Category Page: Humanitare

Nuk resht aktiviteti humanitar, vazhdojnë të shpërndahen ndihma ushqimore

Pako me ushqime të TİKA-s janë shpërndarë të shtunën në Milot, Burrel, Klos, Bulqizë, Peshkopi dhe Kukës.

Ashtu si kudo, ndihma e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim u ishte kushtuar më së pari jetimëve, familjeve të tyre, njerëzve në nevojë.

Duke nisur në fillim të Ramazanit nga Tirana, shpërndarja e pakove me ushqime ka vijuar në pjesë të tjera të territorit të vendit, në zona të varfra, e në qytete ku nevojat e banorëve janë më të mëdha.

Në ndalesën verilindore të ndihmave të TİKA-s janë shpërndarë 200 pako me artikujt më të nevojshëm ushqimorë.

Shpërndarja e këtyre ndihmave ushqimore është bërë e mundur nëpërmjet bashkëpunimit dhe ndërveprimit me Fondacionin ALSAR, në kuadër të ditëve të solidaritetit human në Ramazan.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar 44 1 1 11″ alias=”postim-alsar-44-1-1-11″]

Iftare për qindra persona të shtruara nga HASENE në Elbasan dhe Cërrik

Një prej veprimtarive humanitare tradicionale në Ramazan është shtrimi i iftareve, ku thirren për të ngrënë bashkë njerëz të ndryshëm, besimtarë, banorë, njerëz në nevojë, etj.

Fondacioni ALSAR ka tashmë një traditë të konsoliduar të shtrimit të iftareve, të çuar më tej me mbështetjen e bamirësve të ndryshëm.

Një prej kontribuesve në Ramazan në shtrimin e iftareve është dhe HASENE, partnere e ALSAR-it në realizimin e projekteve të përbashkëta humanitare.

Kjo organizatë ndihmash me qendër në Gjermani shtroi në ditët e fundit të Ramazanit iftare në Elbasan dhe Cërrik, me një pjesëmarrje masive.

Qindra njerëz u mblodhën për të ndarë hajen e iftarit, për të shtuar vëllazërinë besimore dhe njerëzore, për të bërë lutje së bashku dhe për të falënderuar Zotin për të mirat e dhëna, në një përjetim të veçantë të frymës së Ramazanit.

HASENE po shtron ndërkaq, me ndihmën organizative të ALSAR-it, dhe iftare në qytete të tjera.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar iftar” alias=”postim-alsa-cagri-turqi-1-1-1-1-1″]

Aktivitete humanitare të mbështetura nga shoqata İyiliğe Çağrı, me qendër në Turqi

Ditëve të solidaritetit human në Ramazan u është bashkëngjitur dhe shoqata e ndihmave humanitare me qendër në Turqi, İyiliğe Çağrı Uluslararası İnsani Yardım Derneği.

Nëpërmjet bashkëpunimit me Fondacionin ALSAR, İyiliğe Çağrı ka shpërndarë ndihma në ushqime, ka dhuruar veshmbathje për jetimë dhe ka shtruar iftare.

Përgjatë kësaj jave, në katër ditë, janë shpërndarë 200 pako me ushqime. Për invalidë në Tiranë të shoqatës “Shpresë për jetën” janë dhënë 100 pako ushqimore. Në Durrës dhe Elbasan kanë qenë përfitues të një sasie pjesëtarë të shoqatës së të verbërve. Ndihmë në pako ushqimore është shpërndarë dhe për nxënës të shkollës së të verbërve.

Shoqata turke e ndihmave humanitare ka ndihmuar të premten me veshmbathje 50 fëmijë jetimë.

Nga e premtja në të dielën, iftaret e saj po shtrohen për një numër të përgjithshëm prej 200 personash, mes tyre invalidë të shoqatës “Shpresë për jetën” dhe jetimë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsa cagri turqi 1 1 1 1″ alias=”postim-alsar-imamet-1-1-1-1″]

Ditë solidariteti, Lidhja e Hoxhallarëve u vjen në ndihmë imamëve

Lidhja e Hoxhallarëve, një organizëm i mirënjohur në mesin e besimtarëve muslimanë, ka shpërndarë ndihma ushqimore në disa qytete për imamët.

Në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR, pakot me ushqime u shpërndanë për imamë në Tiranë, Elbasan, Dibër, Bulqizë dhe Malësi të Madhe.

Një veprimtari humanitare e kushtuar ditëve të solidaritetit human në Ramazan, gjatë së cilave bëhet më e dukshme dhe më e fortë ndjenja e vëllazërisë njerëzore.

Si ndihmë u shpërnda një sasi prej rreth 250 pakosh me artikuj ushqimorë.

Qindra dhe mijëra njerëz ndihmohen në këto ditë, që çdokush ta përjetojë begatinë dhe gëzimin e sjellë nga ky muaj i madhëruar.

Fondacioni ALSAR e ka bërë traditë prej kohësh organizimin dhe zhvillimin e këtyre veprimtarive humanitare në kuadër të Ramazanit.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar imamet 1 1 1″ alias=”postim-alsar-44-1-1-1″]

Kontribut humanitar në ditë Ramazani nga IHH me qendër në Belgjikë

Vargut të kontribuesve me ndihma në ditët e solidaritetit human në Ramazan i është bashkuar dhe IHH me qendër në Belgjikë.

Ngjashëm me kontribues të tjerë, IHH me qendër në Belgjikë, në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR, ka shpërndarë pako me ushqime, ka ndihmuar jetimë dhe ka shtruar iftar.

Për banorë të fshatit Çetë të Kavajës, për familje në nevojë, janë dhënë 80 pako me artikujt më të nevojshëm ushqimorë.

Në ambientet e Fondacionit ALSAR u janë shpërndarë 10 pako të tjera fëmijëve jetimë, të ndihmuar gjithashtu me çeqet e ndihmës periodike financiare, si dhe me veshmbathje.

IHH me qendër në Belgjikë mbështeti dhe shtrimin e një iftari në Elbasan për 100 persona.

Ditët e solidaritetit human janë të mbushura me veprimtari të shumta humanitare, të organizuara nga Fondacioni ALSAR dhe të mbështetura përgjithësisht nga partnerë ndërkombëtarë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar 44 1 1″ alias=”postim-alsar-44-1-1″]

Zgjerohet harta e shpërndarjes së ndihmave të TİKA-s në Ramazan

Ndihma e dhënë në ditët e solidaritetit human përgjatë Ramazanit nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) ka mbërritur në qytete të tjera, te të tjerë nevojtarë.

Në dy ditët e shkuara, më 28 dhe 29 prill, shpërndarja është bërë në Pogradec, Korçë, Lushnjë, Fier, Ballsh dhe Vlorë.

Për jetimë, për familjet e tyre dhe për nevojtarë, në Pogradec dhe Korçë u shpërndanë 170 pako me artikuj ushqimorë.

Një ditë më pas, një sasi prej 200 pakosh u shpërnda në Lushnjë, Fier, Ballsh dhe Vlorë.

Organizimi dhe shpërndarja e këtyre ndihmave, ashtu si më herët, u bë në bashkëveprim me Fondacionin ALSAR, si gjenerues i energjisë së nevojshme për realizimin e dhjetëra projekteve humanitare gjatë këtij muaji, si ideues dhe zhvillues i shumë e shumë veprimtarive në ndihmë të shtresave në nevojë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar tika 44″ alias=”postim-alsar-ihh-holande-11-1-1″]

soap 2 day