Tag Archives: Kulturore

KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE “ INSTITUCIONI I VAKËFIT NË HAPËSIRËN BALLKANIKE”

DSC_1957

Konferencë me një mision: hedhje dritë mbi institucionin e vakëfit në hapësirën ballkanike.
E enjtja dhe e premtja mblodhën në Tiranë dhjetëra personalitete të Ballkanit, më veças të trevave shqiptare dhe atyre nga Turqia mike, për të diskutuar për orë të tëra mbi institucionin e vakëfit, një rregullues të përkryer të jetës shoqërore për shekuj me radhë.

Përpjekja për ta sjellë në vëmendje këtë institucion përmes mbajtjes së një konference shkencore ndërkombëtare më datat 15-16 shkurt 2018 qe më së pari e Fondacionit “ALSAR”, i mirënjohur për veprimtari të tilla, si edhe e Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe e Universitetit “Selçuk” të Konjës.
Diskutimi mbi këtë temë erdhi pikërisht në kohën kur ekuilibrat shoqërorë po bëhen gjithnjë e më vështirë të ruhen, për shkak të mungesës së instrumenteve të duhur, ku bëjnë pjesë sigurisht vakëfet, dhe kur mirëqenia e përgjithshme e shoqërisë ngjan më tepër me një iluzion.

Konferencën “Institucioni i vakëfit në hapësirën ballkanike” do ta përshëndesnin drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, prof. dr. Hysen Matoshi, rektori i Universitetit “Selçuk”, prof. dr. Mustafa Şahin, drejtori i përgjithshëm i Vakëfeve Turke, dr. Adnan Ertem, si dhe ambasadori i Republikës së Turqisë, z. Ahmet Yörük.

