Tag Archives: Kulturore

Botimi i dytë i serisë për gjashtë qytete ballkanike, me dokumente arkivore osmane dhe në tre gjuhë

Fondacioni ALSAR sapo ka bërë botimin e dytë të serisë prej gjashtë librash kushtuar së shkuarës së Shkupit, Selanikut, Prizrenit, Pejës, Manastirit dhe Janinës.

Botimin e dytë në një kohë kaq të shkurtër nga dalja e të parit e nxiti interesi i madh me të cilin u pritën fillimisht librat. Suksesi i botimit të parë çoi menjëherë në botimin e të dytit, për t’iu përgjigjur kërkesës së publikut.

Botimet përmbajnë dokumente të qëmtuara në arkivat osmane në Stamboll, si dhe ilustrime të shumta. Cilësinë e botimit të historive të këtyre qyteteve e shton pa dyshim karakteri tregjuhësh, në shqip, turqisht dhe osmanisht.

Lexuesi do të mësojë nëpërmjet kësaj serie mbi gjallërinë e këtyre qyteteve gjatë periudhës osmane, mbi jetën sociale, kulturore, tregtare, fetare, mbi përbërjen demografike, objektet e kultit, etj.

Përmbajtjes së pasur dhe me shumë të dhëna të teksteve përkatëse i ka hije paraqitja e jashtme e librave, punuar në çdo element me mjaft kujdes.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar botimet alsar” alias=”postim-alsar-sbotimet-alsar-6″]

Rektori i Universitetit “18 Marsi” të Çanakalasë viziton Fondacionin ALSAR

Fondacionin ALSAR e vizitoi, më 1 prill, rektori i Universitetit “18 Marsi” të Çanakalasë.

Prof. dr. Sedat Murat u prit nga kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, me të cilin pati një bisedë të këndshme dhe dobiprurëse.

Bisedën e mbizotëroi njohja e ndërsjelltë me arritjet e dy institucioneve, si dhe një shkëmbim idesh për forcim marrëdhëniesh dhe bashkëpunim.

Mehdi Gurra i bëri mysafirit të nderuar nga Turqia një panoramë të aktivitetit të Fondacionit ALSAR, ndalur më në veçanti në veprimtaritë arsimore, të ndihmës së dhënë nxënësve dhe studentëve në vite, të mbështetjes me bursa, etj.

Marrëdhëniet vëllazërore shqiptaro-turke patën hapësirën e tyre po ashtu në bisedë, vënë në pah me kënaqësi.

Rektori i Universitetit “18 Marsi” të Çanakalasë i shprehu mikpritësit mirënjohjen për të gjithë angazhimin e tij të vazhdueshëm për forcimin e këtyre marrëdhënieve. Fjalët më të mira, tha ai, dhe për aktivitetin e Fondacionit ALSAR në tërësi.

Vizita u mbyll me falënderimet e rektorit, prof. dr. Sedat Murat, për mikpritjen.

ALSAR në panair, botimet tona i paraqiten publikut në Pallatin e Kongreseve

Fondacioni ALSAR ia sjell më pranë lexuesit botimet e tij nëpërmjet hapësirës së posaçme në panairin e produkteve hallall.

I hapur në mjediset e Pallatit të Kongreseve, “Albanian Halal Expo” vijon për tre ditë me radhë, nga 26 në 28 mars.

Vizitorëve në panair u jepet mundësia të njihen me aktivitetin tonë botues dhe me titujt më të fundit të Botimeve ALSAR.

Blerësit e librit kanë ç’të përzgjedhin mes dhjetëra titujve të tematikave të ndryshme.

Me shtimin e botimeve, ALSAR ka shtuar dhe pjesëmarrjen në panaire, duke iu përgjigjur interesit të publikut.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar botimet 2022″ alias=”postim-alsar-nbotimet-alsar”]

Leksione dhe certifikata për imamët e mbledhur në Golem për trajnim

Në fokusin e veprimtarisë së Fondacionit ALSAR vazhdon të jetë dhe përgatitja sa më e mirë e imamëve, teorike dhe praktike, për të qenë të aftë ta ushtrojnë si duhet detyrën.

Një aktivitet i tillë për përgatitjen e imamëve u zhvillua gjatë tre ditëve në Golem, më 24-26 mars.

Projekti i trajnimit, një organizim i përbashkët i Fondacionit ALSAR dhe Hayrat-it, me qendër në Turqi, mblodhi 25 imamë nga qytete të ndryshme të vendit.

