Category Page: Sociale Kulturore

    Një udhëtim turistik mbresëlënës në Turqi

    Fondacioni “ALSAR” në kuadër të zhvillimit të veprimtarive të tij kulturore organizoi një udhëtim turistik në Turqi, me mbështetje të Drejtorisë së Komuniteteve Turke dhe Mike Jashtë Vendit (YTB), duke mundësuar  dërgimin e një grupi prej 50 nxënësish dhe studentesh që ndjekin kurset e gjuhës turke në Shqipëri.

    Një udhëtim 5 ditor me autobus, në disa qytete të Turqisë, duke synuar t’ju ofrojë pjesëmarrësve një guidë të pasur kulturore, historike e turistike në qytetet Edirne, Çanakkale, Izmir, Bursa dhe Stamboll, si pjesë e një mozaiku të trashëgimisë kulturore botërore, ku u alternuan në mënyrë të larmishme zhvillimet e vizitave në parqet kombëtare turistike, muzetë arkeologjike, kulturore, historike, dhe objektet e kultit etj.

    Ky udhëtim mbresëlënës, u karakterizua nga mikpritja vëllazërore dhe përkushtimi maksimal i donatorëve, për ti argëtuar e ofruar fëmijëve çaste të paharruara gëzimi e lumturie, duke lënë në këtë mënyrë gjurmë të pashlyera në memorien e tyre.

     

    Piknik në parkun e Pezës, Tiranë

    Fondacioni “ALSAR” në kuadër të zhvillimit të veprimtarive kulturore të shkollës verore organizoi në Parkun e Pezës,Tiranë, një piknik me pjesëmarrjen e 150 fëmijëve të kurseve të mësim besimit. Gjatë këtij aktiviteti, fëmijët u argëtuan përmes lojërave duke ndarë me njëri-tjetrin çaste gëzimi.

    Pavarësisht se përqëndrimi kryesor ishte argëtimi, nuk u lanë pas dore dhe disa elemente të tjerë që shërbejnë për të forcuar bashkëpunimin në grup, njohjen dhe shoqërimin e këtyre fëmijëve me njëri-tjetrin. Përmes lojërave të ndryshme sportive si; volejboll, futboll, tërheqje litari, shah etj, së bashku me anëtarët e stafit të Fondacionit “ALSAR” , luajtën dhe u argëtuan së bashku në lojëra të ndryshme në natyrë.

    Në përfundim të veprimtarisë u organizua konkursi i këndimit të Kuranit Famë lartë dhe ceremonia e shpërndarjes së dhuratave për pjesëmarrësit, më pas fëmijët dhe stafi i Fondacionit “ALSAR”, si një familje e madhe, u akomoduan në natyrë për të konsumuar drekën e piknikut .

     

    KRYETARI I SHOQATËS SË SOCIOLOGËVE TË TURQISË VIZITON ALSAR

    Kryetari i shoqatës së sociologëve të Turqisë zhvilloi një vizitë në selinë e Fondacionit “ALSAR”. Prof. dr. Sami Şener në këtë vizitë shoqërohej nga Prof.dr Ebubekir Sofuoğlu pedagog i fakultetit të Historisë në Universitetin e Sakaryas në Turqi si dhe drejtori i Shtëpise Botuese “İnkilab” Stamboll, Z. Hasan Güneş. Ata u pritën nga Z. Mehdi Gurra kryetar i Fondacionit ALSAR, i cili pas urimit të mirëseardhjes i njohu miqtë e nderuar me misionin dhe vizionin e institucionit që drejton, duke i bërë një përshkrim të hollësishëm veprimtarisë arsimore, kulturore dhe humanitare të fondacionit ALSAR në shërbim të shoqërisë shqiptare. Në fokus të këtij takimi të zhvilluar në një frymë të ngrohtë dhe miqësore, biseda u përqëndrua edhe në fushat ku mund të zhvillohet marrëdhënia e bashkëpunimit ndërinstitucional ku ndër të tjera u theksua çështja e prezantimit të kulturës shqiptare nga pikëpamja sociologjike për studiuesit në Turqi, si një dimension i rëndësishëm i forcimit të marrëdhënieve kulturore ndërmjet dy vendeve tona. Prof. dr. Sami Şener nga ana e tij vlerësoi rolin dhe kontributin e Fondacionit “ALSAR” në këtë drejtim, duke u ndalur veçanërisht në iniciativën e Fondacionit Alsar për përkthimin në turqisht të veprës se Prof.dr. Zyhdi Dervishit “Nëpër degëzime të kulturës Shqiptare”. Kjo vepër është përkthyer nga Alsar në gjuhën turke dhe së shpejti do të botohet në turqi. Ai shprehu bindjen se marrëdhëniet e bashkëpunimit do të forcohen në të ardhmen duke realizuar e projekte me interes të përbashkët institucional.