Në fjalën e tyre u vu në pah rëndësia e kësaj konference, kënaqësia për pjesëmarrjen në të. Miqtë turq theksuan në veçanti gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm, në kuadër institucional apo më gjerë. Ambasadori i Turqisë në Tiranë do t’i kushtonte rëndësi faktit se mirësia, dhembshuria dhe mirëbërja gjendeshin në thelbin e konceptit vakëf, dhe se vakëfet kanë luajtur dhe luajnë ende një rol të rëndësishëm në hapësirën ballkanike për paqen sociale.
“Nocioni ‘vakëf’ nuk fillon me Islamin,” do të kujtonte në fjalën e hapjes kreu i Fondacionit “ALSAR”, z. Mehdi Gurra.
“Mesopotamia e lashtë, Greqia, Roma dhe arabët, para Islamit, kanë patur njohuri për këtë institucion. Pronat e lëna vakëf para Islamit, kanë patur një influencë shumë të madhe te komunitetet e atyre kohërave.”
“Në Islam, lënia e një prone vakëf ka për qëllim afrimin e individit me Krijuesin. Gjithashtu ka për qëllim qenien i dobishëm për të gjithë njerëzit, për të tëra krijesat, për të fituar dashurinë e Krijuesit dhe të krijesave,” vijoi z. Gurra.
“Në qytetërimin islam, institucioni i vakëfit është udhëhequr dhe udhëhiqet nga parimet kur’anore dhe profetike. Më shumë se 200 ajete në Kur’anin Famëlartë bëjnë fjalë për vakëfet. Libri ynë i Shenjtë na mëson nëpërmjet Pejgamberit (s.a.v.) se si mund të vihen në jetë thëniet kur’anore, të cilat së pari janë praktikuar nga vetë Profetit i Zotit. Qëllimi është një: fitimi i kënaqësisë së Zotit!”
Duke u zhvendosur në fjalën e tij në historikun e institucionit të vakëfit, z. Mehdi Gurra u bëri të ditur pjesëmarrësve të shumtë në konferencë se krijimi i vakëfeve në territoret tona nisi pas ardhjes së osmanëve në Ballkan, nga gjysma e dytë e shekullit të 15-të.
“Këto institucione kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në jetën sociale, ekonomike dhe fetare të popullsisë shqiptare. Madje, nga studimet e ndryshme rezulton se disa nga qendrat urbane mesjetare shqiptare janë krijuar nga vakëfet. Kjo vlen edhe për Tiranën.”
Në një përshkrim të shpejtë të historisë të institucionit të vakëfit në Shqipëri, z. Gurra u shpreh se ajo mund të ndahet në dy periudha: vakëfet gjatë periudhës osmane, dhe vakëfet pas shpalljes së pavarësisë.
Numri i tyre nuk ka qenë i pakët në periudhën e parë, u tha në fjalën e mikpritësit.
“Si vakëfi më i hershëm njihet ai i dhuruar nga Sulltan Bajaziti II, Iljas Bej Mirahorit, në vitin 1505.”
Sa për periudhën e dytë, ajo ndahet në katër etapa kryesore, sqaroi më tej z. Gurra. Në vakëfet gjatë viteve 1912-1944, në vakëfet gjatë viteve 1945-1967, në vakëfet në periudhën mes viteve 1967-1991, e në çka pason me ardhjen e demokracisë.
Ndërsa fjala e kreut të Fondacionit “ALSAR” iu afrua fundit, në të pati dhe një kritikë për Komunitetin Musliman të Shqipërisë sa ka të bëjë me vakëfet.
“KMSH, fatkeqësisht, në lidhje me çështjen e vakëfeve, mendojmë se nuk i ka zbatuar kriteret fetare në mirëmbajtjen apo tjetërsimin e tyre. Si shembull për këtë mund të përmend këtu rastin e vakëfit të Sulejman Pashës, themeluesit të qytetit të Tiranës, i cili në fillim ndërtoi një xhami, një furrë buke dhe një hamam, që shërbyen si bërthamë për themelimin e qytetit. Kjo xhami u shemb në vitin 1944, pasi në vitin 1943 u dogj. Vakëfi i kësaj xhamie u shit në vitin 2007 nga Komuniteti Musliman në një formë tepër skandaloze! Dhe ky nuk është një rast i vetëm!”
Për ta mbyllur, z. Mehdi Gurra do të zgjidhte këto fjalë: “Me organizimin e kësaj konference mendojmë që, për rastin e Shqipërisë, të vëmë në lëvizje sadopak organet qeveritare që të përmbushin detyrën e tyre kushtetuese për kthimin fizik ku është e mundur, ose kompensimin e kësaj trashëgimie që i është dedikuar adhurimit për Krijuesin dhe ndihmës për njerëzit në nevojë. Ajo është amanet i paraardhësve tanë për brezat, prandaj institucionet fetare përgjegjëse duhet ta bëjnë sa më mirë detyrën e tyre për mirëmbajtjen dhe miradministrimin e kësaj trashëgimie.”
Folësit e shumtë, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Turqia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi i mbajtën më tej kumtesat e tyre sipas temave të përcaktuara më parë. Vendin kryesor e zuri analizimi i institucionit të vakëfit në periudhën osmane, ndaras për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.
Një temë tjetër ishte ajo e vakëfeve osmane në hapësirat ballkanike, në Bosnjë-Hercegovinë, në Bullgari e Greqi, e shtjelluar po ashtu me një varg kumtesash.

“Institucioni i vakëfit në ditët e sotme, sfidat dhe perspektivat e tij,” qe tema mbi të cilën do të diskutohej në mbyllje të konferencës.
Në konkluzionet e veprimtarisë u sugjerua krijimi i një tradite të mbajtjes së konferencave të ngjashme në periudha njëvjeçare, në vende të ndryshme të së njëjtës hapësirë.

