Category Page: Kulturore

ALSAR nxjerr botimin, “Reformat në Perandorinë Osmane dhe shqiptarët (1792-1876)”, të autorit Ibrahim Gashi

E shkuara osmane dhe studimi i saj mbeten një temë e parapëlqyer për shumë studiues, historianë, akademikë.

Një prej tyre, autori kosovar Ibrahim Gashi, i paraqitet lexuesit me veprën, “Reformat në Perandorinë Osmane dhe shqiptarët (1792-1876)”.

Periudha historike së cilës autori i është kushtuar në punimin e tij studimor përfshin reformat e Tanzimatit, parë dhe analizuar në lidhje me shqiptarët.

Vepra ndihmon për një vështrim realist të zhvillimeve të shekullit XIX në Perandorinë Osmane, të reformave dhe qëndrimit të shqiptarëve karshi tyre.

Librin sapo e ka botuar Fondacioni ALSAR. Ai vjen në radhën e një serie botimesh gjatë këtij viti të ALSAR-it.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar reformat” alias=”postim-alsar-liber-reformat”]

Botimet ALSAR në Panairin e Librit në kryeqytet, tituj të shumtë për vizitorët

Pas një viti ndërprerjeje për shkak të pandemisë, Pallati i Kongreseve në Tiranë i ka hapur sërish dyert për të dashuruarit me librin. Mesi i nëntorit është koha e nisjes së Panairit të Librit, shfaqjes më të madhe vjetore të dhënë prej shtëpive botuese në Shqipëri e përtej saj. Panairi i Librit 2021 do të qëndrojë hapur nga data 17 deri më 21 nëntor.

Ndër 95 shtëpitë botuese pjesëmarrëse nga vendi dhe bota shqiptare, në panair paraqitet me botimet e tij dhe Fondacioni ALSAR.

Rritur shpejt në fushën e botimeve, Fondacioni ALSAR, ndryshe nga panairet e viteve të shkuara, ka këtë herë një stendë më vete.

Duke qëndruar denjësisht në krah të enteve botuese më në zë, ALSAR u sjell lexuesve, të interesuarve për të pasuruar bibliotekat vetjake, tituj të shumtë, me shumëllojshmëri tematikash.

Vizitorët do të gjejnë në stendën e ALSAR-it botimet më të fundit, të këtij viti, por dhe shumë botime më të hershme, nga anastatiket te të karakterit historik, studimor, gjuhësor, besimor, etj.

Interesi i vizitorëve për Botimet ALSAR është vënë re që në ditën e parë të panairit. Ai pritet të shtohet në fundjavë, kur dhe panairi fiton më tepër gjallëri.

Vizitë në Fondacionin ALSAR e zëvendëskryetarit të TİKA-s

Kryetari i Fondacionit ALSAR ka pritur të shtunën zëvendëskryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), dr. Mahmut Çevik, i ardhur në vendin tonë për një seri vizitash dhe për të marrë pjesë në hapjen në Shkodër të ekspozitës kushtuar fotografëve të periudhës osmane.

Në bashkëbisedimin e ngrohtë dhe miqësor, z. Mehdi Gurra e ka njohur mikun nga Turqia me arritjet e Fondacionit ALSAR, me zgjerimin e aktivitetit, dhe me synimet për të ardhmen.

Biseda me z. Mahmut Çevik ka patur për temë gjithashtu kontributin e TİKA në Shqipëri në shumë fusha, shprehjen e mirënjohjes për këtë kontribut, dhe nënvizimin e nevojës për thellimin e bashkëpunimit.

Është theksuar se projektet e përbashkëta ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve miqësore shqiptaro-turke, në shtimin e frymës vëllazërore mes dy popujve.

E përbashkët ishte dhe ideja se ndërveprimi i suksesshëm midis dy institucioneve, ALSAR-it dhe TİKA-s, si, për shembull, në projekte humanitare, duhet çuar më tej.

Kryetari i Fondacionit ALSAR e falënderoi mikun për vizitën, ndërsa nënkryetari i TİKA-s shprehu kënaqësinë për pritjen e ngrohtë.

“Libri, dhurata më e çmuar”, ALSAR u dhuron literaturë institucioneve në Elbasan dhe Cërrik

Pasurimi i bibliotekave të institucioneve të ndryshme në të katër anët e vendit është një objektiv dhe aktivitet i kahershëm i Fondacionit ALSAR.

Duke e parë librin si dhuratën më të çmuar, dhe duke parë nevojën për literaturë të institucioneve, ALSAR e ka përsëritur kohë pas kohe projektin e dhurimit të literaturës.

