shtetit të Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë, u ndanë 100 pako më 8 maj në Tiranë.

“ALSAR” dhe IHH me qendër në Belgjikë dhanë më 10 maj në Librazhd 100 pako me ushqime.

“ALSAR” dhe ADEMDER organizuan më 10 maj shpërndarjen e 50 pakove me ndihma ushqimore në Fushë-Krujë.

“ALSAR” dhe AVRUPA YARDIM VAKFI çuan më 11 maj ndihma në 50 pako në Fushë-Krujë.

“ALSAR” dhe HAK-İŞ u shpërndanë nevojtarëve 300 pako më 11 maj në Tiranë dhe Elbasan.

Vakte iftari u shtruan apo u dhanë paketë për 7500 persona

Një projekt iftaresh u realizua përgjatë dy javëve në shtatë qytete me mbështetjen e organizatës HASENE, me vakte iftari për 3700 persona.

Në një muaj, 3000 persona në gjashtë qytete morën pjesë në shtrimin apo dhurimin e vakteve të iftarit nëpërmjet projektit të realizuar me mbështetjen e TİKA-s.

Më 2 maj, 500 persona në Tiranë, Kavajë dhe Elbasan përfituan vakte iftari të dhënë nga IHH-ja me qendër në Holandë.

Vakte iftari për 200 persona u dhanë më 6 maj në Kavajë nga WEFA.

ADEMDER po ashtu dha vakte iftari për 100 persona në Fushë-Krujë dhe Tiranë.

Morën veshmbathje dhuratë 432 fëmijë jetimë

IHH-ja me qendër në Holandë dha veshmbathje për 100 fëmijë jetimë, WEFA për 220 jetimë, AVRUPA YARDIM VAKFI për 11 fëmijë jetimë, dhe Organizata Botërore e Bamirësisë për 100 fëmijë jetimë. Shpërndarja e këtyre ndihmave në veshmbathje u bë në ambientet e Fondacionit “ALSAR”.

alsar femijet jetim

Solidaritet dhe bamirësi në Ramazan, misioni i përmbushur i Fondacionit “ALSAR”

Një prej tre shtyllave të veprimtarisë së Fondacionit “ALSAR” prej ditës së parë së themelimit të tij është aktiviteti humanitar, që përfshin gjithçka në ndihmë të njerëzve, në ndihmë të një shoqërie në tranzicion e me shumë nevoja.

Shtresa sociale në nevojë, fëmijë jetimë, familje pa të ardhura, institucione të ndryshme, marrin mbështetje gjatë vitit prej Fondacionit “ALSAR”; ndihmë monetare dhe ushqimore, në veshmbathje dhe në artikuj të jetës së përditshme, logjistike dhe infrastrukturore, marrin trajtim të përgjithshëm dhe të posaçëm.

Në një muaj të vitit, ky aktivitet shtohet, bëhet i dendur, merr tjetër shpejtësi. Ramazani, një muaj i veçantë për besimtarët muslimanë, por me ndikim dhe në pjesë të shoqërisë me sentimente më të dobëta fetare dhe spirituale, është po kaq i veçantë për Fondacionin “ALSAR”.

Përgjatë këtij muaji shpërndahen ndihma, shtrohen iftare, organizohen veprimtari. Gjithçka e menduar për ta bërë sa më të gëzueshme atmosferën e këtij muaji, për ta përçuar këtë gëzim kudo, dhe aty ku rrezet e lumturisë kanë depërtuar pak ose aspak.

Solidariteti human e përshkon Ramazanin prej ditës së parë në të fundit. Dukja e këtij solidariteti te Fondacioni “ALSAR” është fare e thjeshtë, tepër e lehtë për t’u perceptuar. Prej shumësisë së aktivitetit humanitar, bamirës, mundësuar dhe prej bashkëpunimit me organizata dhe institucione mbartëse të së njëjtës ndjeshmëri.

Ashtu si në çdo vit, edhe ky Ramazan pati të njëjtën pamje në “ALSAR”, përkundër kufizimeve të stërzgjatura prej pandemisë: gjallëri e skajshme, lëvizje, axhendë e ngjeshur, një ditë këtu dhe një ditë atje, shpërndarje pakosh, shtrime iftaresh, organizime ceremonish, etj.

Bilanci flet vetë: të shpërndara 8050 ndihma me pako ushqimore, dhënë për fëmijët jetimë të mbështetur në vazhdimësi nga “ALSAR”-i, për familje nevojtare, për shtresa në skaj të shoqërisë; iftare të shtruara apo të paketuara për 7500 persona, besimtarë dhe nevojtarë; veshmbathje të dhuruara për 432 fëmijë jetimë.

Harta e aktivitetit humanitar të “ALSAR”-it në Ramazanin e 2021-shit është e gjerë, nga Tirana në veri dhe jug të vendit, në qytete, lokalitete dhe fshatra ku ndihma ishte e mirëpritur, e nevojshme, gëzimdhënëse.

HASENE, TİKA, IHH me qendër në Holandë, IHH me qendër në Belgjikë, WEFA, RUMELİ VAKFI, ATİB, UKIM, AYDER, HAYRAT, AVRUPA YARDIM VAKFI, HAK-İŞ, Organizata Botërore e Bamirësisë, ADEMDER, ishin organizatat dhe institucionet që e ndihmuan Fondacionin “ALSAR” në këtë mision fisnik njëmujor. Mirënjohje atyre!

soap 2 day