Konferenca ndërkombëtare “Institucioni i vakëfit në hapësirën ballkanike” e organizuar nga Fondacioni “ALSAR” ka patur një pasqyrim të gjërë në mediat vendase dhe të huaja.
1.http://timebalkan.com/tiranda-balkanlarda-vakiflar-sempozy…/
2.https://www.google.com/…/arnavutluk-ta-balkanlar-da-vakif-…/
3. https://m.mynet.com/arnavutlukta-balkanlarda-vakif-muessese…
4. http://www.afyonanahaber.com.tr/arnavutlukta-balkanlarda-va…
5. http://www.memleket.com.tr/arnavutlukta-balkanlarda-vakif-m…
6. http://tesheshi.com/konference-nje-mision-hedhje-drite-mbi…/

VIZITË E AMBASADORIT TË REPUBLIKËS SË TURQISË NË SELINË E FONDACIONIT “ALSAR”

Shkëlqesia e Tij Ambasadori i Republikës së Turqisë Z. M.Ahmet Yörük dhe bashkëshortja e tij zonja Ayşegül Erdal Yörük, vizituan Fondacionin “ALSAR”.  Miqtë e nderuar u pritën me ngrohtësi nga një grup prej 50 fëmijësh jetimë, të cilët ishin veshur me kostume popullore në respekt të traditës dhe të mikpritjes shqiptare.

Z.Mehdi Gurra kryetar i Fondacionit “ALSAR”, bëri një prezantim të veprimtarisë së Fondacionit dhe arritjeve të tij në përmbushje të misionit arsimor, kulturor, dhe humanitar. prej themelimit të tij dhe deri më sot. Ambasadori u njoh me situatën dhe me vështirësitë që kanë fëmijët jetimë në jetë dhe shprehu mbështetjen e tij në aspekt personal dhe institucional në krijimin e mundësive të reja dhe shtimin e shërbimeve si dhe rritjen e cilësisë së tyre për këta fëmijë.

Njohja nga afër e këtij realiteti dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me këta fëmijë dhe me ndryshimin cilësor të jetës së tyre nëpërmjet Fondacionit “ALSAR” dhe shërbimeve që ofrohen nga ky Fondacion për këta fëmijë jetimë. Përparimi i dukshëm i tyre në mësime, në formimin e tyre dhe në aspektin psikologjik e social, janë rezultate të prekshme me tregues të qartë sasiorë dhe cilësorë të cilët justifikojnë më së miri mbështetjen e dhënë nga donatorë të ndryshëm. Njohja nga afër e këtij realiteti dhe konstatimi në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe transparente të impaktit të kësaj mbështetjeje nga Shkëlqesia e Tij do të shërbejë për të rritur këtë bashkëpunim me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve ndaj fëmijëve jetimë nëpërmjet Fondacionit “ALSAR”.

 

Kryetari i Fondacionit “ALSAR”, Z. Mehdi Gurra dhe plot fëmijë jetimë shprehën mirënjohjen për partnerët dhe institucionet e Republikës së Turqisë që kontribuojnë për përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre.

NJË EKSKURSION MBRESËLËNËS NË VLORË

Nën moton të njohim trashëgiminë kulturore e historike të vendit tonë, Fondacioni “ALSAR” në bashkëpunim me Bashkinë Konispol dhe drejtorinë e shkollës “Bido Sejko” të atij qyteti, organizuan programin kulturor “Udhëtim nëpër Shqipëri” me pjesëmarrjen e një grupi nxënësish të përzgjedhur nga kurset e mësimdhënies së gjuhës turke.

Kjo veprimtari kulturore konsistonte në njohjen e nxënësve me vlerat e kulturës, traditës, e historisë së vendit tonë, duke u ofruar atyre një udhëtim mbresëlënës, një guidë të pasur kulturore, historike e turistike në qytetet e Vlorës dhe Gjirokastrës, si pjesë e një mozaiku të vlerave të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare. Duke synuar në këtë mënyrë përçimin e vlerave të edukimit dhe ndjenjave të krenarisë për vendin tonë, për të ndezur te nxënësit tanë dëshirën që ne mund dhe duhet të punojmë për të.  Dreka u shijua në një restorant tradicional, i cili ndodhej buzë detit Jon, nga ku u sodit edhe bukuria që i fal ai këtij qyteti. Një ditë e bukur plot veprimtari dhe argëtim .

soap 2 day