Tag Archives: Arsimore

Fondacioni ‘ALSAR’ akordon këstin e parë të bursave për studentët e ekselencës për vitin akademik 2023-2024.

Fondacioni ‘ALSAR’ në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘IHH’ me qendër në Hollandë kanë akorduar bursa studentë të ekselencës në universitetet publike shqiptare.

Nga akordimi i këstit të parë të bursave të ekselencës për vitin akademik 2023-2024 përfituan 25 studentë të cilët morën çeqet e bursave nga vetë përfaqësuesit e organizatës humanitare ‘IHH’.

Ceremonia e akordimit të bursave u mbajtë në ambientet e fondacionit ‘ALSAR’ Fondacioni ‘ALSAR’ do të qëndrojë pranë studentëve të ekselencës për të krijuar kushtet e duhura të studimit dhe për të nxitur studentët shqiptar për të dhënë maksimumin në studime.

Rifillon mësimi i gjuhës turke për vitin shkollorë 2023-2024

Një prej projekteve arsimore të Fondacionit ALSAR, ai i kurseve të gjuhës turke, ka rinisur mësimi në fillimin e vitit të ri shkollor 2023-2024.

Kursi do t’u shërbejë djemve dhe vajzave të tij për të përvetësuar një gjuhë të huaj, për të shtuar kulturën gjuhësore, dhe për t’u krijuar mundësi për studime të mëtejshme në të ardhmen në Turqi.

Kursi do të funksionojë gjatë gjithë vitit shkollor 2023-2024 dhe do të jetë i ndarë në tre grupe, me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në bazë të nivelin të përvetësimit të gjuhës turke.

Mësimdhënia në kursin kryehet pa pagesë dhe ndiqet nga mësues të përgatitur, me metoda bashkëkohore, për t’ua bërë sa më të lehtë ndjekësve përvetësimin e turqishtes

Fondacioni ‘ALSAR’ uron nxënësit dhe mësuesit në ditën e parë të shkollës.

Dita e parë e shkollës është emocion i veçantë, është përjetim i ruajtur gjatë në kujtesë.

Një fëmijë shkëputet nga dora e prindërve dhe gjyshërve, për të dëgjuar tani e tutje, për pjesën më të madhe të vitit, mësuesin apo mësuesen.

Një nxënës më i rritur kalon në një fazë të re të shkollimit.

Rruga e dijes për disa sapo ka filluar, për të tjerë është rinisje pas disa muajve pushime.

Dëshira, përkushtimi, vullneti janë elementë e domosdoshëm që përcaktojnë ecurinë e ndjekësve të shkollës. Ëndrrat l, ambiciet dhe synimet e qarta janë nxitëset në arritjen e suksesit në arsimim.

Fondacioni ALSAR, si një mbështetës i vazhdueshëm i brezit të ri, i nxënësve dhe studentëve, i arsimimit në përgjithësi përcjell urimet më të mira në këtë ditë të parë të vitit të ri shkollor.

ALSAR uron një vit të mbarë e të suksesshëm për çdo nxënës dhe mësues!

Suksese në udhën e nxënies dhe mësimdhënjes

Pranë fëmijëve, në mbikqyrje të ecurisë së kurseve verore.

Ashtu sikurse është kthyer në traditë në Fondacionin ‘ALSAR’, edhe gjatë këtij sezoni veror në kuadër të projektit afatgjatë për edukimin e brezave të rinjë vijojnë kurset verore.
Inspektimet në klasat e kurseve verore përkatësishtë kanë vijuar në këtë javë nē Çermë (Lushnje), Zhamë (Lushnje), Vilëz (Tiranë), Arameras (Fushë-Krujë), Durrës dhe Gremenj (Kavajë).

Mësuesit për çdo kurs u transmetojnë fëmijëve njohuri mbi besimi , në një proces mësimdhënieje dinamik, që i bën ata të ndihen mirë emocionalisht që kështu të përthithin mësimin sa më mirë.

