Tag Archives: Humanitare

Solidaritet human në Ramazan: Ti̇ka dhuron farëra bujqësore për familje të fëmijëve jetimë.

Në vazhdën e traditës së TIKA-s (Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim) në ndihmë të shtresave në nevojë, në katër qytete të Shqipërisë përkatësisht Tiranë, Lushnje, Divjakë dhe Fier u shpërndanë farëra bujqësore dhe plehra kimike për 50 familjet e jetimëve të suportuara prej vitesh nga ‘Fondacioni Alsar’

Farërat bujqësore të dhuruara familjeve të jetimëve janë një mundësi e mirë shfrytëzimi ekonomik për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe në rritjen e nivelit ekonomik familjar por edhe në forcimin e marrëdhenieve midis njeriut dhe tokës.

Për 50 familje jetimësh në qytetet e sipërpërmendura janë dhuruar plehra kimike dhe farëra bujqësore: misri, fasule dhe jonxhe.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, i cili ndau në momente të veçanta ndjenjat e solidaritetit me familjet në nevojë.

Ndihma e dhënë për familjet e jetimëve është shprehje e humanizmit dhe e solidaritetit në Muajin e Ramazanit ku vepra të tilla gjejnë një vend tepër të veçantë në këtë muaj.

‘Fondacioni Alsar’ shpreson dhe uron prodhimtari të begatë për familjet në nevojë që u bënë pjesë e këtij projekti.

[rev_slider slidertitle=”Shtrimi dhe dhënia e iftareve, traditë e ndjekur dhe në këtë Ramazan 1″ alias=”shtrimi-dhe-dhenia-e-iftareve-tradite-e-ndjekur-dhe-ne-kete-ramazan-1″]

Shtrimi dhe dhënia e iftareve, traditë e ndjekur dhe në këtë Ramazan

Në vijim të një tradite shumëvjeçare të Fondacionit ALSAR, ka nisur dhe në këtë Ramazan shtrimi dhe dhënia e iftareve për agjërues dhe shtresa në nevojë.

Si një aktivitet humanitar me karakter ndihmues dhe solidarizues, shtrimi i iftareve vazhdon prej disa ditësh.

Ai do të realizohet deri në fund të muajit të Ramazanit, duke u ofruar iftar 100 personave në ditë, vakte të ngrohta ushqimi për pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme.

Zhvillimi i aktivitetit është në dy forma, si shtrim iftaresh kolektive me pjesëmarrje agjëruesish pranë xhamive apo qendrave e mjediseve sociale, ose dhënie e iftarit në paketa të gatshme, për ta konsumuar pranë familjeve.

Me zhvillimin e projektit të shtrimit apo dhënies së iftareve mbështeten shtresat në nevojë, ashtu si dhe me shumë projekte të tjera humanitare përgjatë këtij muaji.

[rev_slider slidertitle=”Shtrimi dhe dhënia e iftareve, traditë e ndjekur dhe në këtë Ramazan” alias=”dite-te-solidaritetit-human-mish-adak-per-familje-jetimesh-1″]

Ditë të solidaritetit human, mish “Adak” për familje jetimësh

Fondacioni ALSAR e ka vijuar fushatën e ndihmave humanitare në muajin e Ramazanit me shpërndarjen e mishit “Adak” për familje jetimësh.

Jetimë dhe familjarë të tyre, përgjithësisht nëna, janë mbledhur në mjediset e brendshme të fondacionit për të marrë ndihmën në mish.

“Adak” është dhënë për 20 familje jetimësh. Projekti humanitar është mbështetur nga dhurues të ndryshëm.

Ditët e solidaritetit human në Ramazan karakterizohen nga veprimtari të ngjeshura humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë.

Shumë prej aktiviteteve zhvillohen në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë të ALSAR-it.

[rev_slider slidertitle=”Ditë të solidaritetit human, mish “Adak” për familje jetimësh” alias=”postim-alsar-ndihma-333-1-1-11-1-1-1-1-1-1″]

Dhurata jetimëve në Ramazan, veshmbathje për dhjetëra fëmijë

Fëmijët jetimë ishin kryefjalë e aktivitetit humanitar të zhvilluar sot, më 28 mars, në ambientet e Fondacionit ALSAR.

Në kuadër të ditëve të solidaritetit human në Ramazan dhe projekteve humanitare në realizim gjatë këtij muaji, për jetimë u shpërndanë ndihma në veshmbathje.

Një grup dhuruesish në Holandë bënë të mundur një kontribut në veshmbathje për 50 fëmijë jetimë.

Në dhënien e veshmbathjeve dhuratë fëmijëve mori pjesë si koordinator dhe përfaqësues i dhuruesve z. İsmet Yen.

Me kontributin e të njëjtëve dhurues janë shpërndarë dhe ndihma në ushqime për jetimë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma 333 1 1 11 1 1 1 1 1″ alias=”postim-alsar-ndihma-333-1-1-11-1-1-1-1-1″]

Vijon shpërndarja e pakove me ushqime, ndihmë për familje në nevojë të fshatit Vilëz

Solidariteti human i shpërfaqur më fort në Ramazan vazhdon të nxisë nisma humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë.

Përmes projektit të radhës janë shpërndarë sot në fshatin Vilëz të Tiranës ndihma në ushqime. Një sasi prej 84 pakosh me artikujt bazë ushqimorë u është dhënë familjeve në nevojë të këtij fshati.

Shpërndarjen e kësaj ndihme, që në tërësinë e saj përbëhet nga 100 pako ushqimore, 16 prej të cilave ndahen të martën për fëmijë jetimë, e mundësoi një grup dhuruesish në Holandë.

Një përfaqësues i tyre, organizues dhe koordinues, z. İsmet Yen, ishte i pranishëm në veprimtarinë shpërndarëse.

Bashkëpunime të tilla të natyrës humanitare janë të zakonshme në përditshmërinë e Fondacionit ALSAR, veçanërisht gjatë këtij muaji, kur dhënia e ndihmës për nevojtarët ka intensitet të shtuar.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma 333 1 1 11 1 1 1 1″ alias=”postim-alsar-ndihma-333-1-1-11-1-1-1-1″]

Aktivitet humanitar në Shkodër, ndihma për invalidët

Ndër veprimtaritë humanitare të së shtunës, më 25 mars, një iu kushtua invalidëve në qytetin e Shkodrës, edhe më herët të ndihmuar nga Fondacioni ALSAR.

Për paraplegjikë dhe tetraplegjikë u shpërndanë 50 pako me ndihma, artikuj ushqimorë të nevojshëm për çdo familje.

Veprimtaria pati mbështetjen e WEFA-s, organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani, kontribuese në organizimin e disa aktiviteteve humanitare gjatë këtyre ditëve.

Me kontributin e saj u shpërndanë në tërësi 200 pako ushqimore, në Klos, Tiranë dhe Shkodër.

Aktivitetet u zhvilluan në kuadër të projekteve humanitare në Ramazan, në ditë të solidaritetit human me shtresat në nevojë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma 333 1 1 11 1 1 1″ alias=”postim-alsar-ndihma-333-1-1-11-1-1-1″]

soap 2 day