Tre lektorë nga Turqia, profesorë të teologjisë, mbajtën leksione teoriko-praktike, të ndjekura me shumë vëmendje nga imamët e pranishëm në trajnim.

Në ditën e fundit të trajnimit, këtë të shtunë, imamët u pajisën dhe me certifikatat përkatëse.

Projekti i realizuar në Golem ishte i treti në radhë në harkun kohor të pesë muajve të fundit. Zhvillimi i këtyre projekteve për trajnimin e imamëve është një veprimtari në vijim e Fondacionit ALSAR.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar Leksione dhe certifikata për imamët” alias=”postim-certifikata-imamet”]

Përurohet libri, “Betejat e humbura të Tiranës”, botim i Fondacionit ALSAR

Salla “Balsha” në hotelin “Tirana International” mblodhi mbrëmjen e së enjtes së 17 marsit figura të politikës, kulturës, akademizmit, klerit, etj., në ceremoninë e përurimit të librit të ish-presidentit Bamir Topi.

Botuar nga Fondacioni ALSAR, “Betejat e humbura të Tiranës” flet për kryeqytetin nga optika e një banori autokton. Në përkufizimin e vetë autorit, libri është e vërteta e tij për Tiranën, të cilën e ka parë dhe rrëfyer si qytet dhe kryeqytet.

Në radhën e personaliteteve që e kanë marrë fjalën në ceremoninë e përurimit mes pjesëmarrësve të shumtë, ka folur së pari kryetari i entit botues, Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra.

Pasi u ka uruar fillimisht mirëseardhjen të pranishmëve, ai është ndalur te botimi i librit të ish-presidentit Bamir Topi, ka dhënë arsyet pse ALSAR-i zgjodhi ta botojë veprën, dhe ka vënë në pah njëkohësisht dhe aktivitetin botues të fondacionit.

“Bashkëpunimi ynë me z. Bamir Topi për botimin e këtij libri është mbështetur në faktin domethënës se ai është një qytetar i Tiranës, një banor i përhershëm i saj, një vendas që shkruan për Tiranën! Kapaciteti i tij intelektual dhe mundësia për të shprehur shqetësime reale dhe reflektime serioze për kryeqytetin në një botim na sollën te pëlqimi për t’ia botuar veprën,” u theksua në fjalën e z. Gurra.

Nxitur nga libri, folësit në vijim i kushtuan minuta të tëra Tiranës, nga Beqir Meta, Neritan Ceka dhe Arben Tafaj, te Fatmir Sejdiu, ish-presidenti i Kosovës.

Fjala e gjatë në fund e autorit, me tregime përjetimesh dhe konstatimesh që çuan në shkrimin e librit, do të mbyllej me falënderime, mes të cilave spikaste ajo për kryetarin e Fondacionit ALSAR.

“Dëshiroj të falënderoj nga zemra z. Mehdi Gurra, i cili tregoi një gatishmëri të menjëhershme – këto gatishmëritë e menjëhershme janë shumë natyrale, shumë natyrale – për ta botuar librin dhe për ta sjellë në dritë,” tha z. Topi.

Me falënderimet e autorit do të përfundonin dhe fjalët e mbajtura në ceremoninë e përurimit të botimit më të ri të Fondacionit ALSAR.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar betejat e humbura” alias=”postim-alsar-betejat-e-humbura”]

Një ish-president si autor në botimet tona, Bamir Topi rrëfen betejat e humbura të Tiranës

Botimet ALSAR i paraqiten publikut me një tjetër titull të ri në pak javë, “Betejat e humbura të Tiranës”, shkruar nga Bamir Topi.

Autori, ish-president i Republikës, është i njohur për lidhjen e fortë emocionale me kryeqytetin, vendlindjen e tij, por dhe për angazhimin politik në dekadat e tranzicionit shqiptar.

Ndjeshmëri, qasje, këndvështrime dhe analiza janë elemente të strukturës së këtij libri me një nëntitull intrigues, “Doktrina politike e racizmit social mbi tiranasit në kryeqytetin e Shqipërisë”.

Prof. dr. Bamir Topi sugjeron kështu përmes titullit dhe nëntitullit trajtesa të guximshme dhe delikate në faqet e këtij botimi.

Fondacioni ALSAR do të organizojë në ditët e ardhshme, saktësisht më 17 mars, dhe një ceremoni përuruese për librin, me një ftesë për pjesëmarrje për çdokënd.

Botimet e reja përbëjnë bazën e aktivitetit kulturor të ALSAR-it, duke u krijuar hapësirë botuese shumë autorëve.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar bamir topi” alias=”postim-alsar-postim-2225″]

soap 2 day