    “PROGRAMI I AKORDIMIT TË BURSAVE TË EKSELENCËS”

    “Programi i akordimit të bursave të ekselencës” konsiderohet ndër projektet parësore e strategjike të Fondacionit “ALSAR”. Në kuadër të zhvillimit të këtij programi arsimor, gjatë periudhës nentor-dhjetor 2018, zhvilloi procesin e përzgjedhjes së studentëve aplikantë për vitin akademik 2018-2019, mbi bazën e kritereve të përcaktuara të vlerësimit të dokumentacionit si dhe të zhvillimit të procesit të intervistës.

    Ky program vijon të zhvillohet për të pestin vit radhazi, nëpërmjet të tij synohet ofrimi i asistencës akademike ndaj studentëve të dalluar në studime, me synimin për t’iu ofruar atyre mundësitë në drejtim të formimit dhe zhvillimit të përgatitjes së tyre të specializuar profesionale, duke i orientuar edhe me asistencë motivuese morale, shpirtërore, materiale dhe akademike, për të qenë të aftë për t’u përballur me sfidat e kohës.

    Mbështetur në vlerësimet e Komisionit të Departamentit të Arsimit shpall sot listën emërore të studentëve përfitues të programit të bursave të ekselencës, për vitin akademik 2018-2019.

    Procesi i përzgjedhjes së tyre, u realizua mbi bazën e kritereve të përcaktuara të vlerësimit të dokumentacionit si dhe të zhvillimit të procesit të intervistës, ku mund te përmendim se nga 341 aplikante përfituan te drejtën e bursave 150 studente.

    Lista emërore e përfituesve të programit të bursave të ekselencës.

    Emër     Mbiemër

    KLEA   CUKA
    ESMA  DODAJ
    XHILDA KAPO
    GERTA MATA
    RONALDO REXHMATI
    ARMELA SHEHAJ
    KLARA YZO
    KLEADA MERSINLLARI
    ALESJA KUME
    VITORE DEDA
    MUSTAFA CURGU
    FLORIAN KANINA
    ELVINA LIKA
    DAJANA MUHO
    GERALDA MATA
    XHESIKA GOXHARI
    ALBA VRUSHI
    GRETA TOPJANA
    FRESKIDA REXHAJ
    ARJANITA MAJA
    XHONSILA SULOVARI
    ELMA VULKA
    NADIRE MYRTA
    XHULJA KURTI
    ERMELINDA SHKURTI
    ANXHELA LASKA
    FLORENCA SPAHIU
    ERENALDA HILA
    ANISA HOXHALLARI
    ERILDA   PIRRA
    EMINE   BORICI
    EJUP    SHEHU
    SUADA KADRIA
    SAFIDE JAMAKU
    XHENSILA BICI
    MONALIZA MICI
    MERLIN MICI
    MEGI NDOCI
    DIANA NDOCI
    AURORA HASANAJ
    EVELINA HOXHAJ
    ERMIR CELA
    ANILA MESHI
    ELISJANA MARA
    ANDRIJOLA ISAKU
    FATLINDA YZO
    REZARTA YZO
    DORIS PASHA
    ERLINI KOKALLA
    KLAIDI KECI
    KONTILA KORE
    ERMONELA ALLGJATA
    ERKIDA FRATARAKU
    ARTA MARKU
    ELDA TERSHANA
    SARA ALSTAFA
    FRANCESKA MULLAJ
    STELINA MULLAJ
    ARIJANA HUSIQ
    MELISA RRENJA
    SIDORELA TAFA
    KEJSI HYSA
    KLEVISA SKACAJ
    JORIDA KANANI
    HYRJONA SHEHU
    GENTIANA DUKA
    FJORALBA ISMAILAJ
    AURELA RICA
    ARDJANA PRENGA
    ARTJOLA PREGA
    ANXHELA ALLGJATA
    ERJONA MATA
    ETLEVA NDREJAJ
    KLODJAN SHAHU
    XHESIKA TOCI
    TEA HOXHALLARI
    EDJOLA LULJA
    ARISELA VUCAJ
    BEDRIJE BASHA
    ARMELA TAFANI
    ROZALINDA LLESHI
    MALVINA MURATI
    DAJANA ZEQO
    FIKRET RAMADANI
    IRA BOJA
    ARTJOLA BOJA
    RUDINA JONUZI
    ELIDONA MAMICA
    REVILDA NDRECKA
    MELINA DIDANI
    ILDA BUDLLA
    EMERLLA KANI
    MEGI BECERI
    ENKELEDA PRENCI
    FLORINDA KUKAJ
    FLLAZA KUKAJ
    SARA ELEZAJ
    EMANUEL RRENGO
    ORIADA DAJKO
    XHOANA PEPA
    IVA  XHELILI
    OSKANA MURRJA
    ADEM PALUSHI
    EBINA NURJA
    KLEA RICKU
    ENI DYRMISHI
    REI HALILAJ
    ENTA MYRTO
    KRISTINA SANXHAKU
    XHULJA DAKA
    SHPEND PALUSHI
    REXHEP XHEKA
    SONJA QENDRO
    AMARILDO ELEZI
    MERGISA GJIZA
    OLTA HASANTARI
    ELVANA SULAJ
    PREMTIM MORINA
    ALBJONA DURA
    FATJONA DULAJ
    BRUNILDA MALKOLLARI
    ESMA ALLMUCA
    ELSA BOSHKU
    CELESTINA TABAKU
    GENTJANA DIKELLARI
    ENISA  CARA
    MIRSADA  NURCE
    ESMERALDA  SHEHAJ
    FLORINDA  TAFA
    SUZANA  GURI
    MERITA  KARAJ
    JURGEN  XHELO
    ZYHRA  HIDRI
    ENI  ZEFI
    SILDI  KOQINI
    HYGERTA  GJONI
    MEHILANA  HYSTUNA
    RAJHANA  DOKO
    SAMIDIJE  PATARRIA
    MIRELA  MUHAMETAJ
    MISJANA  KUKAJ
    EMILI  MARA
    ANISA  METUKU
    LEDIA  TORRA
    AURORA  MURRJA
    RAMONA  BUCI
    ILIRJANA  LACI
    ERDA  GJISHITI
    XHEGLIANA  HILA

