Tag Archives: Humanitare

Ditë solidariteti, Lidhja e Hoxhallarëve u vjen në ndihmë imamëve

Lidhja e Hoxhallarëve, një organizëm i mirënjohur në mesin e besimtarëve muslimanë, ka shpërndarë ndihma ushqimore në disa qytete për imamët.

Në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR, pakot me ushqime u shpërndanë për imamë në Tiranë, Elbasan, Dibër, Bulqizë dhe Malësi të Madhe.

Një veprimtari humanitare e kushtuar ditëve të solidaritetit human në Ramazan, gjatë së cilave bëhet më e dukshme dhe më e fortë ndjenja e vëllazërisë njerëzore.

Si ndihmë u shpërnda një sasi prej rreth 250 pakosh me artikuj ushqimorë.

Qindra dhe mijëra njerëz ndihmohen në këto ditë, që çdokush ta përjetojë begatinë dhe gëzimin e sjellë nga ky muaj i madhëruar.

Fondacioni ALSAR e ka bërë traditë prej kohësh organizimin dhe zhvillimin e këtyre veprimtarive humanitare në kuadër të Ramazanit.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar imamet 1 1 1″ alias=”postim-alsar-44-1-1-1″]

Kontribut humanitar në ditë Ramazani nga IHH me qendër në Belgjikë

Vargut të kontribuesve me ndihma në ditët e solidaritetit human në Ramazan i është bashkuar dhe IHH me qendër në Belgjikë.

Ngjashëm me kontribues të tjerë, IHH me qendër në Belgjikë, në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR, ka shpërndarë pako me ushqime, ka ndihmuar jetimë dhe ka shtruar iftar.

Për banorë të fshatit Çetë të Kavajës, për familje në nevojë, janë dhënë 80 pako me artikujt më të nevojshëm ushqimorë.

Në ambientet e Fondacionit ALSAR u janë shpërndarë 10 pako të tjera fëmijëve jetimë, të ndihmuar gjithashtu me çeqet e ndihmës periodike financiare, si dhe me veshmbathje.

IHH me qendër në Belgjikë mbështeti dhe shtrimin e një iftari në Elbasan për 100 persona.

Ditët e solidaritetit human janë të mbushura me veprimtari të shumta humanitare, të organizuara nga Fondacioni ALSAR dhe të mbështetura përgjithësisht nga partnerë ndërkombëtarë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar 44 1 1″ alias=”postim-alsar-44-1-1″]

Organizata e Bamirësisë Islame, me qendër në Kuvajt, u dhuron fëmijëve jetimë veshmbathje për Bajram

Me afrimin e Bajramit, festës së madhe pas një muaji agjërim dhe adhurim të shtuar, fëmijët janë të parët që meritojnë të gëzohen.

Për t’ua shtuar buzëqeshjen, për t’i lumtuar fëmijët, ka menduar dhe Organizata e Bamirësisë Islame, me qendër në Kuvajt, e cila u ka dhuruar veshmbathje fëmijëve jetimë nën përkujdesin e Fondacionit ALSAR.

Shpërndarja është bërë në ambientet e brendshme të fondacionit, për 100 fëmijë jetimë. Në një atmosferë feste, çdonjë prej tyre ka marrë dhuratën në veshje.

Aktiviteti bamirës kushtuar jetimëve është në vazhdën e veprimtarive të shumta humanitare të zhvilluara gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit.

Fëmijëve jetimë u është dhënë vëmendje e veçantë në ditët e solidaritetit human, ashtu si ngaherë. ALSAR-i është si një strehë për ta!

[rev_slider slidertitle=”postim alsar 44 1″ alias=”postim-alsar-tika-44-1″]

Zgjerohet harta e shpërndarjes së ndihmave të TİKA-s në Ramazan

Ndihma e dhënë në ditët e solidaritetit human përgjatë Ramazanit nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) ka mbërritur në qytete të tjera, te të tjerë nevojtarë.

Në dy ditët e shkuara, më 28 dhe 29 prill, shpërndarja është bërë në Pogradec, Korçë, Lushnjë, Fier, Ballsh dhe Vlorë.

Për jetimë, për familjet e tyre dhe për nevojtarë, në Pogradec dhe Korçë u shpërndanë 170 pako me artikuj ushqimorë.

Një ditë më pas, një sasi prej 200 pakosh u shpërnda në Lushnjë, Fier, Ballsh dhe Vlorë.

Organizimi dhe shpërndarja e këtyre ndihmave, ashtu si më herët, u bë në bashkëveprim me Fondacionin ALSAR, si gjenerues i energjisë së nevojshme për realizimin e dhjetëra projekteve humanitare gjatë këtij muaji, si ideues dhe zhvillues i shumë e shumë veprimtarive në ndihmë të shtresave në nevojë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar tika 44″ alias=”postim-alsar-ihh-holande-11-1-1″]

Ndihma në ushqime, pakot e IHH-së, me qendër në Holandë, u shpërndahen nevojtarëve

Aksionin humanitar të shpërndarjes së ndihmave ushqimore, të nisur që para Ramazanit, IHH me qendër në Holandë e vazhdoi gjatë kësaj jave.

Një sasi prej 350 pakosh u shpërnda për familje në nevojë në Elbasan, Fushë-Krujë dhe Tiranë.

Për nevojtarë të Elbasanit u dhanë 150 pako me ushqime, në Fushë-Krujë ndihma e dhënë përbëhej nga 100 pako, dhe po kaq pako, 100, u shpërndanë në Mënik të Tiranës.

IHH me qendër në Holandë do të shpërndante dhe në prag të Ramazanit 150 pako me ndihma ushqimore në Klos. Kështu, në tërësi, kontingjenti i ndihmës ushqimore të shpërndarë nga ky organizëm ndihme gjatë këtij Ramazani ishte 500 pako.

Organizimi dhe shpërndarja e ndihmave u bë në bashkërendim dhe bashkëveprim me Fondacionin ALSAR, që kujdesin për shtresat në nevojë e ka parësor në punën e tij. Ndihma për nevojtarët u dha në kuadër të ditëve të solidaritetit human.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar IHH Holande 11 1″ alias=”postim-alsar-ihh-holande-11-1″]

IHH me qendër në Holandë mbështet shtrimin e iftareve

Traditë e kahershme e Fondacionit ALSAR, e forcuar dhe pasuruar me kalimin e viteve, shtrimi i iftareve po mbështetet dhe këtë Ramazan nga shoqata dhe organizata të ndryshme ndihme.

Për katër ditë me radhë, me kontributin e IHH-së me qendër në Holandë janë shtruar iftare në Elbasan, Cërrik dhe Tiranë.

Në këto iftare të javës së fundit të muajit të madhëruar, ushqim është dhënë për 500 persona, banorë të zonave, besimtarë dhe nevojtarë.

Shtrimin e iftareve e ka ndjekur një përfaqësues i IHH-së, i ardhur së bashku me ndihmat. Të pranishëm në iftare kanë qenë dhe drejtues e punonjës të Fondacionit ALSAR, të angazhuar me organizimin e tyre.

I gjithë ky aktivitet u zhvillua në kuadër të ditëve të solidaritetit human përgjatë Ramazanit, të karakterizuara nga realizime projektesh të shumta në ndihmë të shtresave në nevojë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar IHH Holande 11″ alias=”postim-alsar-ihh-holande-11″]

soap 2 day