Tag Archives: Humanitare

Dhurata për fëmijët me rastin e festës së Fitër Bajramit

Në një atmosferë festive, është zhvilluar programi “Të festojmë së bashku”, gjatë së cilit u realizua shpërndarja e dhuratave për fëmijët jetimë, me synimin që me ndjenja të sinqerta solidariteti, në një atmosferë festive t’iu ofrojë atyre mbështetjen dhe t’iu ngjallë ndjenjat e besimit dhe të shpresës për të ardhmen.

RESTAUROHET SHTËPIA E FËMIJËS JETIM.

Është kurorëzuar me sukses restaurimi i shtëpisë së fëmijës jetim Ahmet Sula, një projekt ky që konsistoi në normalizimin e kushteve të banimit dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së jetesës së kësaj familje.

Fondacioni “ALSAR” pas konstatimit të gjendjes së amortizuar të shtëpisë dhe kushteve të rënda në të cilën banonte kjo familje në fshatin Brar të Tiranës, mundësoi zbatimin e projektit për rikonstruksionin e plotë të saj gjatë muajve  prill – maj 2018.

Ky projekt konsistoi në restaurimin e plotë të shtëpisë dhe tavanëve të saj, instalimit të rrjetit të ri elektrik, dhe hidraulik, shtrimit të pllakave, suvatimit të sipërfaqeve të brendshme dhe të jashtme të mureve, si dhe vendosjes së dyerve dhe dritareve të reja.

Në një atmosferë të ngrohtë familjare të shoqëruar me ndjeja emocioni, urimi, falënderimi dhe lutjeje, familjaret i shprehën mirënjohjen e tyre te thellë donatorëve që mundësuan sponsorizimin e këtij projekti bamirës.

SHTRIMI I IFTAREVE:NJË TRADITË QË NDIQET E PASUROHET NDËR VITE

Fondacioni “Alsar” me rastin e muajit të madhëruar të Ramazanit ka vijuar ndjekjen e traditës së tij 12- vjeçare të organizimit të iftareve duke shprehur ndjenjat e solidaritetit human dhe të përkujdesjes ndaj shtresave të varfra shoqërore.

Jehona e traditës së shtrimit të iftareve është ndjerë kudo anembanë vendit, nën efektet e një atmosfere festive të muajit të bekuar të Ramazanit.
Në mbështetje të kësaj tradite vlerash, Fondacioni “ALSAR” ka organizuar iftare për të nderuar e respektuar sakrificën e myslimanëve në këtë muaj të rëndësishëm.

Sofra e iftarit bashkoi drejtues të pushtetit lokal, përfaqësues të shoqërisë civile dhe besimtarë të grupmoshave të ndryshme. Ky projekt, në ditët në vijim u organizua  sipas një grafiku kalendarik edhe në qytete të tjera të vendit.

Duke nisur nga qyteti i Tiranës me iftaret e shtruar për individë të familjeve të varfra, fëmijë jetimë, besimtarëve të grupmoshave të ndryshme dhe studentëve, për t’iu dhënë atyre ngrohtësinë e përkujdesjes dhe mesazhin se janë pjesë e një familjeje të madhe. Ky projekt është shtrirë sipas një grafiku kalendarik në qytete të ndryshme të vendit me një kohëzgjatje gjatë gjithë këtij muaji të Bekuar, nga i cili përfituan 5000 persona, me synimin për të krijuar ndjenja solidare e atmosferë festive të këtij muaji të mirësive e begative hyjnore.

Nr Vendi  zhvillimit Numri personave
1 Tiranë 3950 persona
2 Restorant – “La Pergola” Tiranë 200 persona
3 Kavajë 200 persona
4 Konispol 200 persona
5 Preshevë 250 persona
6 Sanxhak 200 persona
5 qytete 5000 persona
     

 

 

SOLIDARITETI HUMAN NDAJ NJERËZVE NË NEVOJË GJATË MUAJIT TË MADHËRUAR TË RAMAZANIT; KONTIGJENTI I III-TË

Në vijimësinë e realizimit të platformës së promovimit të vlerave të solidaritetit human dhe përkujdesjes ndaj shtresave shoqërore në nevojë,  gjatë  muajit qershor, është realizuar në bashkëpunim me autoritetet e pushtetit lokal shpërndarja e kontigjentit të III-të të ndihmave në pako ushqimore për 3200 familje, duke u mbështetur në marrëveshje  protokollare bashkëpunimi sipas një grafiku kalendarik të shpërndarjes së tyre.