Rritja cilësore dhe sasiore e botimeve të ALSAR-it e ka zgjeruar përpjestimisht dhe projektin në fjalë, të vënë në zbatim në kuadër të aktivitetit kulturor të fondacionit.

Vendqëndrim i projektit “Libri, dhurata më e çmuar” ishte një ditë më parë, më 5 nëntor, Elbasani, ku iu dhurua literaturë Myftinisë së qytetit. Për këtë institucion u dhuruan 37 tituj të botimeve të ALSAR-it, me nga 3 deri në 100 kopje për çdo titull.

Në të njëjtën ditë u dhurua literaturë dhe për Bibliotekën e Cërrikut. Këtij institucioni iu dhurua nga një kopje e 280 titujve, botime të Fondacionit ALSAR dhe të Shtëpisë Botuese Logos-A, me qendër në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Bashkë me librat, biblioteka e qytetit të Cërrikut mori dhuratë dhe nga një deri në pesë kopje të 53 numrave të revistës mbarëkombëtare “Shenja”.

Shprehja e mirënjohjes dhe falënderimit për Fondacionin ALSAR i bashkëshoqëroi dy veprimtaritë dhuruese në Elbasan dhe Cërrik.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar cerrik” alias=”postim-alsar-libra-cerrik”]

Në Tuz, me programin fetaro-kulturor në muajin e Profetit Muhamed

Në një ambient më të mbledhur, më të ngushtë, u mbajt dhe në Tuz programi fetaro-kulturor kushtuar të Dërguarit të Zotit me rastin e muajit të tij.

Me të njëjtin titull, “Mirë se erdhe mëshira e mbarë botës”, në program kishte lexim Kur’ani, ligjërata dhe këndim mevludi.

U ligjërua për Profetin Muhamed, a.s., për dritën që ai i solli njerëzimit, për besimin islam.

Të pranishmëve iu drejtua me një fjalë kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra. Dr. Hakan Kutlu, prof. dr. Hamdi Arslan dhe z. Sadush Tahiri patën peshën kryesore të programit, me lexim Kur’ani dhe ligjërata.

Programi fetaro-kulturor i mbajtur për tre ditë radhazi në Cërrik, Ulqin dhe Tuz ishte një organizim i Fondacionit ALSAR në bashkëpunim me entet lokale.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar tuz” alias=”postim-alsar-tuz”]

Mirëpritet në Ulqin programi fetaro-kulturor me rastin e muajit të Muhamedit, a.s., dhe të ribotimit të Mevludit të H. Ali Ulqinakut

Programi fetaro-kulturor “Mirë se erdhe mëshira e mbarë botës” u mbajt mbrëmjen e së hënës në Ulqin, si një bashkëpunim midis Bashkësisë Islame në Malin e Zi, Mexhlisit të Bashkësisë Islame Ulqin dhe Fondacionit ALSAR.

Muaji i Profetit Muhamed, a.s., dhe ribotimi i veprës “Meuludi Sherif” të Hafiz Ali Ulqinakut nga Fondacioni ALSAR e nxitën organizimin e këtij programi fetaro-kulturor.

Programin e nderoi me praninë e tij atasheu për fenë pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Mal të Zi, z. Kadir Kaynar.

Dr. Hakan Kutlu, nga Universiteti “Fatih Sulltan Mehmed” i Stambollit, këndoi Kur’an në hapje të programit, për t’u lënë vendin më pas fjalëve përshëndetëse.

I pari përshëndeti kryeimami i Ulqinit, Ali ef. Bardhi, ndjekur nga kryeimami i Tivarit, Muhidin ef. Milaimi.

Fjalë përshëndetëse mbajti po ashtu z. Mehdi Gurra, kryetari i Fondacionit ALSAR.

Ligjëratat u mbajtën nga z. Sadush Tahiri, imam dhe ligjërues prej Shkupit, dhe prof. dr. Hamdi Arslan, nga Universiteti “Fatih Sulltan Mehmed” i Stambollit. Ky i fundit bëri dhe duatë në mbarim të programit.

Mevlud në shqip këndoi z. Besim ef. Cura, imam i Xhamisë së Detarëve. Dr. Hakan Kutlu këndoi mevlud në gjuhën turke.

Programi pati pjesëmarrje të kënaqshme, ndjekur me kërshëri nga të pranishmit në sallë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ulqin” alias=”postim-alsar-cerriku-1″]

soap 2 day