Category Page: Arsimore

    Shpërndahen çanta dhe mjete mësimore për nxënës në Kukës

    Projekti i tretë i realizuar në qarkun e Kukësit në të premten e fundit të janarit u dedikohej sërish nxënësve të dy shkollave publike.

    Një aktivitet humanitaro-arsimor, ai do të zhvillohej në shkollat “Përbreg” dhe “Elmaz Ademi”.

    Për nxënësit e këtyre shkollave u dhuruan 100 çanta, shpërndarë 50 në njërën shkollë e 50 në tjetrën. Bashkë me çantat, nxënësit morën dhe mjete të tjera mësimore.

    Shpërndarjen e bënë punonjës të Fondacionit ALSAR, pritur me dashuri dhe të falënderuar për ndihmën e dhënë.

    Dhurimi i çantave dhe mjeteve shkollore është një prej projekteve të realizuara në mënyrë të vazhdueshme nga ALSAR për t’i ardhur në ndihmë brezit të ri në rrugën e dijes.

    [rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma arsimore kukes 1 1″ alias=”postim-alsar-ndihma-kukes-1-1″]

    Dhuratë e veçantë për studentët, pako me libra

    E marta ishte e mbushur me aktivitete humanitare në ndihmë të jetimëve, por ajo pati dhe një veprimtari të veçantë.

    Studentë të shkëlqyer të universitetit publik morën dhuratë pako me libra, botime të Fondacionit ALSAR.

    Shpërndarja u krye në sallën e konferencave të fondacionit, në praninë e përfaqësuesve të entit dhurues.

    Pakot përmbanin tituj të ndryshëm të Botimeve ALSAR, dhuruar 25 studentëve, vajza e djem në ecje në rrugën e dijes.

    Një ndihmë e çmueshme për këta studentë, që të tashmen e tyre e kanë të lidhur pikërisht me librin. Të tematikave të ndryshme, librat paraqesin interes për lexim dhe do t’u pasurojnë njohuritë studentëve.

    [rev_slider slidertitle=”postim alsar dhurate libra” alias=”postim-alsar-veshmbathje-per-jetimet-1″]

    Përzgjidhen përfitues të bursave të studimit për vitin akademik 2022-2023, studentë ekselentë të universiteteve publike

    Fondacioni ALSAR ka zhvilluar në ditët e para të kësaj jave procesin përzgjedhës të studentëve që do t’u jepen bursa studimi për vitin akademik 2022-2023.

    Në shqyrtim u morën dosjet e aplikantëve, ndërsa vetë ata dolën para komisionit përzgjedhës. Vlerësime u dhanë për notat e tyre të larta dhe paraqitjen e mirë gjatë marrjes në pyetje.

    Si aplikues ishin studentë ekselentë të universiteteve publike në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër dhe Korçë. Rezultatet e procesit përzgjedhës qenë brenda pritshmërive.

    Komisioni bëri vlerësimet e duhura, shpalli konkluzionet, dhe renditi emrat fitues të bursave të studimit.

    Ky është kontingjenti i dytë i përfituesve të bursave të studimit të dhëna nga Fondacioni ALSAR. Për një kontingjent tjetër studentësh është dhënë në shtator një këst i bursave të ekselencës.

    Projekti i dhënies së bursave të studimit për studentë të shkëlqyer të universiteteve publike të vendit po mbush dekadën. Qindra ndjekës së shkollës së lartë kanë përfituar nga projekti, të ndihmuar në këtë mënyrë për t’i përfunduar me sukses studimet.

    Në vijim janë emrat e fituesve të programit të bursave të ekselencës për vitin akademik 2022-2023:

    1. Alba Jaupllari
    2. Alketa Duraku
    3. Anisa Tahiri
    4. Anjeza Qahja
    5. Belkisa Dervishi
    6. Besart Maçi
    7. Bleona Sejdini
    8. Denada Bozha
    9. Dregisa Shehi
    10. Dritana Hida
    11. Egzon Lame
    12. Eliesa Bashvogli
    13. Elisabeta Jaupi
    14. Elmira Alushaj
    15. Eneo Doçi
    16. Eni Shtjefni
    17. Erjane Muhadri
    18. Ertil Bajaj
    19. Esi Muska
    20. Esmeralda Metko
    21. Fatjona Vata
    22. Gresilda Blloshmi
    23. Jani Nini
    24. Jona Haxhiaj
    25. Jonida Kanushi
    26. Jusra Loku
    27. Kadrije Duraku
    28. Klaudia Gjini
    29. Klejda Llupo
    30. Kostandin Boçi
    31. Megi Hebibasi
    32. Megi Lame
    33. Mihrie Muhametaj
    34. Njazi Meshau
    35. Nosiana Burnazi
    36. Oleandra Iskurti
    37. Ornela Elezaj
    38. Qazim Osmani
    39. Redjana Dërka
    40. Regis Shyti
    41. Sabrid Ulqinaku
    42. Sara Basha
    43. Sefeda Lazaj
    44. Seid Kasneci
    45. Silvia Sanxhaku
    46. Sonja Ballkoçi
    47. Zarife Hasanllari
    [rev_slider slidertitle=”postim alsar bursat 111″ alias=”postim-alsar-librat-stamboll-1-1-1″]