  1. Projekti i realizuar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës për dhurimin e ndihmave ushqimore për 1000 familje në nevojë të njësive administrative respektivisht si më poshtë : 1.Zall-Bastar, 2.Zall-Herr, 3.Krrabë, 4.Ndroq, 5.Vaqarr, 6.Qëndra Sociale Shkozë.
  2. Projekti i shpërndarjes së ndihmave ushqimore per 1000 familje i realizuar në bashkëpunim me Organizatën “Gjysëm hëna e Kuqe Turke ” .
  3. Projekti i shpërndarjes së ndihmave ushqimore i realizuar në bashkëpunim me Organizaten e ndihmave humanitare “WEFA” me qendër në Gjermani përmes të cilit u dhurua një sasi prej 300 pakosh për 300 familjet në nevojë në Tiranë.
  4. Projekti i shpërndarjes së ndihmave ushqimore i realizuar në bashkëpunim me Shoqaten “Ribat ” me qendër në Turqi, përmes të cilit u dhurua një sasi prej 250 pakosh për  familjet në nevojë në Tiranë.
  5. Projekti i shpërndarjes së ndihmave ushqimore i realizuar në bashkëpunim me Fondacionin “IHH” me qendër në Belgjikë, përmes të cilit u dhurua një sasi prej 200 pakosh për 200 familjet në nevojë të bashkisë Selenicë, Vlorë, dhe 100 familje në nevojë të Luginës së Preshevës.
  6. Projekti i shpërndarjes së ndihmave ushqimore realizuar në bashkëpunim me, Shoqaten “Hayrat” me qendër ne Stamboll, përmes donacioneve të tyre u dhurua një sasi prej 100 pakosh për familjet e fshatit Mnik, Tiranë.
  7. Projekti i shpërndarjes së ndihmave ushqimore për 100 familje të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane,Tiranë.

Projekti i shpërndarjes së ndihmave ushqimore per 150 familje të Shoqatës Kombëtare të Pensionistëve të Shqipërisë,Tiranë.

SOLIDARITETI HUMAN NDAJ NJERËZVE NË NEVOJË, GJATË MUAJIT TË MADHËRUAR TË RAMAZANIT: KONTIGJENTI I II-TË

Fondacioni “ALSAR” në bashkëpunim me Agjencinë “TIKA” e Turqisë ka realizuar shpërndarjen e kontigjentit të dytë të ndihmave në pako ushqimore nga i cili përfituan 3500 familje të fëmijëve jetimë në mbarë vendin , në ditët e solidaritetit human ndaj familjeve e shtresave sociale në nevojë me rastin e muajit të begatë të Ramazanit. Duke u perpjekur kështu për të trokitur në derën e shtëpisë se çdonjërit prej tyre, qoftë edhe në një distancë të largët gjeografike, për të kontribuar sadopak në lehtësimin e vështirësive të tyre ekonomike.

TIKA ka ofruar gjithsej 3500 pako me ushqime për familjet në nevojë në Shqipëri, ndërsa në aktivitetin e realizuar me date 24 maj 2018 janë shpërndarë rreth 1000 pako me ushqime për fëmijët jetimë

Në ceremoninë e shpërndarjes së ndihmave për fëmijët jetimë në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në fjalën e tij tha se me ambasadën turke dhe Agjencinë TIKA”kemi qenë gjithmonë bashkë.”

“Kemi qenë bashkë kur ka pasur përmbytje, kur kemi ndërtuar kopshte, kemi qenë bashkë kur kemi mbjellë pemë. Kemi qenë bashkë kur kemi ndërtuar kënde lodrash dhe më vjen mirë që jemi përsëri bashkë në këtë aktivitet solidariteti me rastin e muajit të Ramazanit, për të gjithë familjet dhe fëmijët në nevojë në qytetin e Tiranës”, tha Veliaj.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, tha gjatë aktivitetit se Turqia gjithmonë është pranë njerëzve në nevojë.

