Tag Archives: Arsimore

Aktivitet paraqitës për dhënien e ndihmës së shpejtë dhe vlerat e dhurimit të gjakut

Në sallën e konferencave të ALSAR-it u mbajt këtë të enjte të 26 majit aktiviteti i paraqitjes së  dy projekteve të ideuara nga studentë të ekselencës të mbështetur nga ky fondacion.

Të pranishmëve në sallë, studentë të programit të bursave, nëna jetimësh, fëmijë jetimë, e të tjerë, iu bë i njohur programi mbi mënyrën e dhënies së ndihmës së shpejtë, e për ta u fol dhe mbi vlerat e dhurimit të gjakut.

Shpjegimet e dhëna u ndoqën me interes, ndërsa dëgjuesit përfituan njohuri të vlefshme si për dhënien e ndihmës së shpejtë dhe për dhurimin e gjakut.

Folësit e vunë theksin në rëndësinë e dhënies së ndihmës së shpejtë, në të mirat e saj. Në lidhje me dhurimin e gjakut, u dhanë fakte interesante, ndalur te nevoja për të patur gjithmonë sasinë e duhur rezervë të gjakut për ndërhyrje mjekësore që e kanë atë domosdoshmëri.

Organizimi i sotëm ishte në kuadër të veprimtarive të shumta që Fondacioni ALSAR zhvillon përgjatë gjithë vitit me përfshirjen e të mbështeturve prej tij në forma të ndryshme.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar 44 1 1 11 1 1 1 1 1 1 1″ alias=”postim-alsar-44-1-1-11-1-1-1-1-1-1-1″]

Studentët marrin bursat e ekselencës në një ceremoni në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë

Fondacioni ALSAR shpërndau sot, më 16 mars, bursat e ekselencës të akorduara për studentë të degëve të ndryshme të Universitetit të Tiranës. Ceremonia e dhënies së bursave u zhvillua në një auditor të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, në bashkëpunim me dekanatin e tij.

Të pranishmëve në ceremoni iu drejtua me një fjalë dekani i këtij fakulteti, prof. dr. Sabri Laçi, i cili u përqendrua te rëndësia e bashkëpunimeve me institucione të tilla si Fondacioni ALSAR në ndihmë të arsimimit të duhur të të rinjve. Ai u foli studentëve për aktivitetin e Fondacionit ALSAR, për veprimtaritë humanitare dhe botuese.

Pas tij përshëndeti drejtori administrativ i Fondacionit ALSAR, z. Saimir Rusheku, që i bëri një pasqyrë aktivitetit arsimor të fondacionit dhe e vuri theksin te rëndësia e dhënë programit të akordimit të bursave të ekselencës, një projekt i realizuar për vite me radhë.

Ceremonia vijoi me dhënien e çeqeve për studentët. Bashkë me çeqet, ata morën dhuratë dhe botime të Fondacionit ALSAR.

Bursat e ekselencës për vitin akademik 2021-2022 u akorduan për 65 studentë. Në tetë vite të zhvillimit të këtij projekti arsimor, përfitues të bursave të ekselencës të akorduara nga Fondacioni ALSAR kanë qenë rreth 1000 studentë.

ALSAR-i e ka mes përparësive në veprimtarinë e tij ardhjen në ndihmë të rinjve dhe të rejave në rrugën e tyre të dijes. Me akordimin e bursave synohet të inkurajohen të rinjtë që t’i përkushtohen me tërë forcat studimit dhe përgatitjes sa më të mirë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar studentet bursa” alias=”postim-alsar-bursa-studentet-als”]

Kurse, dhënie bursash, dhurim mjetesh shkollore – veprimtaritë kryesore arsimore të ALSAR-it gjatë vitit të shkuar

I ndërthurur me aktivitetin humanitar dhe kulturor të Fondacionit ALSAR është dhe ai arsimor, dedikuar përgjithësisht përkujdesit për miredukimin dhe mirëshkollimin e brezit të ri të shoqërisë sonë. Me efekte në terma afatshkurtër dhe afatgjatë, ky aktivitet u vjen në ndihmë fëmijëve dhe të rinjve, nxënësve dhe studentëve, ua lehtëson ecjen në rrugën e dijes dhe ua heq një pjesë të pengesave të ndeshura në këtë rrugëtim formues.

