Tag Archives: Kulturore

Dy botime të reja, dy tituj të ndryshëm

Fondacioni ALSAR nxori nga shtypi për lexuesit dy botime të reja, në vijim të një aktiviteti botues gjithnjë e në zgjerim.

Për temat që bartin dhe për përmbajtjen e tyre, librat e sapobotuar do të ngjallin me siguri interesin e publikut dhe do të marrin vëmendjen e duhur.

Botimi i parë sillet në suazat e historikes, një analizë marrëdhëniesh dhe një parashikim i së ardhmes së tyre.

“Marrëdhëniet midis Turqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut – e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja” përbëhet nga katërmbëdhjetë kapituj, me kontribute të akademikëve turq, shqiptarë dhe maqedonas.

Vepra analizon të shkuarën e këtyre marrëdhënieve, shqyrton të tashmen e tyre, dhe sugjeron të ardhmen.

E autorit Moritz Steinschneider, vepra “El Farabi” është një përkthim, kushtuar jetës dhe veprës së filozofit arab. Dhe, ashtu siç e thotë dhe nëntitulli, “me vështrim të veçantë mbi historinë e shkencës greke ndër arabët”.

Të dy veprat u shtojnë larminë botimeve të ALSAR-it, dita-ditës dhe më të kërkuara.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar 44 1 1 11 1 1 1 1 1″ alias=”postim-alsar-44-1-1-11-1-1-1-1-1″]

Pritje e përzemërt në Fondacionin ALSAR për rektorin e Universitetit “Ondokuz Mayıs”, diskutohen ide bashkëpunimi

Në ambientet e Fondacionit ALSAR u mirëprit për një vizitë rektori i Universitetit “Ondokuz Mayıs” (“Nëntëmbëdhjetë Maji”) të Samsunit, në Turqi.

Mikut nga Turqia ia uroi mirëseardhjen kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra.

Prof. dr. Yavuz Ünal, shoqërohej nga një prej zëvendësrektorëve dhe nga përgjegjësi për studentët e huaj në Universitetin “Ondokuz Mayıs”.

I pranishëm në vizitë ishte dhe atasheu për arsimin pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Metin Bulut.

Delegacionin e bashkëshoqëronte një përfaqësi e shoqatës së esnafëve të Prizrenit.

Biseda e ngrohtë me mysafirët u hap nga z. Gurra me një paraqitje të gjerë të veprimtarisë shumëvjeçare të Fondacionit ALSAR, ndalur në mënyrë të posaçme në aktivitetin arsimor dhe në ndihmën e dhënë brezit të ri për shkollim.

Me rektorin, z. Ünal, një përkrahës i hershëm, prej vitesh, i projekteve të ALSAR-it, u diskutuan ide bashkëpunimi, duke u vënë në pah disa fusha. Mes tyre, krijimi i një hapësire për një kontingjent studentësh shqiptarë që të studiojnë në universitet me bursat e vetë këtij institucioni të lartë arsimor në degë të ndryshme të dijes. Po ashtu, dhe krijimi i mundësisë për ndjekjen e programeve arsimore në distancë, nëpërmjet komunikimit online. U diskutua dhe për përkthimin nga turqishtja në shqip të literaturës përgjithësisht historike në lidhje me rajonin, me Ballkanin, me rëndësi të veçantë sidomos në kuadrin e zhvillimeve aktuale.

Pritja dhe biseda me rektorin e Universitetit “Ondokuz Mayıs”, të themeluar në Samsun në vitin 1975 si një institucion i lartë arsimor shtetëror rajonal, dhe me mysafirët e nderuar që e shoqëronin, u përshkua nga fryma miqësore.

Në këtë frymë ishte ftesa e bërë nga rektori, prof. dr. Yavuz Ünal, drejtuesve të Fondacionit ALSAR për të vizituar qytetin e Samsunit dhe Universitetin “Ondokuz Mayıs” në muajin e ardhshëm.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar 44 1 1 11 1 1 1 1″ alias=”postim-alsar-44-1-1-11-1-1-1-1″]

Autoritete vizitojnë Fondacionin ALSAR, me urime për Fitër Bajramin

Fondacioni ALSAR hapi sot dyert për të pritur mysafirë për Fitër Bajramin.
Autoritete, personalitete dhe bashkëpunëtorë, u pritën nga kryetari i Fondacionit ALSAR, me të cilin shkëmbyen urimet e përzemërta.
Z. Mehdi Gurra priti kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, dhe prefektin e qarkut të Tiranës, z. Afrim Qëndro.
Mysafirët i uruan festën z. Mehdi Gurra, për të vijuar më pas me të një bisedë të lirshme.
Mes vizitorëve të shumtë ishte dhe kryetari i shoqatës “Tirana”, z. Arben Tafaj, urues gjithashtu për festën në mbarim të muajit të madhëruar të Ramazanit.
Pritjet dhe përcjelljet e mysafirëve i shoqëroi atmosfera festive e kësaj dite, e pranishme kudo. Aktiviteti i gjerë dhe tepër i lavdërueshëm humanitar i Fondacionit ALSAR zuri vend në biseda. Në shkëmbimet e mendimeve u vu në pah dhe masiviteti në festimet e Fitër Bajramit.
Për mysafirët u servirën ëmbëlsira, ndjekur nga urimi, “Për shumë vjet!”