    NJË EKSKURSION MBRESËLËNËS NË PRIZREN

    Fondacioni “ALSAR”, organizoi më datë 16 dhjetor 2018 një ekskursion në qytetin e Prizrenit , për nxënësit që frekuentojnë kurset e gjuhës turke ne qytetin e Kukësit.

    Një veprimtari argëtuese e zhvilluar nën moton “Të njohim trashëgiminë kulturore e historike të kombit tonë”. Kjo veprimtari kulturore konsistonte në njohjen e nxënësve me vlerat e kulturës, traditës, e historisë së vendit tonë, duke u ofruar atyre një udhëtim mbresëlënës, një guidë të pasur kulturore, historike e turistike në qytetin e Prizrenit, Qyteti i Prizrenit është i njohur që nga antikiteti, si një vend unik në Ballkan, për vlerat e trashëgimisë kulturore, të civilizimeve dhe religjioneve të ndryshme. Falë pozitës së favorshme gjeografike, gërshetimit harmonik të këtyre kulturave gjatë historisë dhe një numri të lakmueshëm të monumenteve të të gjitha kohërave, Prizreni zë vend të veçantë edhe në historinë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte përpjekje serioze për mbrojtjen e integritetit tokësor dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve.

    Qyteti i Prizrenit me plot të drejtë mban epitetin e “qytetit muze”, muzeut nën qiellin e hapur” për t’u radhitur si njëri ndër qytetet më të bukura të Kosovës.

    Nxënësit vizituan Kalanë që ngrihet në kodrën mbi qytet, Xhaminë e Sinan Pashës, Hamamin e Gazi-Mehmet Pashës, Urën e Vjetër të Gurit, Muzeun e Lidhjes së Prizrenit si pjesë e një mozaiku të vlerave të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare.

    Duke synuar në këtë mënyrë përçimin e vlerave të edukimit dhe ndjenjave të krenarisë për vendin tonë, për të ndezur tek nxënësit tanë dëshirën që ne mund dhe duhet të punojmë për të.

    Dreka u shijua në një restorant tradicional, i cili ndodhej buzë lumit, nga ku u sodit edhe bukuria që i fal lumi këtij qyteti. Një ditë e bukur plot aktivitete dhe argëtim .