Ndihmesa arsimore e ALSAR-it ka njohur rritje viti pas viti, nga pikëpamja cilësore dhe sasiore, mbështetur në themele të vëna prej kohësh dhe vënë në lëvizje nga objektivi madhor për të kontribuar në mënyrë të qenësishme për mbarëvajtjen dhe prosperitetin shoqëror.

Në 2021-shin rifilluan një varg veprimtarish të ndërprera në vitin pararendës për shkak të pandemisë. Kurset përgjatë vitit shkollor dhe ato verore u shërbyen qindra fëmijëve për të marrë dituri shtesë, përtej atyre që jepen në institucionet arsimore. Përveç mësimit, fëmijëve iu dha mundësi të zbaviten dhe të kalojnë orë dhe ditë të gëzuara në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Në janar, si pjesë e ndihmës së gjithanshme për fëmijët jetimë, do të rinisnin kurset e gjuhëve të huaja, anglisht dhe turqisht, dhe të edukimit etiko-moralo-besimor; një aktivitet bashkëshoqërues i vitit shkollor. Drejtuar nga mësimdhënës të përgatitur, të ndihmuar nga mjetet bashkëkohore në zhvillimin e mësimit, katër kurset u ndoqën në mjediset e Fondacionit ALSAR nga 100 fëmijë jetimë.

Në Kukës dhe Konispol vazhduan sipas traditës kurset e gjuhës turke për nxënësit e këtyre zonave. Të interesuarit i ndoqën pa pagesë mësimet në kurse, dhe përmes tyre hapën një rrugë për t’i vijuar studimet, të arsimit të mesëm apo universitar, në Turqi.

Kurset verore të edukimit etiko-moralo-besimor qëndruan të hapura për tre muaj në Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan, Lushnjë, Fier, Berat, Këlcyrë, Krujë, Koplik, etj. Rreth 1000 fëmijë të moshës 8 deri në 15 vjeç i ndoqën mësimet në 30 kurset e hapura anembanë vendit. Bashkë me kurset verore, në kryeqytet qëndroi e hapur një muaj shkolla verore, posaçërisht për fëmijë jetimë. Mësime mbi edukatën, etikën, moralin dhe besimin u dhanë për 50 djem e vajza, shoqëruar me një vakt ushqim dhe me veprimtari argëtuese.

Projekti i kurseve fundjavore edukuese u përqendrua në zonën qendrore të vendit, ndjekur nga 500 pjesëmarrës të ndarë në dhjetë kurse.

Ndërkaq, ALSAR-i për të pestin vit me radhë përmbushi iniciativën për t’u siguruar strehë dhe ushqim në konvikt 40 vajzave studente. Sigurimi i strehimit  në kushte të mira dhe dhënia e dy hajeve falas për dhjetëra studente flet për përkujdesin për to, për mbështetjen dhe orientimin e tyre për nga vlerat më të mira njerëzore, besimore.

Me një ceremoni të zhvilluar në fillim të marsit në fakultetin e Histori-Fologjisë të Universitetit të Tiranës iu dhanë bursa ekselence 50 studentëve të këtij institucioni të lartë arsimor. Muaj më vonë, në shtator, bursa përfituan 25 studentë të shkëlqyer të universiteteve publike. ALSAR shpalli në fund të vitit emrat e studentëve që fituan të drejtën e bursës së ekselencës për vitin akademik 2021-2022. Emrat fitues, 65, u bënë të njohur pas një procesi përzgjedhës. Prezantimi i programit “Bursat e Turqisë” është një aktivitet i zhvilluar periodikisht në çdo vit, e me të cilin u vihet në ndihmë atyre që aspirojnë t’i vazhdojnë studimet në Turqi.

Dhurimi i çantave dhe mjeteve të tjera shkollore nisi në shtator, me fillimin e vitit të ri shkollor. Nga Peshkopia në Lazarat, nga Tirana në Përrenjas, Kavajë, Lushnjë, Durrës, Elbasan, Fushë-Krujë, nxënës, fëmijë jetimë dhe ndjekës të kurseve fundjavore, u pajisën me çanta shkollore dhe mjete të nevojshme kancelarike për procesin mësimor.