“Siç e dini muaji i Ramazanit është muaji i solidaritetit, vëllazërisë dhe për të qenë bashkë. Gjithashtu muaji i Ramazanit është muaji i ndihmës, solidaritetit dhe i zgjatjes së dorës për ata që janë në nevojë dhe muaji që i bën njerëzit më të mirë. Ne sot jemi këtu për t’iu zgjatur dorën e ndihmës vëllezërve tanë shqiptarë në këtë muaj të bekuar. Ju nuk jeni asnjëherë vetëm, shteti dhe populli turk janë gjithmonë pranë jush”, tha ambasadori Yörük.

Kryetari i Fondacionit “ALSAR”, Z.Mehdi Gurra, u shpreh se deri tani kanë bërë të mundur shpërndarjen e ndihmave për jetimët në disa qytete të Shqipërisë.

Ai, duke folur në këtë ceremoni tha se “Prej vitit 2008 jemi munduar të mbështesim dhe ndihmojmë familjet në nevojë dhe fëmijët jetimë. Shpresoj se kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”. “Fondacioni ynë në muajin shenjtë të Ramazanit është angazhuar për të ndihmuar 7500 familje. Deri tani kemi bërë të mundur ndarjen e ndihmave për jetimët në qytetet Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Pogradec, Bilisht, Korçë, Ersekë, Fushë-Krujë, Laç, Lezhë, Shkodër dhe Koplik. Në ditët në vijim do të jemi në qytetet e Bulqizës, Peshkopisë dhe Kukësit”, tha Gurra.

Pjesë e aktivitetit ishin edhe koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Z.Necip Özay Özütok, përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, si dhe prindër të fëmijëve jetimë.

SOLIDARITETI HUMAN NË PRAG TË MUAJIT TË BEGATË TË RAMAZANIT: KONTIGJENTI I I-RË

Fondacioni ”Alsar” me rastin e muajit të Madhëruar të Ramazanit, në kontekstin e ndërmarrjes së nismave për promovimin e vlerave të solidaritetit human dhe përkujdesjes ndaj shtresave të varfra shoqërore, tashmë me një traditë 12- vjeçare ka nisur platformën e tij të veprimtarive me karakter social dhe humanitar për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të kategorive sociale në nevojë duke kontribuar sadopak në lehtësimin e vështirësive të tyre ekonomike dhe në krijimin e një atmosfere festive.

Programi i ndihmës dhe solidaritetit human në këtë fazë të parë në prag të këtij Muaji të Begatë, nisi me datë 8 maj 2018, dhe gjatë 3 ditëve radhazi u mundësua dhurimi i 1150 pakove ushqimore në qytete të ndryshme të vendit, respektivisht për:

  • 300 familje të Bashkisë Devoll;
  • 300 familje të njësisë administrative Leskovik;
  • 300 familje të komunitetit rom “ Instituti për dinjitet njerëzor ”, Pogradec dhe Tiranë;
  • 150 familje për “Shoqatën kombëtare të prindërve për kujdesin e fëmijëve me aftësi të kufizuar”.
  • 100 familje të komunitetit rom realizuar në bashkëpunim me “Shoqata romët për integrim”,Tiranë.
Nr Vendi  zhvillimit Subjekti bashkëpunues Numri familjeve
1 Devoll Bashkia Devoll 300 familje
2 Leskovik Njësia administrative Leskovik 300 familje
3 Pogradec dhe Tiranë “Instituti për dinjitet njerëzor” 300 familje
4 Tiranë Shoqata KPKFAK 150 familje
5 Tiranë “Shoqata romët për integrim” 100 familje
4 qytete   1150 persona

 

Ky program u mundësua falë kontributit të ofruar nga Fondacioni i Ndërkombëtar i Ndihmave “HASENE – ADEV” me qendër në Gjermani, mbështetur dhe në një marrëdhënie bashkëpunimi të suksesshme edhe me drejtuesit e autoriteteve lokale.

Ishin këto ditë të solidaritetit human ndaj familjeve e shtresave sociale në nevojë, shprehje të urimit të mirëseardhjes për këtë muaj të bekuar.

soap 2 day