Category Page: Arsimore

Nisen nxënës për ndjekjen e shkollës së mesme në Turqi

Me urimin për udhëtim dhe shkollim të mbarë janë përcjellë për në Turqi nxënës të cilët kanë fituar të drejtën për ta vijuar atje ndjekjen e shkollës së mesme.

Të përcjellë nga prindër dhe të afërm, ata janë nisur drejt një vendi ku do ta ndiejnë menjëherë mikpritjen dhe do ta kenë të lehtë përshtatjen.

Të ndihmuar nga Fondacioni ALSAR në procesin e aplikimit, të rinjtë dhe të rejat do të fillojnë një udhëtim të ri në fushën e dijes në një rrugë të shkelur nga shumë të tjerë para tyre.

Të mirënjohura për standardet e larta, institucionet arsimore turke janë prej dekadash zgjedhje e parë për një numër të madh nxënësish dhe studentësh shqiptarë.

Shkollimi dhe formimi i duhur i brezit të ri është një prej përparësive të Fondacionit ALSAR në fushën e aktivitetit të tij arsimor. ALSAR ka një kontribut të qenësishëm në dërgimin e qindra të rinjve në shkollat dhe universitetet në Turqi.

Bursa ekselence dhe kompjutera për studentët, IHH me qendër në Holandë e mbështet projektin

Fondacioni ALSAR nuk resht së ndihmuari brezin e ri në udhën e dijes. E bën këtë nëpërmjet projekteve të ndryshme dhe në bashkëpunim me partnerët. Projektet shpeshtohen, marrin më tepër vrull, me nisjen e vitit të ri shkollor dhe akademik.

Dhënia e bursave të ekselencës është një prej projekteve arsimore të realizuara vit pas viti, për t’u ardhur në ndihmë studentëve të shkëlqyer, për t’i nxitur të përkushtohen më tepër në përgatitjen e tyre universitare.

Projekti ka nisur të realizohet dhe për vitin akademik 2022-2023. Në ambientet e Fondacionit ALSAR është dhënë të shtunën, më 17 shtator, kësti i parë i 32 bursave të ekselencës.

Studentë të degëve të ndryshme të Universitetit të Tiranës e kanë marrë këstin në praninë e z. Hüseyin Gündüz, i ardhur si përfaqësues i institucionit mbështetës të projektit të ndihmës me bursë, IHH-së me qendër në Holandë.

Krahas bursave të ekselencës, u dhuruan dhe gjashtë kompjutera portativë; një tjetër ndihmë e vlefshme për studentët.

Përfituesit shprehën mirënjohjen për mbështetjen e treguar për ta dhe për ndihmën konkrete, të obliguar akoma më tepër tani për të patur rezultate sa më të larta në ndjekjen e studimeve.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar bursat 1″ alias=”postim-alsar-ndihma-jetimet-1-1″]

Nxënësve në shkollat e Elbasanit u dhurohen çanta dhe mjete kancelarike

Me ardhjen e shtatorit dhe fillimin e vitit të ri shkollor, është praktikë e zakonshme e Fondacionit ALSAR dhurimi i çantave dhe mjeteve kancelarike për nxënës anembanë vendit.

Projektet për dhurimin e çantave të shkollës realizohen në bashkëpunim me organizata partnere, mbështetëse të tyre.

Një veprimtari e tillë në kuadër të aktivitetit humanitar dhe arsimor u krye këtë të premte në shkolla të Elbasanit. Qindra nxënës ua pajisën me çanta dhe mjete kancelarike, aq të nevojshme për ndjekjen normale të procesit mësimor.

Me mbështetjen e IHH-së me qendër në Holandë, u dhuruan 650 çanta shkollore. Ato dhe mjete të tjera kancelarike iu dhanë 260 nxënësve në shkollën 9-vjeçare “Musa Bica” në Griqan.