Për realizimin e disa prej projekteve arsimore dhe zhvillimin e aktiviteteve të lartpëmendura ndihmuan partnerët ndërkombëtarë të Fondacionit ALSAR. Të veçuar dhe të falënderuar janë IHH me qendër në Holandë, HASENE dhe HAYRAT për mbështetjen e çmuar.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar kurse 1″ alias=”postim-alsar-kurse-bursa-1″]

ALSAR shpall fituesit e programit të bursave të ekselencës për vitin akademik 2021-2022

Pas një procesi përzgjedhës, të bazuar në vlerësimet e komisionit prej tre anëtarësh e të kryesuar nga prof. dr. Seit Mansaku, Fondacioni ALSAR bën të njohur listën me emrat e studentëve që kanë fituar të drejtën e marrjes së bursës së ekselencës për vitin akademik 2021-2022.

Përzgjedhja u mbështet në kriteret e përcaktuara të vlerësimit të dokumentacionit përkatës dhe në intervistat e studentëve.

I konsideruar një projekt parësor dhe strategjik në fushën e aktivitetit arsimor të Fondacionit ALSAR, “Programi i akordimit të bursave të ekselencës” është në vitin e tetë të tij. ALSAR-i u vjen në ndihmë me të studentëve të spikatur, të shkëlqyer, duke u krijuar mundësinë e thellimit në studime dhe të përgatitjes së plotë profesionale.

Qindra studentë kanë përfituar në vite nga programi i bursave të ekselencës, pjesë e ndihmës së shumanshme që ALSAR u jep të rinjve dhe të rejave të përkushtuar në rrugën e dijes.

Dhënia e bursave për studentët e shkëlqyer është tashmë një veprimtari e konsoliduar e Fondacionit ALSAR. Me konturet e një tradite, programi merr më shumë vëmendje dhe tërheq më tepër aplikues vit pas viti.

Përfituesit e bursave për vitin akademik 2021-2022 janë ndjekës të studimeve në nivelet bachelor dhe master. Në vite të ndryshme studimi, studentët përfitues ndjekin një larmi degësh, nga infermieria e përgjithshme te inxhinieria agroushqimore. Qytetet dhe rrethet nga vijnë, ku kanë vendlindjen apo vendbanimin, janë po kaq të larmishme: prej Podgoricës, Preshevës, Krumës, Kukësit, Dibrës, Matit, Krujës, Tiranës, Fierit, Lushnjës, Poliçanit, Ballshit, Kuçovës, Delvinës, etj.

Më poshtë janë të renditur 65 emrat e fituesve të programit të bursave të ekselencës për vitin akademik 2021-2022:

  1. Adela Hatjani
  2. Esmeralda Emini
  3. Florida Qela
  4. Jasmina Duqi
  5. Jesmina Sengla
  6. Jurgena Selimi
  7. Kledi Hela
  8. Leonora Dushku
  9. Sarah Dedja
  10. Sonila Selami
  1. Aiselda Duraku
  2. Megi Bodo
  3. Amra Minaj
  4. Anda Musollari
  5. Elina Borova
  6. Enxhi Cingo
  7. Erikson Nikolli
  8. Ertil Bajaj
  9. Gerla Kotka
  10. Katerina Isufaj
  1. Klevisa Gjika
  2. Lorna Muka
  3. Orges Cani
  4. Rigels Pashako
  5. Vasiana Nune
  6. Alisja Boçi
  7. Alkid Dapaj
  8. Alma Sotiri
  9. Arjeta Hadaj
  10. Artjola Boja
  1. Donika Muja
  2. Dorina Ahmati
  3. Egesta Dema
  4. Elske Muharremi
  5. Emine Abdiu
  6. Eni Dyrmyshi
  7. Enisa Cara
  8. Eralda Hoda
  9. Egida Delibashi
  10. Esi Shafloqi
  1. Evanthi Suli
  2. Fatjona Vata
  3. Fatlinda Yzo
  4. Flavia Muçaj
  5. Have Sokoli
  6. Kevin Kinolli
  7. Klevis Brahaj
  8. Kuzaresta Hystuna
  9. Marjola Shehi
  10. Orgest Baze
  1. Reard Imeri
  2. Renaldo Sinani
  3. Romina Tafaj
  4. Sara Mekshi
  5. Selma Milani
  6. Sidorela Hoda
  7. Tina Korçari
  8. Umejma Abdiu
  9. Valentina Skënderi
  10. Valmir Visha
  1. Alketa Duraku
  2. Esmerin Kukaj
  3. Megi Thuqi
  4. Sara Osman
  5. Suada Loku
[rev_slider slidertitle=”postim alsar bursat turqi” alias=”postim-alsar-bursat-turqi”]

