Category Page: Humanitare

Orë të gëzuara për jetimët mes lojërave

E hareshme ishte paraditja e kësaj të mërkure të 23 nëntorit për shumë fëmijë jetimë nën përkujdesin e vazhdueshëm të Fondacionit ALSAR.

Në shoqërinë e njëri-tjetrit, ata luajtën dhe qeshën për orë të tëra në një ambient plot me lodra dhe mundësi për t’u argëtuar.

Derdhën energjitë fimijërore, treguan aftësitë, dhe lumturuan veten e gëzuan njerëzit që i rrethonin, shoqëruesit dhe organizatorët e aktivitetit.

Aktiviteti pasonte një varg veprimtarish humanitare në mbështetje dhe në ndihmë të fëmijëve jetimë.

Gjithçka e organizuar, një projekt i tërë i zbatuar, u vu në lëvizje në kuadër të ditëve të solidaritetit human me njerëz në nevojë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar jetimet lojra” alias=”postim-alsar-visita-shtepi-jetimesh-1-1″]

Ndihma në ushqime, shpërndahen qindra pako

Pjesë e veprimtarive humanitare të kushtuara fëmijëve jetimë gjatë këtyre ditëve ishte dhe shpërndarja e pakove me ushqime.

Mjedisi i Fondacionit ALSAR gumëzhiu nga të ardhurit e shumtë për të tërhequr ndihmën në ushqime, fëmijë jetimë dhe familjarë të tyre.

Në ditë të solidaritetit human me njerëz në nevojë, kjo ndihmë ushqimore u shpërnda për banorë të Tiranës dhe të qyteteve përreth.

Numri i përgjithshëm i pakove të shpërndara për nevojtarë ishte 300, me artikujt më bazë ushqimorë në to.

Të shumta janë projektet e tilla humanitare të Fondacionit ALSAR, vënë në zbatim dhe në bashkëpunim me organizata e fondacione partnere jashtë vendit.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar visita shtepi jetimesh 1″ alias=”postim-alsar-visita-shtepi-jetimesh-1″]

Vizita në shtëpi jetimësh, pako me ushqime dhe dhurata për ta

Për pesë ditë me radhë, nga fundi i javës së kaluar dhe fillimi i kësaj jave, po kryhen vizita në shtëpi të jetimëve, për të përçuar në çdo familje të vizituar ndjenjën e solidaritetit dhe për ta ndihmuar njëkohësisht.
Vizitat, në ditë solidariteti me njerëz në nevojë, janë në 50 familje në kryeqytet dhe në qytete të tjera.
Çdo vizitë e bërë shërben për ta njohur më mirë realitetin e tyre. Bisedat e ngrohta me familjarë shoqërohen me dhurimin e pakove ushqimore dhe dhënien e dhuratave të tjera për jetimët.
Kryerja e vizitave, dhënia e pakove me ushqime dhe e dhuratave, është në kuadrin e një vargu veprimtarish të kushtuara posaçërisht jetimëve.
Fëmijët jetimë janë pandërprerë në fokusin e aktivitetit humanitar të Fondacionit ALSAR, ndihmuar në forma të ndryshme dhe përgjatë gjithë vitit.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar visita shtepi jetimesh” alias=”postim-alsar-mish-adak-1″]

Mish “Adak” për familje jetimësh në ditë të solidaritetit human me njerëz në nevojë

Fondacioni ALSAR realizoi të shtunën e 19 nëntorit projektin e shpërndarjes së mishit “Adak” për familje të fëmijëve jetimë të Tiranës.

Shpërndarja u bë në kuadër të aktivitetit humanitar të fondacionit, të mbështetjes së shtresave në nevojë dhe të ndihmës së vazhdueshme për jetimët dhe familjet e tyre.

Mish “Adak” u shpërnda për 300 familje jetimësh, të mbledhur në ambientet e jashtme të Fondacionit ALSAR.

Kjo veprimtari humanitare në ditë të solidaridetit human me njerëz në nevojë përsëritet vit pas viti, si ndihmë për jetimët.

Realizimin e projektit e mbështeti HASENE, organizata e ndihmave me qendër në Gjermani.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar mish adak” alias=”postim-alsar-panairi-1″]

Myftinisë së Malësisë së Madhe i dhurohet një mjet për shërbime funerale

Në kuadër të zbatimit të projekteve humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë, të komuniteteve dhe institucioneve të ndryshme, një dhuratë e veçantë i është bërë Myftinisë së Malësisë së Madhe.

Drejtuesve të kësaj myftinie iu dorëzua një mjet për shërbimet funerale, i nevojshëm për përgatitjen e të ikurve nga kjo jetë për shtënien në dhé.

Akti i dorëzimit të mjetit të dhuruar u krye në Koplik në praninë e përfaqësuesve të Fondacionit ALSAR dhe të myftinisë.

Falënderime u shprehën nga marrësit e dhuratës për Fondacionin ALSAR dhe kontributin e tij humanitar në vite për shoqërinë.

Projekti u realizua falë bashkëpunimit të ALSAR-it me partnerë në Turqi.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar malesi e madhe sherbimet funerale” alias=”postim-alsar-mustafa-sabri-1″]

Ndihmë e ngutshme, ushqime dhe batanije për të prekurit nga përmbytjet në Tropojë

I gatshëm për të dhënë ndihmë aty ku është e nevojshme, Fondacioni ALSAR zhvilloi të martën një aktivitet humanitar në Tropojë.

Në suazën e projektit të emergjencave civile, u ndihmuan me ushqime dhe batanije familje tropojane të prekura nga përmbytjet e pak ditëve më parë.

Shpërndarja u bë në bashkëveprim me pushtetin lokal, ndërsa i gjithë aktiviteti u bë i mundur falë mbështetjes së WEFA-s, organizatës partnere të ndihmave me qendër në Gjermani, përfaqësuesit e së cilës ishin të pranishëm dhe aktivë në terren së bashku me drejtuesit e ALSAR-it.

Për familjet më në nevojë u shpërndanë 100 pako me ushqime dhe 200 batanije; çdo tërheqës i ndihmave mori një pako me artikujt bazë ushqimorë dhe dy batanije.

Përfituesit falënderuan Fondacionin ALSAR dhe WEFA-n për ndihmën e dhënë në këto ditë të vështira për ta.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihme 1tropoje” alias=”postim-alsar-ndihme-1-1-1″]

soap 2 day