Shpërndarja u bë po ashtu për 320 nxënës të shkollës së mesme të bashkuar “11 Dëshmorët” në Labinot-Katund. Pjesa e mbetur u dhurua për nxënës të tjerë, në nevojë për ndihmë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma jetimet 1″ alias=”postim-alsar-ndihma-jetimet-1″]

Pranë fëmijëve, duke parë ecurinë e kurseve verore

Të hapura si për çdo vit, në kuadër të një projekti afatgjatë për mirërritjen e brezit të ri, kurset verore të mësim-besimit janë vëzhguar nga afër nga punonjës të Fondacionit ALSAR.

Vëmendja është përqendruar në ecurinë e tyre, në efikasitetin e mësimeve të dhëna. Inspektimi është bërë në tetë kurset, të ndjekura nga fëmijë të moshës nga 8 në 15 vjeç.

Ndryshe nga shkolla verore, e hapur vetëm në kryeqytet dhe për një numër më të kufizuar ndjekësish, kurset verore u krijojnë mundësinë e edukimit etiko-moral shumë fëmijëve në qytete të ndryshme të vendit.

Mësuesit për çdo kurs u japin fëmijëve njohuri besimi, në një proces mësimdhënieje jo të ngurtë, që i bën ata të ndihen mirë e të përthithin mësimin.

Vëzhgimi i ecurisë ndihmon në shmangien e të metave të mundshme dhe në përsosjen e aktivitetit, që tradita e kurseve verore të vijojë dhe të përfshijë sa më tepër fëmijë.

Këtë veprimtari verore të përvitshme e mbështesin partnerë të huaj të Fondacionit ALSAR, me kontribut të qenësishëm në mbarëvajtjen e tij.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar kurse verore” alias=”postim-alsar-bursat-e-ekselences-1″]

Bursat e ekselencës, u jepet studentëve kësti i dytë

Në vijim të mbështetjes që Fondacioni ALSAR jep për arsimimin e brezit të ri, në kuadër të aktivitetit të tij arsimor, studentë të ekselencës kanë marrë këstin e dytë të bursave për vitin akademik 2021-2002.

Dhënia e këstit është bërë në ambientet e Fondacionit ALSAR, në praninë e një numri të konsiderueshëm studentësh.

Bursat e ekselencës u janë akorduar studentëve të shkëlqyer të degëve të ndryshme të Universitetit të Tiranës, shpërndarë fillimisht muaj më parë me një ceremoni.

Projekti i akordimit të bursave të ekselencës ka një vazhdimësi shumëvjeçare. Dhjetëra studentë përfitojnë prej tij në çdo vit akademik; rreth 1000 studentëve u është akorduar kjo bursë në tetë vitet e realizimit të projektit.

Një proces vlerësimi i paraprin gjithmonë akordimit të bursave të ekselencës, për përzgjedhjen e duhur të studentëve përfitues. Fondacioni ALSAR e çmon akordimin e bursave si një projekt mjaft të rëndësishëm në lëmin e arsimit.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar bursat e ekselences” alias=”postim-alsar-hayrat-1-1″]

Fëmijët marrin certifikata dhe dhurata në mbarim të shkollës verore

Pas javësh të kaluara gëzueshëm në shoqërinë e njëri-tjetrit, në mësim dhe zbavitje, fëmijët të cilët ndoqën shkollën verore përgjatë korrikut u mblodhën në ambientet e Fondacionit ALSAR për të marrë certifikatat përkatëse dhe dhuratat e përgatitura për ta.

Pjesëmarrës në aktivitetin e zhvilluar ishin dhe miq nga Turqia, përfaqësues të HAYRAT-it, mbështetësit të projektit të shkollës verore.

Pas fjalëve të rastit u shpërndanë certifikatat për fëmijët, të përgëzuar për ndjekjen e shkollës verore. Çdonjërit prej tyre iu dhurua dhe një Kur’an me penë dixhitale.

Shkolla verore është një prej projekteve të përvitshme të Fondacionit ALSAR, prej nga fëmijët marrin dije të nevojshme të karakterit edukativ dhe besimor.

Shkollën e kësaj vere e ndoqën 40 fëmijë jetimë në kryeqytet, për të cilët fondacioni kujdeset në mënyrë të vazhdueshme.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar hayrat 1″ alias=”postim-alsar-ceremonia-1″]

soap 2 day