    Në Kukës nis sërish kursi i gjuhës turke

    Një prej projekteve arsimore të Fondacionit ALSAR, ai i kurseve të gjuhës turke, ka rinisur zbatimin në qytetin e Kukësit me fillimin e vitit të ri shkollor.

    Kursi do t’u shërbejë djemve dhe vajzave të Kukësit e rrethinave të tij për të përvetësuar një gjuhë të huaj, për të shtuar kulturën gjuhësore, dhe për t’u krijuar mundësi për studime të mëtejshme në të ardhmen në Turqi.

    Kursi do të funksionojë gjatë gjithë vitit shkollor 2022-2023 dhe do të jetë i ndarë në tre grupe, me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

    Mësimdhënia në kursin pa pagesë bëhet nga mësues të përgatitur, me metoda bashkëkohore, për t’ua bërë sa më të lehtë ndjekësve përvetësimin e lëndës.

    Projekti i realizuar në bashkëpunim me bashkinë e qytetit është në kornizat e përmbushjes së misionit të Fondacionit ALSAR në fushën e arsimit, për t’u ardhur në ndihmë nxënësve dhe studentëve në rrugën e dijes.

    [rev_slider slidertitle=”postim alsar kursi gjuhes kukes” alias=”postim-alsar-studiusi-palestina-alsar-1-1-1-1-1-1″]

    Shkollës “Sami Kalasa” i dhurohet bazë materiale didaktike

    Në kuadër të aktivitetit të tij arsimor dhe humanitar, si dhe të projekteve për përmirësimin e infrastrukturave shkollore e të ardhjes në ndihmë nxënësve të shkollave publike, Fondacioni ALSAR organizoi këtë të premte, më 4 nëntor 2022, dhurimin e disa materialeve didaktike për shkollën 9-vjeçare “Sami Kalasa” në Petrelë.

    Projekti i realizuar përmbante dhurimin e pesë kompjuterave, të një printeri dhe fotokopjeje, të një pajisjeje grirëse letrash, të tetë karrigeve për mësuesit, të një tavolinë zyre dhe një mbajtëse rrobash.

    Materialet e dhuruara iu dorëzuan drejtuesve të kësaj shkolle nga punonjës të Fondacionit ALSAR.

    Mirënjohës për ndihmën, marrësit e materialeve didaktike shprehën falënderimet për institucionin dhurues.

    Aktiviteti e kishte nxitjen nga një kërkesë e Njësisë Administrative Petrelë, së cilës Fondacioni ALSAR iu përgjigj pozitivisht.

    [rev_slider slidertitle=”postim alsar botimet alsar 1 1 1 1″ alias=”postim-alsar-botimet-alsar-1-1-1-1″]

    Me mbështetjen e HAYRAT-it, shpërndahen çanta dhe mjete shkollore

    Në kuadër të aktivitetit humanitar dhe arsimor të Fondacionit ALSAR, dhe me përkushtimin për t’i ndihmuar të vegjlit dhe të rinjtë në rrugën e dijes, janë shpërndarë çanta dhe mjete shkollore për nxënës në Lushnjë dhe në Tiranë.

    Veprimtaria është zhvilluar në bashkëpunim me HAYRAT-in, me qendër në Turqi, e me dy përfaqësues të tij të pranishëm dhe aktivë përgjatë shpërndarjes.

    Në fazën e parë të projektit janë shpërndarë 60 çanta, të dhëna në Lushnjë për nxënës në nevojë për ndihmë dhe në Tiranë për fëmijë jetimë.

    Projekti parashikon shpërndarjen tërësore të 200 çantave, si dhe të mjeteve shkollore, gjer në realizimin e plotë.

    Dhurimi i çantave dhe mjeteve shkollore për nxënës të shkollave të ndryshme të vendit ka një vazhdimësi disavjeçare. Projektet për shpërndarjen e tyre kanë patur mbështetjen e organizatave partnere të ALSAR-it.

    [rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihme 1lushnje canta” alias=”postim-alsar-ndihme-1lushnje-canta”]