[rev_slider slidertitle=”postim alsar 44 1 1 11 1 1″ alias=”postim-alsar-44-1-1-11-1-1″]

Gjimnazistët e shkollës “Havzi Nela” në Kukës vënë në skenë komedinë “Shi në plazh” me mbështetjen financiare të Fondacionit ALSAR

Komedia e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun artdashës, “Shi në plazh”, me skenar të të ndjerit Teodor Laço, është vënë në skenë në Pallatin e Kulturës të Kukësit nga gjimnazistë të shkollës së mesme “Havzi Nela” dhe nga ndjekës të kurseve të gjuhës turke në qytetin verior.

Veprimtaria artistike u ideua nga Qendra Kulturore e Bashkisë së Kukësit për të gjallëruar jetën kulturore-artistike të qytetit pas pandemisë, duke patur në qendër të vëmendjes brezin e ri.

Vënia në skenë e komedisë u bë e mundur me mbështetjen financiare të Fondacionit ALSAR, i cili u tregua i gatshëm t’i përgjigjej pozitivisht kërkesës së Qendrës Kulturore.

Përfshirja e ndjekësve të kurseve të gjuhës turke në përgatitjen dhe në vënien në skenë të komedisë synonte të shprehte forcën e bashkëpunimit kulturor shqiptaro-turk.

Shfaqjen e ndoqën autoritete vendore, mësues dhe drejtues të shkollës së mesme “Havzi Nela”, nxënës dhe qytetarë. Ata duartrokitën lojën skenike të aktorëve gjimnazistë, mjaft tërheqëse për nivelin e tyre amator.

Fondacioni ALSAR u nderua me një certifikatë mirënjohjeje, dhënë nga Bashkia e Kukësit për kontributin në gjallërimin dhe pasurimin e jetës kulturore të qytetit, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e suksesshëm.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar kulturore kukes” alias=”postim-alsar-kulturore-kukes”]

Fondacioni ALSAR mbledh në iftar personalitete, bashkëpunëtorë dhe mirëdashës

Në mesin e muajit të Ramazanit, të agjërimit, të shprehjes së përshpirtshmërisë dhe adhurimit, Fondacioni ALSAR shtroi një iftar në Hotel “Tirana International”.

Iftarin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre personalitete të fushave të ndryshme, drejtues lokalë, përfaqësues të trupit diplomatik, mysafirë nga përtej kufijve shtetërorë, politikanë, pjesëtarë dhe aktivistë të shoqërisë civile, hoxhallarë, bashkëpunëtorë të ALSAR-it dhe admirues të aktivitetit të tij.

Kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, ua uroi të pranishmëve mirëseardhjen ndërsa mbajti një fjalë të shkurtër.

Ai shprehu kënaqësinë për rikthimin te tradita e shtrimit të këtij iftari, ndërprerë për një kohë prej pandemisë, foli për atë periudhë të vështirë, dhe vuri në pah arritjet e vazhdueshme të ALSAR-it, me theks të veçantë te botimet. Të ftuarve u uroi agjërim të pranuar dhe shëndet!

Në iftar përshëndeti dhe zëvendëskryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Andi Seferi, që e shfrytëzoi rastin për të thënë fjalët më të mira për Fondacionin ALSAR dhe për aktivitetin e tij shembullor.

Ambienti i këndshëm, pritja e ngrohtë, ushqimi i zgjedhur, dhe meloditë bashkëshoqëruese, krijuan atmosferën e duhur për një përjetim sa më të mirë të iftarit.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar iftar” alias=”postim-alsar-iftar-32222″]

Botimi i dytë i serisë për gjashtë qytete ballkanike, me dokumente arkivore osmane dhe në tre gjuhë

Fondacioni ALSAR sapo ka bërë botimin e dytë të serisë prej gjashtë librash kushtuar së shkuarës së Shkupit, Selanikut, Prizrenit, Pejës, Manastirit dhe Janinës.

Botimin e dytë në një kohë kaq të shkurtër nga dalja e të parit e nxiti interesi i madh me të cilin u pritën fillimisht librat. Suksesi i botimit të parë çoi menjëherë në botimin e të dytit, për t’iu përgjigjur kërkesës së publikut.

Botimet përmbajnë dokumente të qëmtuara në arkivat osmane në Stamboll, si dhe ilustrime të shumta. Cilësinë e botimit të historive të këtyre qyteteve e shton pa dyshim karakteri tregjuhësh, në shqip, turqisht dhe osmanisht.

Lexuesi do të mësojë nëpërmjet kësaj serie mbi gjallërinë e këtyre qyteteve gjatë periudhës osmane, mbi jetën sociale, kulturore, tregtare, fetare, mbi përbërjen demografike, objektet e kultit, etj.

Përmbajtjes së pasur dhe me shumë të dhëna të teksteve përkatëse i ka hije paraqitja e jashtme e librave, punuar në çdo element me mjaft kujdes.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar botimet alsar” alias=”postim-alsar-sbotimet-alsar-6″]

soap 2 day