Category Page: Humanitare

Orendi shtëpiake familjeve në Vilëz, ndihmë e mundësuar nga WEFA

Në kuadër të realizimit të projekteve të përbashkëta humanitare me organizatën partnere WEFA, me qendër në Gjermani, është bërë dhurimi i orendive shtëpiake për familje të fshatit Vilëz, në njësinë administrative Zall-Bastar.

Pajisja me orendi shtëpiake për tre familje e përmbushi premtimin e dhënë kohë më parë për një ndihmë të tillë.

Orendi të ndryshme iu dhuruan atyre familjeve, në kushte të vështira jetese, me mungesa të skajshme.

Në dhurimin e orendive ishin të pranishëm kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, dhe drejtori i projekteve të WEFA-s, z. Mehmet Bakıcı.

Ata bënë vizita në këto familje, biseduan me anëtarët e tyre dhe e panë nga afër realitetin e vështirë; akt i mbështetjes morale, si plotësues i ndihmës materiale.

ALSAR dhe WEFA kanë një bashkëpunim të suksesshëm në fushën humanitare, në ndihmë të shtresave në nevojë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihme 1 1″ alias=”postim-alsar-bursat-1-1″]

Ndihma për jetimët, ALSAR dhe Mercy to Humanity në projektin e parë të përbashkët

Fondacioni ALSAR dhe Mercy to Humanity, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, kanë nisur një projekt të përbashkët për të ndihmuar financiarisht fëmijë jetimë.

Në ambientet e Fondacionit ALSAR është bërë dhënia e këstit të parë të ndihmës financiare për 78 fëmijë jetimë, që më së paku do ta marrin atë për një vit.

Realizimi i projektit bëhet në koordinim me degën në Shqipëri të Mercy to Humanity.

Ky është aktiviteti i parë i përbashkët i dy institucioneve, fryt i marrëveshjes së bashkëpunimit për projekte humanitare, të fokusuar te ndihma për fëmijët jetimë.

Fondacioni ALSAR bashkëpunon me shumë partnerë të huaj për kryerjen e veprimtarive të ndryshme humanitare. Bashkëpunimit për realizimin e projekteve në ndihmë të jetimëve i është shtuar tani dhe ai me Mercy to Humanity.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma jetimet” alias=”postim-alsar-ndihma-jetimet”]

Fidanë agrumesh për familje të fëmijëve jetimë, ndihmë e dhënë me mbështetjen nga TİKA

Përgjatë tre ditëve, nga e hëna në të mërkurën e kësaj jave shtatori, Fondacioni ALSAR dhe TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, po kryejnë një veprimtari të përbashkët bamirëse në ndihmë të familjeve të fëmijëve jetimë.

Nëpërmjet këtij aktiviteti humanitar ndihmohen 50 familje jetimësh, nën kujdesin e ALSAR-it, me fidanë agrumesh. Çdo familje merr si ndihmë 75 fidanë, 25 portokalli, 25 mandarine, dhe po aq limoni.

Një specialist turk i bujqësisë u vjen gjithashtu në ndihmë marrësve të fidanëve me dhënien e informacionit përkatës për mbjelljen dhe mirërritjen e tyre, duke e praktikuar dhe në terren procesin mbjellës.

Pas shpërndarjes së fidanëve të hënën në Lushnjë dhe Kavajë, në ditën e dytë të veprimtarisë, në Shalës, të Bashkësisë së Cërrikut, ishin të pranishëm dhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Tayyar Kağan Atay, koordinatorja e TİKA-s në Tiranë, dr. Emine Gizem Başkan, si dhe kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra. Ata u ndalën në fjalën e tyre të rastit te projekti në zhvillim, ndërsa folën dhe më në përgjithësi, për kontributin dhe mbështetjen e gjithanshme turke për popullin shqiptar.

Aktivitetin e ndjekin nga afër, dhe si kontribues në të, një grup aktivistësh, studentë të ardhur nga Turqia në kuadër të një projekti të shkëmbimit të përvojave.

Shpërndarja e fidanëve ka vijuar të mërkurën në Libofshë të Fierit, ku është ndjekur e njëjta procedurë.

Projekti është një prej shumë të tillëve të realizuar nga bashkëpunimi i Fondacionit ALSAR me organizma partnere si veprimtari humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar fidane agrume” alias=”postim-alsar-librat-fidane-agrume”]

EMİN pranë jetimëve me ndihma ushqimore

Jetimë nën përkujdesin e Fondacionit ALSAR u ndihmuan në ditët e solidaritetit që e shoqërojnë Kurban Bajramin dhe nga EMİN, organizata e ndihmave humanitare me qendër në Gjermani.

Artikuj të domosdoshëm ushqimorë u dhuruan në pako për jetimë, në një aktivitet shpërndarës në ambientet e jashtme të Fondacionit ALSAR.

Ndihma ishte për 50 fëmijë, të shoqëruar nga të afërm të tyre në veprimtarinë shpërndarëse.

Me projekte të ngjashme humanitare janë ndihmuar brenda një kohe fare të shkurtër qindra jetimë, për të cilët kujdesi nuk mungon asnjëherë nga Fondacioni ALSAR.

EMİN është një prej organizatave humanitare me të cilat ALSAR bashkëpunon në mënyrë të efektshme për realizimin e projekteve të ndryshme bamirëse.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar pako ushqimore emin” alias=”postim-alsar-pako-ushqimore-1emin”]

HASENE mbështet dhënien e veshmbathjeve për fëmijë jetimë

Kontributi i HASENE-së, me qendër në Gjermani, nuk u kufizua gjatë këtyre ditëve vetëm në projektin e kurbaneve të Fondacionit ALSAR.

Në kornizat e një tjetër projekti humanitar, përfaqësuesit e HASENE-së mbështetën dhurimin e veshmbathjeve për fëmijë jetimë.

Pantallona, bluza dhe atlete iu dhuruan 510 jetimëve, të gjithë të trajtuar periodikisht me ndihma nga Fondacioni ALSAR.

Ambientet e fondacionit gumëzhinë prej fëmijëve të ardhur për të marrë veshjet dhuratë.

Projekti i jetimëve, përmes së cilit HASENE i dhuroi veshmbathjet, ishte një prej aktiviteteve bamirëse të kushtuara jetimëve në ditët e Kurban Bajramit.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar pako ushqimore 1″ alias=”postim-alsar-pako-ushqimore-1″]

Realizohet me WEFA-n dhe projekti i shpërndarjes së pakove me ushqime

Ambientet e jashtme të Fondacionit ALSAR pritën nëna jetimësh të ardhura për të marrë ndihma në ushqime, dhënë me mbështetjen e WEFA-s, organizatës me qendër në Gjermani.

Kontributi humanitar përbëhej nga 100 pako me artikujt bazë ushqimorë; një ndihmë e mirëpritur në mesin e një vale të rritjes së çmimeve.

Dhënia e ndihmës ushqimore për jetimët dhe familjet e tyre u bë në kuadër të aktivitetit humanitar të WEFA-s të kryer gjatë këtyre ditëve në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR.

Ai përfshinte gjithashtu dhurimin e veshmbathjeve dhe dhënien e ndihmës financiare të zekatit për fëmijë jetimë.

WEFA mbështet periodikisht projekte humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë të shoqërisë sonë, ideuar dhe realizuar në bashkërendim me Fondacionin ALSAR.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar pako ushqimore” alias=”postim-alsar-pako-ushqimore-alsar”]

soap 2 day