Category Page: Uncategorized

Të enjten promovohet botimi i ri, “Për Toptanasit që di”, ftesë e hapur për pjesëmarrje

Më 29 dhjetor, në orën 11:00, në ambientet e hotelit “Tirana International”, salla “Balsha”, do të bëhet paraqitja e botimit, “Për Toptanasit që di – Midis Lindjes dhe Perëndimit”.

Të ftuar në ceremoninë e paraqitjes janë të gjithë të interesuarit për botimin dhe përmbajtjen e tij; një ftesë e hapur për çdokënd!

Në promovim do të mbajë një fjalë botuesi, kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra. Do të flasin gjithashtu z. Thomas Frashëri, z. Beqir Meta, znj. Ervina Toptani, si dhe autori, z. Ajten Toptani.

Prof. Seit Mansaku, anëtar i bordit botues të ALSAR-it, nderohet me titullin, “Fisnikëria Tiranase”

Prof. dr. Seit Mansaku u nderua në 80-vjetorin e lindjes me titullin, “Fisnikëria Tiranase”. Ceremonia e organizuar nga Shoqata Tirana u mbajt në sallën e Akademisë së Shkencave.

Propozimi për dhënien e titullit u soll nga Fondacioni ALSAR, së cilit iu bashkuan dhe ente të tjera, duke marrë në konsideratë aktivitetin shumëvjeçar të profesorit të nderuar.

Në ceremoni mbajti një fjalë përshëndetëse dhe kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, i cili nuk i kurseu lëvdatat për prof. Mansakun.

Gurra vuri në dukje kontributin akademik të prof. dr. Seit Mansakut në fushat ku ai e ushtroi veprimtarinë për dekada gjatë jetës së tij.

Ai theksoi gjithashtu dhe kontributin e prof. Mansakut në mbarëvajtjen e Botimeve ALSAR.

Prof. dr. Seit Mansaku ka qenë prej vitesh një bashkëpunëtor i vyer i Fondacionit ALSAR, anëtar i bordit të botimeve të tij, përkthyes dhe përgatitës i disa botimeve.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar Seit Mansaku” alias=”postim-alsar-fidane-arra-1″]

Në Stamboll do të promovohen dy libra të autorëve shqiptarë, botimin e sociologut Zyhdi Dervishi e ka mbështetur Fondacioni ALSAR

Këtë të premte, më 25 nëntor, do të bëhet në Stamboll promovimi i dy librave, shkruar nga sociologu Zyhdi Dervishi dhe shkrimtari Besnik Mustafaj.
Aktiviteti është një bashkëpunim ndërmjet Rumeli Türkleri Vakfı dhe Fondacionit ALSAR, me pjesëmarrjen dhe përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës në Turqi dhe konsullatës së Shqipërisë në Stamboll.
“Nëpër degëzime të kulturës shqiptare”, shkruar nga autori dhe sociologu Zyhdi Dervishi, vjen në turqisht falë mbështetjes së Fondacionit ALSAR, institucionit me një aktivitet të gjerë kulturor.
Libri, një punim monografik, analizon faktorët sociokulturorë dhe historikë me ndikim përcaktues në larmishmërinë e kulturës shqiptare. Aty argumentohet se perceptimet e veçanta të shqiptarëve për realitetin social, për qëndrimin ndaj traditës, ndaj hierarkisë sociale dhe të vlerave, kanë ndikuar në krijimin e disa prirjeve vetëzhvilluese origjinale të kulturës shqiptare.
Botimi tjetër në turqisht i përket shkrimtarit Besnik Mustafaj. “Shqipëria midis krimeve dhe mirazheve”, një ese, është libri i parë i autorit i përkthyer në Turqi.
Dy librat e përkthyer në turqisht dhe promovimi i tyre në Stamboll janë një mundësi mjaft e mirë për ta bërë sa më të njohur kulturën tonë në Turqi.
Ftesa për pjesëmarrje i drejtohet çdo shqiptari në Stamboll, çdo dashamirësi të kulturës shqiptare.

Fondacioni ALSAR i përcjell ngushëllimet popullit turk për viktimat e shpërthimit në Taksim

Stambolli, metropoli turk, është tronditur pasditen e së dielës nga një shpërthim në një prej rrugëve të tij më të populluara dhe më të vizituara.

Nga shpërthimi në İstiklal Caddesi, në Taksim, kanë humbur jetën 6 persona dhe janë lënduar 81 të tjerë.

Fondacioni ALSAR, i prekur thellësisht nga një ngjarje e tillë, i shpreh ngushëllimet popullit turk për të rënët dhe uron shërim sa më të shpejtë për të lënduarit.

Zoti i mëshiroftë viktimat e shpërthimit, ua lehtësoftë dhimbjen të afërmve të tyre dhe u dhëntë durim! Të plagosurve u dhëntë shërim të shpejtë!

Ngushëllime popullit turk për minatorët që humbën jetën në shpërthimin në minierë

Me hidhërim e morëm lajmin se dhjetëra minatorë të mbetur në thellësitë e një miniere qymyri në Bartın të Turqisë nuk ia dolën të dalin gjallë nga galeritë.

Tronditja na mbërtheu njëlloj si çdo qytetar të Turqisë, me lutjen e dalë vetiu nga shpirti për sa më pak jetë të humbura. Dhimbja jonë qe njëlloj e madhe.

Shpresën për një lajm sado të vogël të mirë nga vendngjarja e pasoi një tjetër, që ndodhi të tilla të dhimbshme të mos ngjasin më dhe populli mik turk të mos shohë më ditë të tilla të zeza.

Fondacioni ALSAR shpreh ngushëllimet më të sinqerta për minatorët që humbën jetën, i gjendur shpirtërisht afër popullit turk në këtë dhimbje të madhe!

Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjarëve të viktimave, u dhëntë durim!

Të mbijetuarve u urojmë shërim të shpejtë!

Nisje të mbarë dhe suksese nxënësve në rrugën e dijes!

Dyert e shkollave janë hapur sot për të pritur nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor. Oborret e tyre kanë nisur të gumëzhijnë, bankat kanë zënë të mbushen.

Dita e parë e shkollës është emocion i veçantë, është përjetim i ruajtur gjatë në kujtesë. Një fëmijë shkëputet nga dora e prindërve dhe gjyshërve, për të dëgjuar tani e tutje, për pjesën më të madhe të vitit, mësuesin apo mësuesen. Një nxënës më i rritur kalon në një fazë të re të shkollimit. Rruga e dijes për ca sapo ka nisur, për të tjerë është rinisje pas muajsh pushimesh.

Dëshira, përkushtimi, mësimdhënia e duhur, janë elemente që përcaktojnë ecurinë e ndjekësve të shkollës. Ëndrrat dhe synimet e qarta janë nxitëset në arritjen e suksesit në arsimim.

Fondacioni ALSAR, si një mbështetës i palodhur dhe i vazhdueshëm i brezit të ri, i nxënësve dhe studentëve, përcjell urimet më të mira në këtë ditë të parë të vitit të ri shkollor. ALSAR i uron një vit të mbarë shkollor çdo nxënësi dhe mësuesi!

Suksese në udhën e nxënies!

soap 2 day