Category Page: Kulturore

“Libri, dhurata më e çmuar”, zhvillimi i projektit në Elbasan dhe Korçë

Si pjesë e pandashme e aktivitetit kulturor të Fondacionit ALSAR, projekti i dhurimit të librave vijon të zhvillohet e të pasurojë bibliotekat e institucioneve të ndryshme.

Një veprimtari e këtillë dhuruese u krye këtë të enjte në Elbasan dhe Korçë, ku u dhanë qindra libra për bibliotekat universitare dhe të qyteteve.

Për bibliotekën e qytetit të Elbasanit u dhuruan 116 tituj. Ndërkaq, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” mori dhuratë 115 tituj.

Bibliotekës së qytetit të Korçës iu dhanë 122 tituj, dhe për Universitetin “Fan S. Noli” ishin ndarë 176 tituj.

Në kopje të shumta, titujt e shumëllojshëm të librave të dhuruar u sugjerojnë lexuesve të këtyre qyteteve dhe universiteteve tematika me interes për çdokënd.

I mirëpritur dhe në këto qytete si kudo, projekti jetëgjatë, “Libri, dhurata më e çmuar”, dha një tjetër kontribut kulturor, ashtu siç bën prej vitesh.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar librat 1″ alias=”postim-alsar-librat-1″]

Fondacionin ALSAR e vizitoi atasheu për çështjet fetare pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë

Në ambientet e Fondacionit ALSAR u prit për një vizitë dr. Adem Gerlegiz, atasheu për çështjet fetare pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë.

Zyrtarit turk ia uroi mirëseardhjen kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra. Në një bisedë të ngrohtë mes tyre, z. Gurra e njohu mysafirin me aktivitetin e ALSAR-it, me objektivat dhe arritjet në vite.

Takimin njohës e karakterizoi shkëmbimi i urimeve dhe i ideve për thellimin e bashkëpunimit në nivel institucional.

Theksi u vu në miqësinë tradicionale mes dy vendeve dhe në rëndësinë e forcimit të saj nëpërmjet zgjerimit të marrëdhënieve.

Vizita u mbyll me falënderimin e atasheut turk për pritjen mjaft miqësore.

“Shpresa është gjallë” në Botimet ALSAR, një histori tërheqëse e shkruar nga Burhan Fili

Pasi i ka botuar disa vëllime poetike, të mirëpritura nga publiku, Fondacioni ALSAR e risjell si autor Burhan Filin me një vepër në prozë.

Një histori dashurie dhe fati, e treguar bukur, “Shpresa është gjallë” shërben për të përcjellë mesazhe të vyera, ashtu siç bën çdo vepër e autorit.

Burhan Al Din Sejdi Fili, i palodhur në shpërthimet pasionante në të shkruar, shumë i ri ende shpirtërisht, e ka derdhur në letër frymëzimin e tij dhe ka dhënë si krijim letrar një rrëfim prekës.

“Shpresa është gjallë” sillet e rifreskuar nga Botimet ALSAR në këto ditë të nxehta gushti.

Botimi sapo ka dalë nga shtypi dhe shpejt do të jetë në dorë të lexuesit.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar librat shpresa eshte gjalle” alias=”postim-alsar-librat-shpresa-gjalle”]

Libra për bibliotekat e katër qyteteve

Fondacioni ALSAR dhuroi në ditët e para të gushtit një numër të konsiderueshëm botimesh për bibliotekat në Gjirokastër, Fier, Vlorë dhe Durrës.

Tituj të tematikave të ndryshme, botime të reja dhe më të hershme, iu shtuan bibliotekave të këtyre qyteteve.

Veprimtaritë dhuruese u zhvilluan në kuadër të projektit “Libri, dhurata më e çmuar”.

Drejtues dhe punonjës të këtyre institucioneve shprehën mirënjohjen për këtë dhuratë me vlerë, duke e falënderuar Fondacionin ALSAR për kontributin në pasurimin e biliotekave dhe të jetës kulturore në mjedisin e tyre social.

Në një rrugëtim të gjatë në vite, projekti “Libri, dhurata më e çmuar” vijon të vihet në zbatim në mënyrë periodike, dhe mbetet një prej aktiviteteve të rëndësishme kulturore të fondacionit. Institucione të shumta shtetërore dhe private kanë përfituar prej tij, duke marrë dhuratë botime të pritura mjaft mirë nga lexuesit.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar librat” alias=”postim-alsar-kurse-verore-1″]

Botohet raporti i veprimtarive të ALSAR-it për vitin 2021, me të dhëna, shifra dhe fotografi

Si për çdo vit, Fondacioni ALSAR ka nxjerrë si një botim më vete raportin e veprimtarive të tij për vitin pararendës.

Në botim gjenden të gjitha veprimtaritë e 2021-shit, nga janari në dhjetor. Çdo aktivitet përshkruhet me një tekst, i cili përmban hollësitë e nevojshme.

Fotografitë bashkëshoqëruese ndihmojnë në ilustrimin e një aktiviteti të përditshëm, të gjerë dhe të shtrirë anembanë vendit.

Janë të pasqyruara në raport aktivitete humanitare, arsimore dhe kulturore, nëpërmjet të cilave u është ardhur në ndihmë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë, u është dhënë mbështetje në forma të ndryshme nxënësve dhe studentëve në rrugën e dijes, dhe është pasuruar jeta kulturore.

Raporti është botuar në dy gjuhë, në shqip dhe në anglisht, në dy botime të ndara.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar biblioteka 1 1″ alias=”postim-alsar-biblioteka-1-1″]

Dy libra për një konferencë shkencore ndërkombëtare: kumtesat mbi institucionin e vakëfit në Ballkan në shqip dhe turqisht

Fondacioni ALSAR organizoi para katër vitesh në Tiranë një konferencë shkencore ndërkombëtare për institucionin e vakëfit në Ballkan.

Kumtesat e asaj konference shpalosën historikun e vakëfit, ndikimin e tij në jetën shoqërore të ballkanasve, dhe në veçanti të shqiptarëve në trojet e tyre në periudhën osmane.

Suksesi i konferencës, niveli i lartë i diskutimeve dhe interesi i treguar nga publiku, e nxitën entin organizues të aktivitetit shkencor të mendojë përmbledhjen e kumtesave në një botim të posaçëm.

Shtysa tjetër erdhi prej nevojës për t’i bartur ato kumtesa përtej cakut të një konference, e për t’ua mundësuar lexuesve të shumtë, që nëpërmjet tyre të njihen me vakëfin dhe me të mirat e tij.

Botimi në dy gjuhë dhe në dy libra, në shqip dhe turqisht, i jep plotësinë e duhur nismës botuese, duke e bërë përmbledhjen e kumtesave më të arritshme dhe më të përdorshme.

Një parathënie nga kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, e shoqëron botimin si në shqip dhe në turqisht.

Të sapodalë nga shtypi, dy librat i bashkohen radhës së titujve të rinj të Botimeve ALSAR.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar biblioteka 1″ alias=”postim-alsar-biblioteka-1″]

soap 2 day