Kurset verore u krijojnë mundësinë e edukimit në kuadër zhvillimit etiko-moral shumë fëmijëve në qytete të ndryshme të vendit. Mbikqyrja e kurseve verore do vijojë në çdo klasë kursesh kudo në Shqipëri.

Projekti u mundësua në bashkëpunim me organizatën humanitare me qendër në Londër ‘Mercy to Humanity’

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 5 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-5-1″]

Shkolla verore, edukim dhe argëtim në stinë pushimi

Nëse kërkon një të përbashkët në tre shtyllat e aktivitetit të Fondacionit “ALSAR”, përkujdesin për fëmijët, sidomos për jetimët, e gjen si në aspektin humanitar, arsimor dhe kulturor.
Kujdesi për ta i përket së shkuarës, së sotmes dhe së nesërmes së fondacionit. Në formim e sipër, të brishtë, ca prej tyre dhe pa ngrohtësinë e një familjeje të plotë, nevojën për ndihmë, për kujdes, për këshillë, e kanë të qenësishme, të domosdoshme. Filiza të së ardhmes, ata duhen ushqyer me edukatën e duhur, për të mos u kthyer nesër nga shpresa në barrën e shoqërisë.
Vera është stina kur institucionet arsimore mbyllin dyert përkohësisht, koha e lirë për fëmijët bëhet shumë e madhe, e duhet administruar. Për të mos humbur çfarë është mësuar në një pjesë të mirë të vitit, por për t’i shtuar diçka dijes, edukimit.
Bashkë me kurset verore, Fondacioni “ALSAR” ka zhvilluar dhe shkollën verore ditë më parë. Ashtu si me kurset, dhe projekti i shkollave verore është i kahershëm, realizuar në vite.
Ndryshe nga kurset, shkolla verore është hapur dhe funksionon vetëm në kryeqytet. Ndjekur posaçërisht nga fëmijë jetimë, në një muaj aktivitet, aq sa do të jetë në veprim, do t’u japë mundësi atyre të mësojnë gjëra të reja apo të ngulisin në mendje gjëra të ditura mbi edukatën, etikën, moralin, besimin.
Në mënyrë të përditshme, 50 djem e vajza dëgjojnë mësimet e dy mësimdhënësve turq, të mësuesit për djemtë dhe të mësueses për vajzat, ardhur nga Turqia për shkollën verore.
Një vakt ushqim u jepet çdo ditë ndjekësve të shkollës verore. Mësimdhënia ndërthuret me argëtimin, me veprimtari dëfryese, që shkolla verore të jetë sa më tërheqëse për ta dhe fëmijët të ndiejnë gëzim në kohën e kaluar në të.
Si shpesh me projektet tona, dhe projekti i shkollës verore ka mbështetjen e një organizate të huaj partnere. Organizata partnere, HAYRAT, me qendër në Turqi, ndihmoi në realizimin e këtij projekti dobiprurës për fëmijët jetimë.

Në përfundim të shkollës verore fëmijët morën dhurata dhe çertifikata

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 5″ alias=”fondacioni-alsar-post-4-1-1-1-1-1″]

‘Fondacioni Alsar’ në kuadër të projektit ‘Libri dhurata më e çmuar’ dhuron tituj librash për shkollën ‘Kuvendi i Grecës’ Selcë-Malësi e Madhe.

Në kuadër të aktiviteteve arsimore dhe kulturore të Fondacionit ALSAR, dhe në vijim të projektit afatgjatë, “Libri, dhurata më e çmuar”, qindra tituj librash janë dhuruar për shkollën ‘Kuvendi i Grecës’ në Selcë-Malësi e Madhe.

Në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me stafin e shkollës ‘Kuvendi i Grecës’ u tregua një interes i madh nga nxënësit prezent mbi 32 titujt dhuruar.
Në përfundim të aktivitetit në Selcë, drejtori i shkollës ‘Kuvendi i Grecës’ sëbashku me stafin e Fondacionit Alsar patën një takim mbi vlerësimin e frymës bashkëpunuese aktuale por edhe në vijimin e kësaj fryme për të ardhmen.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1″]

soap 2 day