Tag Archives: Humanitare

Në ditët e solidaritetit human në Ramazan kontribuojnë me ndihma dhe sindikatat turke

Karvanit të kontribuesve me ndihma përgjatë muajit të Ramazanit iu bashkuan dhe sindikata turke, që në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR shpërndanë pako me ushqime për njerëz në nevojë.

Ndihmat në ushqime nga konfederata sindikale turke HAK-İŞ dhe nga sindikata Hizmet-İş u shpërndanë në Lushnjë.

Sasia e dhuruar për nevojtarë, njerëz dhe familje në nevojë, ishte 150 pako ushqimore; një kontribut domethënës në këto ditë të veçanta.

Ndihma e dhënë prej këtyre sindikatave është veç një pjesëz e kontributit humanitar të institucioneve dhe organizmave turke për shtresat në nevojë të shoqërisë shqiptare gjatë Ramazanit.

Ditët e solidaritetit human janë të mbushura me veprimtari të shumta humanitare, të organizuar nga Fondacioni ALSAR dhe të mbështetura nga partnerë dhe bashkëpunëtorë ndërkombëtarë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ramazan22″ alias=”postim-alsar-kuvajti-1″]

Ndihma nga Kuvajti në Ramazan për njerëz në nevojë në Berat dhe Poliçan

Ndërsa ditëve të muajit të madhëruar të Ramazanit po u afrohet fundi dhe atmosfera bëhet akoma më festive, aktivitetet humanitare nuk kanë të ndalur.

Të mërkurën, më 27 prill, u bë shpërndarja e pakove ushqimore në Berat dhe Poliçan, një kontribut humanitar kuvajtian.

Nën kujdesin e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve dhe Ambasadës së Shtetit të Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë, dhe në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR, për njerëz dhe familje në nevojë u dhanë 150 pako, me artikujt më bazë ushqimorë.

Nevojtarëve në Berat iu shpërndanë 100 pako; 50 të tjerat ishin ndihmë për banorë të Poliçanit.

I gjithë aktiviteti humanitar i këtij muaji, në bashkëpunime të Fondacionit ALSAR me institucione dhe organizma partnere, është në kuadër të ditëve të solidaritetit human në Ramazan, teksa mijëra njerëzve u vihet në ndihmë, për shumë e shumë qytetarë shtrohen iftare, dhe mijëra jetimë i gëzohen përkrahjes së shtuar.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar kuvajti” alias=”postim-alsar-ihh-holande-1″]

Veshmbathje për jetimët, dhuruar nga IHH me qendër në Holandë

Fëmijët jetimë nën përkujdesin e Fondacionit ALSAR janë në qendër të vëmendjes në aktivitetet humanitare të zhvilluara përgjatë këtij muaji.

Shumë prej tyre janë ndihmuar në disa forma, me ushqime, me veshmbathje, dhe financiarisht, siguruar nëpërmjet bashkëpunimeve të ndryshme.

Me një projekt humanitar po i ndihmon ata dhe IHH me qendër në Holandë, e mirënjohur për kontribute të ngjashme dhe në periudha të tjera të vitit.

Ndihma e dhënë në fillim të kësaj jave ishte për 100 fëmijë jetimë, të gëzuar me veshje të reja, të cilat patën mundësi t’i përzgjedhin dhe vetë në qendrat tregtare.

Muajin e Ramazanit e karakterizon në Fondacionin ALSAR një veprimtari e gjerë humanitare në kuadër të ditëve të solidaritetit human.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar IHH Holande” alias=”postim-alsar-ramazan-vilez-1″]

Tryeza e iftarit të përbashkët shtrohet në Vilëz

Në traditën e shtrimit të iftareve në Ramazan, një i tillë mblodhi mbrëmjen e së shtunës dhjetëra banorë në fshatin Vilëz, të njësisë administrative Zall-Bastar.

Ashtu si në ditët dhe javët e kaluara, iftari u shtrua si një organizim i përbashkët i Fondacionit ALSAR dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA).

Pjesëmarrësit në iftar, banorë, besimtarë dhe nevojtarë, shijuan ushqimin dhe ndanë përvojat e tyre në këto ditë agjërimi, sakrifice dhe adhurimi.

TİKA po mbështet gjatë Ramazanit një seri veprimtarish humanitare, përgjithësisht të shpërndarjes së ndihmave humanitare dhe të shtrimit të iftareve.

Fondacioni ALSAR ka krijuar një traditë, të nisur që në fillimet e tij, të shtrimit të iftareve. Kjo traditë pasurohet dhe forcohet me kalimin e viteve, dhe një kontribut të çmuar për këtë jep dhe TİKA me mbështetjen e saj.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ramazan vilez” alias=”postim-alsar-ramazan-12″]

Ditët e solidaritetit human në Ramazan: familje në nevojë të Roskovecit marrin pako me ushqime, ndihmë turke nga Bashkia e Bağcılar-it

Një veprimtari humanitare e së premtes së 22 prillit ishte dhe shpërndarja e ndihmave ushqimore në Roskovec.

Pakot me artikuj ushqimorë ishin dhuratë e Bashkisë Bağcilar në Stamboll, shpërndarë nëpërmjet një organizimi të përbashkët me Fondacionin ALSAR.

Për familjet në nevojë të Roskovecit u shpërnda një sasi prej 100 pakosh me ushqime, si realizim i projektit të ushqimeve në Ramazan.

Ditët e solidariteti human gjatë Ramazanit janë të mbushura me veprimtari të ngjashme humanitare, përmes së cilave u vihet në ndihmë njerëzve më në nevojë.

Shumë prej këtyre veprimtarive janë  realizime projektesh në ndërveprim mes Fondacionit ALSAR dhe shoqatave, organizatave dhe fondacioneve partnere, apo institucioneve të ndryshme ndërkombëtare.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ramazan” alias=”postim-alsar-tika-1″]

Vijon shpërndarja e kontingjentit të ndihmave nga TİKA

Fondacioni ALSAR dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) vazhdojnë shpërndarjen e ndihmave ushqimore në qytete dhe lokalitete të ndryshme të vendit në muajin e madhëruar të Ramazanit.

Projekti i shpërndarjes së pakove me ushqime për jetimë dhe familjet e tyre, për nevojtarët, po realizohet ditë pas dite, ndërsa ndihma mbërrin aty ku nevojat janë të mëdha.

Të premten, më 22 prill, u shpërndanë 160 pako me ushqime në Fushë-Krujë, Mamuras dhe Lezhë. Ndihma u prit krahëhapur nga banorë në nevojë, falënderues për atë që morën.

Shpërndarja e këtij kontingjenti ndihmash ushqimore bëhet në kuadër të ditëve të solidaritetit human në Ramazan.

Ky është vetëm një prej projekteve të përbashkëta humanitare që Fondacioni ALSAR realizon në këtë muaj, duke u ardhur në ndhmë mijëra nevojtarëve.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar tika” alias=”postim-alsar-ftika-221″]

soap 2 day