Category Page: Arsimore

‘ALSAR’ dhuron kompjutera dhe pajisje e mjete didaktike për institucionet e edukimit parashkollor të qytetit të Kukësit.

Në kuadër të projektit për dhurimin e pajisjeve dhe mjeteve didaktike për institucionet e edukimit parashkollorë, “Fondacioni ALSAR” dhuron 12 kompjutera desktop, 1 printer dhe mjete didaktike e kancelarike për institucionet e edukimit parashkollorë në qytetitn e Kukësit.

Projekti u mundësua në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘WEFA’ me qendër në Gjermani.

“Fondacioni ALSAR” vijon mbështetjen e vazhdueshme për krijimin e kushteve dhe infrastrukturës arsimore për institucionet publike të arsimit

Shpërndahen çanta dhe mjete kancelarike për nxënës në Peshkopi.

Projekti i realizur në zonënën e Peshkopisë në këtë të dielë më 8 tetor 2023 u dedikohej ekskluzivisht nxënësve të shkollave 9 vjeçare të fshatit Dovolan dhe Tomin.

Nxënësit e këtyre dy shkollave përfituan çanta dhe mjete kancelarike të dhuruara nga fondacioni ‘ALSAR’ në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘IHHNL’ me qendër në Hollandë.

Në total u shpërndanë 270 çanta dhe mjete mësimore, përkatësisht 70 çanta në shkollën 9 vjeçare në Dovolan dhe 200 çanta në shkollën 9 vjeçare në Tomin.

Dhurimi i çantave dhe mjeteve shkollore është një prej projekteve të realizuara në mënyrë të vazhdueshme nga ALSAR për t’i ardhur në ndihmë brezit të ri në rrugën e dijes

Fondacioni ‘ALSAR’ akordon këstin e parë të bursave për studentët e ekselencës për vitin akademik 2023-2024.

Fondacioni ‘ALSAR’ në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘IHH’ me qendër në Hollandë kanë akorduar bursa studentë të ekselencës në universitetet publike shqiptare.

Nga akordimi i këstit të parë të bursave të ekselencës për vitin akademik 2023-2024 përfituan 25 studentë të cilët morën çeqet e bursave nga vetë përfaqësuesit e organizatës humanitare ‘IHH’.

Ceremonia e akordimit të bursave u mbajtë në ambientet e fondacionit ‘ALSAR’ Fondacioni ‘ALSAR’ do të qëndrojë pranë studentëve të ekselencës për të krijuar kushtet e duhura të studimit dhe për të nxitur studentët shqiptar për të dhënë maksimumin në studime.

Rifillon mësimi i gjuhës turke për vitin shkollorë 2023-2024

Një prej projekteve arsimore të Fondacionit ALSAR, ai i kurseve të gjuhës turke, ka rinisur mësimi në fillimin e vitit të ri shkollor 2023-2024.

Kursi do t’u shërbejë djemve dhe vajzave të tij për të përvetësuar një gjuhë të huaj, për të shtuar kulturën gjuhësore, dhe për t’u krijuar mundësi për studime të mëtejshme në të ardhmen në Turqi.

Kursi do të funksionojë gjatë gjithë vitit shkollor 2023-2024 dhe do të jetë i ndarë në tre grupe, me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në bazë të nivelin të përvetësimit të gjuhës turke.

Mësimdhënia në kursin kryehet pa pagesë dhe ndiqet nga mësues të përgatitur, me metoda bashkëkohore, për t’ua bërë sa më të lehtë ndjekësve përvetësimin e turqishtes

Fondacioni ‘ALSAR’ uron nxënësit dhe mësuesit në ditën e parë të shkollës.

Dita e parë e shkollës është emocion i veçantë, është përjetim i ruajtur gjatë në kujtesë.

Një fëmijë shkëputet nga dora e prindërve dhe gjyshërve, për të dëgjuar tani e tutje, për pjesën më të madhe të vitit, mësuesin apo mësuesen.

Një nxënës më i rritur kalon në një fazë të re të shkollimit.

Rruga e dijes për disa sapo ka filluar, për të tjerë është rinisje pas disa muajve pushime.

Dëshira, përkushtimi, vullneti janë elementë e domosdoshëm që përcaktojnë ecurinë e ndjekësve të shkollës. Ëndrrat l, ambiciet dhe synimet e qarta janë nxitëset në arritjen e suksesit në arsimim.

Fondacioni ALSAR, si një mbështetës i vazhdueshëm i brezit të ri, i nxënësve dhe studentëve, i arsimimit në përgjithësi përcjell urimet më të mira në këtë ditë të parë të vitit të ri shkollor.

ALSAR uron një vit të mbarë e të suksesshëm për çdo nxënës dhe mësues!

Suksese në udhën e nxënies dhe mësimdhënjes

Pranë fëmijëve, në mbikqyrje të ecurisë së kurseve verore.

Ashtu sikurse është kthyer në traditë në Fondacionin ‘ALSAR’, edhe gjatë këtij sezoni veror në kuadër të projektit afatgjatë për edukimin e brezave të rinjë vijojnë kurset verore.
Inspektimet në klasat e kurseve verore përkatësishtë kanë vijuar në këtë javë nē Çermë (Lushnje), Zhamë (Lushnje), Vilëz (Tiranë), Arameras (Fushë-Krujë), Durrës dhe Gremenj (Kavajë).

Mësuesit për çdo kurs u transmetojnë fëmijëve njohuri mbi besimi , në një proces mësimdhënieje dinamik, që i bën ata të ndihen mirë emocionalisht që kështu të përthithin mësimin sa më mirë.

Kurset verore u krijojnë mundësinë e edukimit në kuadër zhvillimit etiko-moral shumë fëmijëve në qytete të ndryshme të vendit. Mbikqyrja e kurseve verore do vijojë në çdo klasë kursesh kudo në Shqipëri.

Projekti u mundësua në bashkëpunim me organizatën humanitare me qendër në Londër ‘Mercy to Humanity’

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 5 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-5-1″]

soap 2 day