Projekt trajnimi për imamët, cikël leksionesh në Koplik

Fondacioni Alsar, imamet

Fondacioni ALSAR dhe Diyanet-i, institucioni përgjegjës në Turqi për çështjet fetare, realizuan një projekt të përbashkët disaditor, i cili synonte të ndihmonte në përgatitjen sa më të mirë të imamëve.

Projekti i trajnimit u realizua në Koplik, me pjesëmarrjen e 25 imamëve.

Lektorë nga Turqia mbajtën gjatë gjashtë ditëve, më 20-26 nëntor, një cikël prej 30 leksionesh.

Te imamët pjesëmarrës në kursin e trajnimit u përcollën njohuri nga fusha teologjike mbi rolin dhe misionin e udhëheqësit fetar në ditët e sotme.

Leksionet u ndoqën me interes nga të pranishmit, ndjekës të vëmendshëm të dijeve të dhëna prej lektorëve.

Të kënaqur nga trajnimi, imamët e vlerësuan së tepërmi projektin, si një bashkëpunim të frytshëm mes Fondacionit ALSAR dhe Diyanet-it.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar imamet” alias=”postim-alsar-imamet”]

Qindra fëmijë të kurseve marrin çanta shkollore dhe mjete kancelarike, një projekt i mbështetur nga IHH me qendër në Holandë

Fondacioni ALSAR dhe IHH me qendër në Holandë realizuan gjatë tre ditëve të para të kësaj jave projektin e dhurimit të çantave shkollore dhe mjeteve kancelarike për ndjekësit e vegjël të kurseve fundjavore.

Në Tiranë, Kavajë, Lushnjë, Durrës, Elbasan dhe Fushë-Krujë, 470 fëmijë që ndjekin kurset etiko-moralo-besimore, për një edukim më të mirë të tyre, morën në datat 15-17 nëntor çanta shkollore, mjete kancelarike dhe libra jashtëshkollorë.

Ndjekjen dhe realizimin e projektit e ndoqën nga afër dy përfaqësues të IHH-së me qendër në Holandë.

Më 15 nëntor u bë shpërndarja e dhuratave për 40 nxënës të kursit në Mnik të Tiranës, për 50 nxënës të kursit në Momël të Kavajës, për 40 nxënës të kursit në Gërmenj po të Kavajës, dhe për 50 nxënës të kursit në Lushnjë.

Një ditë më pas, më 16 nëntor, përfitues ishin 41 nxënës të kursit në Zall-Bastar të Tiranës, 50 nxënës të kursit të Xhamisë Qendrore në Durrës, 50 nxënës të kursit në Fushë-Krujë, dhe 29 nxënës të kursit në Laprakë të Tiranës.

Sasia më e madhe e dhuratave shkollore, për 90 nxënës, u dha për kursin në Labinot-Katund të Elbasanit. Në të njëjtën ditë, më 17 nëntor, po në Labinot-Katund u shpërndanë të njëjtat dhurata dhe për 30 fëmijë ndjekës të kursit.

Projekti me mbështetjen e IHH-së me qendër në Holandë u realizua në kuadër të aktivitetit humanitar dhe arsimor të Fondacionit ALSAR. Mirërritja e fëmijëve, edukimi i tyre i duhur, mbetet një shqetësim i vazhdueshëm i ALSAR-it, që tek ta sheh të ardhmen e vendit.

IHH me qendër në Holandë dhe ALSAR bashkëpunojnë prej kohësh në realizimin e projekteve të ndryshme. Nga partneriteti i tyre frytdhënës kanë përfituar shtresa në nevojë të shoqërisë shqiptare, të vegjël e të rritur, të ndihmuar në shumë forma.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar canta shkollore 2″ alias=”postim-alsar-canta-shkollore-3″]

soap 2 day